Lajme Shqip Monday, 10 October 2011 14:49

Tiranë – Është dhënë në Gjykatën e Krimeve të rënda pretence e prokurorisë për anëtarët e Bandës së Durrësit. Prokurori i çështjes ka kërkuar burgim të përjetshëm për kreun e bandës së Durrësit Lulzim Berisha dhe gjithashtu “burgim të përjetshëm” edhe për Plaurent Dervishin Indrit Taullain dhe për Indrit Doklen.

Gjithashtu prokurori ka kërkuar uljen e dënimit nga burg i përjetshëm në 10 vjet burg për Adriatik Colin pasi sipas tij ai përfiton nga statusi i të penduarit.

Prokurori gjithashtu ka kërkuar që anëtarët e tjerë të bandës së Durrësit Sardian Sulejmani, Kujtim Buna dhe Altin Olloni të dënohen me 25 vjet burg.