Lajme Shqip Thursday, 31 October 2013 15:26

Kosovarët hynë në mesin e tre popujve të cilët më së shumti kanë hyrë dhe qëndrojnë ilegalisht në Evropë vetëm gjatë vitit 2012. Sipas një hulumtimi të agjencionit të Bashkimi Evropian, Frontex, rreth 1000 kosovarë në vit kalojnë kufirin ilegalisht për të depërtuar në BE ose nuk iu përmbahen vizave të lëshuar dhe vendosin të qëndrojnë në mënyrë jo të rregullt.

Afganistani është e para me afro 1700 persona në vit, Kosova vjen e dyta me rreth 1000 persona në vit dhe vetëm e treta vjen Pakistani me afro 900 persona në vit që qëndrojnë ilegalisht në BE.

Shqipëria “kanali” më i madh i depërtimit të imigrantëve

Kosova dhe veçanërisht Shqipëria poashtu janë pikat më të lehta edhe për popujt tjerë që të depërtojnë në Evropë. Nga Shqipëria rreth 5500 persona në vit kalojnë në BE, kryesisht në Itali, me traget ndërsa edhe nga Kosova afro 50 persona në vit kalojnë kufirin për të depërtuar vendet e Bashkimit Evropian.

72 mijë imigrantë vetëm gjatë vitit 2012

Vdekja e më shumë se 300 emigrantëve afrikanë në një anije e cila u përmbyt në ishullin Italian Lampdeusa në fillim të tetorit ka vu edhe njëherë në qendër të vëmendjes, imigracionin e paligjshëm në Evropë.

Sipas Frontex, shumica e njerëzve që jetojnë ilegalisht në BE kanë arritur me aeroplan me një vizë udhëtimi ndërsa më pas nuk iu kanë përmbajtur asaj duke vendosur që të mos kthehen më në shtetet e tyre.

Vetëm në vitin 2012, Frontex bënë të ditur se kanë hyrë mbi 72 mijë persona ilegalisht në BE përmes kanaleve detare dhe atyre tokësore. Sipas “Analizës së Riskut Vjetor 2013” të realizuar nga Frontex, 51 % e emigrantëve që hyjnë ilegalisht nëpërmjet tokës dhe detit kalojë nga Greqia më pas vazhdojnë për në Ballkanin Perëndimore ose nëpërmjet lidhjeve me ilegale të trageteve nga Shqipëria në Itali. /Zëri/

 
Lajme Shqip Monday, 07 October 2013 12:49

Prishtinë- Mbi 66 mijë kosovarë kanë ikur nga Kosova, në kërkim të një jete më të mirë. Që nga viti 2009 e deri në fund të gushtit të vitit 2013 këta mijëra azilkërkues, kanë ikur ilegalisht në vende të ndryshme të Evropës.

Ky është vetëm numri i atyre që zyrtarisht janë paraqitur si azilkërkues, derisa me mijëra të tjerë nga frika se mos do të kthehen ende bredhin rrugëve të Evropës në mënyrë ilegale. Ky numër është rritur sidomos në tetë muajt e parë të vitit 2013, madje sipas të dhënave zyrtare numri i azilkërkuesve është dyfishuar krahasuar me periudhën e njëjtë të viteve paraprake.

Eurostat, mekanizëm ky i cili vepron në kuadër të Komisionit Evropian, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se numri i kosovarëve që kanë kërkuar azil që nga 1 janari i vitit 2009 e deri më 31 gusht të këtij viti është 66 mijë e 85 persona.

Këta kosovarë kanë kërkuar azil në 28 shtetet që janë anëtare të Bashkimit Evropian por edhe në Zvicër, Islandë, Lihtenshtajn e Norvegji që janë pjesë e Evropës, por nuk janë në kuadër të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Louise Corselli – Nordblad nga zyra për informim e Eurostat-it me seli në Luksemburg, bën të ditur se vetëm në tetë muajt e parë të këtij viti.