Lajme Shqip Monday, 18 November 2013 16:50

Policia franceze ka larguar 400 shqiptarët të cilët po qëndronin nën një urë në qytetin e Lionit. Ky aksion

për largimin e këtyre njerëzve nga ky lokacion, është marrë në mëngjesin e sotëm, duke i larguar ata nga

vendi ku qëndruan prej disa muajsh.

Radioscoop.com raporton se azilkërkuesit nga vendqëndrimi i tyre janë larguar me disa autobus special.

Burime të kësaj radioje bëjnë me dije se shqiptarët janë dërguar në disa lagje të ndryshme të Lion, si në

Saint-Genis-Laval, Fontaines-Saint-Martin dhe Saulaie, ku janë sistemuar në disa banesa sociale. INA

 
Lajme Shqip Thursday, 17 October 2013 21:33

 

Në Francë kanë vazhduar reagimet pas ekstradimit të një familjeje rome nga Kosova, veçanërisht të vajzës së tyre pesëmbëdhjetë vjeçare. Qeveria franceze ka bërë të ditur një ditë më parë se do të hetojë trajtimin që i është bërë 15 vjeçares, Leonarda Dibrani, në prani të nxënësve të tjerë të klasës, nga ana e policisë, derisa ajo dhe familja e saj ishin në procedurë ekstradimi, si imigrantë të paligjshëm.

 

Qindra nxënës kanë bllokuar sot rreth njëzet shkolla të mesme në rajonin e Parisit, në shenjë proteste, derisa ministri më popullor i qeverisë Hollande, është vënë në shenjestër të kritikave të ashpra, raporton Reuters.

 

Zyrtarë nga vetë Partia Socialiste e ministrit të brendshëm Manuel Valls e kanë akuzuar atë për tradhëti ndaj parimeve të së majtës, për politikat e këtij të fundit rreth ekstradimit të imigrantëve. Zyrtarë francezë kanë premtuar hetime të menjëhershme për rastin, dhe kanë thënë se familjes në fjalë do t’i lejohet hyrja në Francë nëse dëshmohet se policia i ka thyer rregullat gjatë arrestimit të vajzës. Grupe për të drejtat e imigrantëve, e madje edhe anëtarë të Partisë Socialiste, e cila është në pushtet, i kanë quajtur mënyrat e ekstradimit, si shokuese.