Lajme Shqip Sunday, 02 February 2014 15:44

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, në Konferencën e Mynihut për Sigurinë ka theksuar problemin ekorrupsionit gjatë fjalës së tij. Me këtë problem përballen vende të Evropës Juglindore, Qendrore si dhe Ballkani.

“Në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe në Ballkan vërejmë një prirje shqetësuese. Aspiratat e qytetarëve po shtypen nën barrën e korrupsionit, interesave oligarke, interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët dhe grupet mediatike dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit”, është shprehur Kerry.

Sekretari i Shtetit John Kerry foli edhe për gjendjen në Ukrainë. “Megjithëse ka elementë shqetësues dhe një situatë kaotike në rrugët e Kievit, pjesa më e madhe e ukrainasve duan të jetojnë të lirë, dhe të bashkëpunojnë me partnerë që do t’i ndihmojnë të përmbushin aspiratat e tyre. Shtetet eBashkuara dhe Bashkimi Evropian qëndrojnë përkrah popullit të Ukrainës në këtë betejë”.

Në fjalën e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel ritheksoi planin e administratës Obama për të zhvendosur fokusin e politikës së jashtme nga veprimet ushtarake tek diplomacia.

“Tani që Shtetet e Bashkuara lënë pas eksperiencën 13 vjeçare të luftës, e kemi të qartë se e ardhmja kërkon një epokë të re ku të forcojmë lidhjet dhe fqinjësinë me miqtë dhe aleatët, veçanërisht me vendet në Evropë”. /albeu/