Lajme Shqip Thursday, 20 March 2014 16:11

Është tensionuar situata tek Bulevardi i Ri tek stacioni i Trenit, ku banorë të zonës janë përplasur me përfaqësues të policisë Bashkiake të Tiranë.

Paraditen e sotme INUK kishte shkuar për të pezulluar punimet për zgjerimin e bulevardit. Firma kontraktore që kryen punimet lajmëroi policinë bashkiake për veprimin. Atje shkoi Enno Bozdo, nënkryetari i bashkisë së Tiranës për të kërkuar sqarime se përse u ndërprenë punimet ndërkohë që gjykata kishte dhënë të drejtë për vijimin e punimeve.

Banorët janë përplasur me policinë pasi ata kërkojnë të mos vazhdojnë punimet pa u rivlerësuar fondi i kompensimit.

ORA 14:40 BOZDO:QEVERIA KA NË DORË NDRYSHIMIN E ÇMIMIT
Në një dalje të dytë, nënkryatari i bashkisë, Eno Bozdo qartësoi se ndryshimi i çmimit nuk është në dorë të bashkisë por të kryeministrit dhe të qeverisë.
“Kjo nuk është çështje e Bashkisë së Tiranës”, tha ai.  Sipas tij çështje e bashkisë është ndërtimi i projektit.

ORA 14.30, BANORËT: BASHA E BERISHA TË SHFUQIZOJNË VKM-në, TA KOMPENSOJË TOKËN ME ÇMIMIN E TREGUT
Banorët për ‘A1 Report’ shprehen se përfaqësues të bashkisë, “me 200 forca policia nënkryetari është e treta herë që vjen në mënyrë të maskuar. Unë kërkoj vlerësimin real të tokës sime”, thotë një banore.
 
“Në fletore zyrtare”, vijon ajo “ janë deklaruar vetëm 100 milionë lekë. Unë dua vlerën e tregut. Dua shfuqizimin e VKM së hajdutit Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Të mendojnë mirë kur marrin shtëpitë. Vlera e tregut është mbi 1 mijë euro ndërkohë ato na japin vetëm 100 milionë”, thotë banorja. /shqiptarja/