Lajme Shqip Thursday, 12 June 2014 13:07

Ministri i Punëve të Brendshme në largim, Bajram Rexhepi, është paraqitur sot në seancën gjyqësore si dëshmitar për rastin e “Skandalit të pasaportave” të nëntorit të vitit 2011. Rexhepi para seancës është shprehur para gazetarëve se ai nuk është i akuzuar por dëshmitar bashkëpunues.

Ndryshe, Kompania austriake OeSD e cila ka pasur kontratë për prodhimin e pasaportave biometrike për qytetarët e Republikës së Kosovës ka akuzuar MPB-në, për shkëputje të njëanshme të kontratës.

 
Lajme Shqip Tuesday, 09 July 2013 12:45

Prishtinë – Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se emri i Nenad Gjuriqit për pozitën e ushtruesit të detyrës së komandantit rajonal në veri ka dal nga dialogu midis dy kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, përderisa ai vetëm e ka emëruar. Ai nuk ka sqaruar nëse emri në fjalë ishte propozuar nga ana e delegacionit të Kosovës apo atij të Serbisë.
Rexhepi në një intervistë për Kosovapress, ka thënë se secili pjesëtarë i policisë së Kosovës në veri që nuk do ta respektoj zinxhirin komandues do të suspendohet apo edhe largohet nga detyra, varësisht nga shkeljet që bënë.“Realisht në bisedime, Drejtoria e përgjithshme e Policisë, e ka propozuar një listë prej diku dhjetë kandidatëve potencial që të përzgjidhet një kandidat. Po ashtu, edhe pala serbe kanë propozuar kandidatët e saj, dhe me në fund pas shumë bisedimeve, kanë ardhur në përfundim që prej dy pozicioneve në mes Milija Millosheviq që ka pasur lëndën në gjykatë për pengesë që ka bërë në hetime dhe tjetrin në fund janë përcaktuar për këtë që kam emëruar”, ka thënë Rexhepi.
Mirëpo, në pyetjen nëse Nenad Gjuriq ishte propozuar për komandant rajonal, nga ana e delegacionit të Kosovës apo atij të Serbisë, ministri Rexhepi i është shmangur përgjigjes duke thënë se emri i Gjuriqit ka dal nga bisedimet midis palëve.
“Nuk dua të hyjë në detaje të bisedimeve, por në fund të bisedimeve janë pajtuar për këtë propozim dhe unë natyrisht në bazë të përgjegjësisë e kam emëruar si ushtrues detyre. Ata e kanë propozuar, unë e kam kryer aktin formal”, ka pohuar Rexhepi.
Sipas tij, deri në fund të këtij viti do të kryhet procesi i rekrutimit pjesëtarëve të policisë në veri. Numri i tyre sillet mes 150 dhe 200 pjesëtarëve, ndonëse pa u dërguar lista e plotë me emrat e pjesëtarëve të MUP-it serb që kanë operuar në veri nuk mund të flitet për shifër të saktë. Rexhepi thotë se selektimin do ta bëjnë në bashkëpunim me EULEX-in, të cilët do ta bëjnë edhe monitorimin e punës së tyre bashkë me Policinë e Kosovës, derisa thotë se ata që kanë kryer vepra penalet të rënda si vrasje, nuk do të rekrutohen, madje ata do të përgjigjen para drejtësisë.
“Jo.. Absolut, nëse ka të tillë, jo që nuk mund të jenë pjesëtarë të Policisë por ata sigurisht se duhet të përgjigjen para drejtësisë. Edhe ligji për amnistinë edhe pse nuk është kompetencë e imja, e ka shumë të qartë, që njerëzit që kanë kryer vepër penale, vrasje e gjëra të tjera nuk amnistohen. Amnistohen me tepër për bindjet politike, për shkak të veprimeve kundër shtetit që kanë pasur në atë kohë dhe ajo është esenca e amnistisë se ata nuk do të ndiqen për shkak të bindjeve të tyre politike”, ka thënë Rexhepi.
Ndërsa, lidhur me pakënaqësinë e Jakup Krasniqit dhe mundësisë së largimit të tij nga PDK-ja, Rexhepi ka thënë se janë të hapur për prurje po edhe për largime.
“Po, unë nuk merrem me hipoteza dhe nuk dua të merrem. Secili anëtar i PDK-së ka hapësirë të veproj sa të dojë. Ai që është i pakënaqur me veprimet, me politiken e PDK-së, është i hapur me i shpreh mendimet e veta. Pra, jemi të hapur edhe për prurje të reja edhe për largime nëse dikush është i pakënaqur”, është shprehur ai.
Rexhepi i ka quajtur veprime jo të pjekura dhe të pamatura veprimet e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës në ditën e ratifikimit të marrëveshjes me Serbinë.
“Po, realisht çka do që të flas për VV-në, pasi është krijuar një përshtypje që ne jemi në kundërshtim ditor. Realisht edhe ata e kanë parë që kanë qenë veprime të papjekura të pamatura, që në atë mënyrë nuk mund të imponohet vullneti apo dëshira e një subjekti politik dhe një subjekt politik mund të thirret në emër të popullit dhe qytetarëve aq sa ka përqindje të votave, e jo të jetë përfaqësuese e të gjithëve nëse s’i ke votat”, ka thënë Rexhepi.
Ai ka ripërsëritur se veprime të janë të papranueshme, pasi me metoda të dhunshme është synuar pengimi i funksionimit normal të Kuvendit të Kosovës, institucionit më të lartë të shtetit.

 

 
Lajme Shqip Thursday, 30 May 2013 15:23

Ministri Rexhepi duke iu përgjgjur pyetjeve parlamentare deklaroi se në fund të hetimeve për skandalin e pasaportave do të merret vesh se ai nuk ka të bëjë me këtë çështje.

Deputeti i Vetëvendosjes Afrim Hoti e pyeti Rexhepin se çfarë ka ndodhur me 1.4 milionet e zhdukura dhe i kërkoi që të jape dorëhehqje.

Shtetasja gjermane Natalie Velija e cila ishte nënkontraktuese në mes të kompanisë austriake OESD që kishte fituar tenderin për prodhimin e pasaportave dhe MPB-së eshte e dyshuara kryesore ne kete rast. Të dyshuar tjerë janë edhe vëllezërit Fisnik dhe Betim Blakaj nga Istogu.