Lajme Shqip Thursday, 27 March 2014 16:32

Këtë koment, Obama e ka bërë pas takimit që ka realizuar me Papën në Vatikan.

Gjatë takimin privat të cilin Obama e vlerësoi si një “nder të madh”ëstë diskutuar për hendekun në mes shtresave të pasura dhe atyre të varfëra.

Pas takimit, Obama i ka dhuruar Papës një shportë me fruta dhe perime të rritura në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, një nder ky nga ana e Obamës, për hir të vendimit të fundit të Papa Françeskut, që të hapë një kopsht për publikun, në pushimoren e tij verore.

Obama, gjatë ditës në Itali, do të takohet me kryeministrin italian Matteo Renzi dhe me presidentin Giorgio Napolitano./rel/

 
Lajme Shqip Monday, 24 March 2014 15:50

Presidenti amerikan Barak Obama duke folur pas takimit me kryeministrin e Holandës Mark Rutte në Amsterdam, ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë të bashkuara për t’ia imponuar Rusisë një kosto, për shkak të veprimeve të saj në Krime.

Duke folur në Holandë , në fillim të një turneu nëpoër Evropë, Obama tha se SHBA-të dhe shtetet evropiane janë të bashkuara për ta mbështetur qeverinë ukrainase dhe popullin e saj.

Nga Amsterdami Obama do të udhëtoj drejt Hagës ku do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping.

Në Hagë, Obama do të marrë pjesë në hapjen e Samitit për Siguri Bërthamore ndërsa do të pësoj takimi me udhëheqësit e ekononimve më të avancuara që njihet si G7-a e në të cilin grup bëjnë pjesë liderët nga Gjermania, Franca, Kanadaja, Italia, Japonia dhe Britania  e madhe.
 
Gjatë takimit me G7-ten do të diskutohet përreagimin e këtij grupi pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.

Veprimet ruse në Krime, sipas Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të Bashkimit Evropian, janë shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Gjatë udhëtimit të tij një javor, Obama do të vizitoj edhe Belgjikën, Italinë dhe Arabinë Saudite

 
Lajme Shqip Friday, 06 December 2013 12:14

Presidenti Barack Obama, gjatë një takimi të mbajtur dje me të rinjtë ka deklaruar se nuk i lejohet që të përdorë telefonat e kompanisë “Apple”, siç janë “iPhones”, për shkaqe sigurie edhe pse ai aktualisht përdor tabletët “iPad” po të së njëjtës kompani.

Sipas rrëfimeve të ish-kontraktorit të NAS-s, Eduard Snowden, kompania “Apple” mund të jetë një nga disa kompanitë teknologjike, e cila mund të ketë lejuar Agjencinë Kombëtare të Sigurisë (NSA), të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të futet tek serverat, duke bërë të mundur kështu përgjimin e telefonatave.

Obama luftoi për të mbajtur telefonin e tij “BlackBerry”, pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 2009. Ai tha se vetëm dhjetë persona e kishin adresën e tij personale të e-mail-it.

Kujtojmë këtu se as George W. Bush dhe as Bill Clinton, nuk e përdornin e-mail-in përgjatë kohës që ishin presidentë.

 
Lajme Shqip Wednesday, 14 August 2013 19:34

Gostivar – Komuna e Gostivarit do të ketë nderin që Malik Obama ta vizitoj këtë qytet dhe do të jetë Komuna e vetme e cila do të vizitohet jashtë kryeqytetit nga Obama, vwllai i presidentit amerikan.

Takimi do të realizohet në ora 20:00. Me qëllim për koordinim dhe përgatitje sa më të mirë të vizitës zyrtare Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, sot ( e mërkurë) priti në takim përfaqësuesit e Klubit Ballkanik për Paqe,Osmo Vtresh – president i organizatës, Nake Dacev – Menaxher Gjeneral, Stavre Gjikov – Koordinator nga këshilli organizativ për vizitën dhe delegacion nga organizata.

Në takim u diskutuan detalet e vizitës dhe parapërgatitjet e nevojshme që vizita të jetë sa më e suksesshme.