Lajme Shqip Monday, 07 October 2013 12:49

Prishtinë- Mbi 66 mijë kosovarë kanë ikur nga Kosova, në kërkim të një jete më të mirë. Që nga viti 2009 e deri në fund të gushtit të vitit 2013 këta mijëra azilkërkues, kanë ikur ilegalisht në vende të ndryshme të Evropës.

Ky është vetëm numri i atyre që zyrtarisht janë paraqitur si azilkërkues, derisa me mijëra të tjerë nga frika se mos do të kthehen ende bredhin rrugëve të Evropës në mënyrë ilegale. Ky numër është rritur sidomos në tetë muajt e parë të vitit 2013, madje sipas të dhënave zyrtare numri i azilkërkuesve është dyfishuar krahasuar me periudhën e njëjtë të viteve paraprake.

Eurostat, mekanizëm ky i cili vepron në kuadër të Komisionit Evropian, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se numri i kosovarëve që kanë kërkuar azil që nga 1 janari i vitit 2009 e deri më 31 gusht të këtij viti është 66 mijë e 85 persona.

Këta kosovarë kanë kërkuar azil në 28 shtetet që janë anëtare të Bashkimit Evropian por edhe në Zvicër, Islandë, Lihtenshtajn e Norvegji që janë pjesë e Evropës, por nuk janë në kuadër të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Louise Corselli – Nordblad nga zyra për informim e Eurostat-it me seli në Luksemburg, bën të ditur se vetëm në tetë muajt e parë të këtij viti.

 
Lajme Shqip Thursday, 13 June 2013 14:21

Tiranë -Ndërsa trendi i kërkesave për azil nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia është në rënie, për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën kërkesat janë në rritje. Për Komisionin Europian janë shqetësuese raportimet nga vendet europiane që flasin për rritje të kërkesave për azil nga qytetarët shqiptarë. Sipas burimeve të Komisionit në një kohë

Konkretisht për Shqipërinë shtesa e kërkesave për azil shkon në kuotën 74 përqind. Të lokalizuara si shtete “atraktive” për azilkërkuesit nga Shqipëria janë Gjermania, Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksenburgu, raporton ina.
Romët dhe ata që janë përfshirë në gjakmarrje përbëjnë numrin më madh të azilkërkuesve. Më shumë kërkesa ka në Gjarmani, Suedi, Belgjikë, Zvicër e Luksenburg, por dhe vende jashtë Schengenit.
Kjo ka rikthyer shqetësimet e autoriteteve zyrtare në Tiranë se mos fluksi në rritje i atyre që thyejnë kushtet e regjimit të lëvizjes pa viza do të detyrojë Brukselin për masa të përkohshme ndëshkuese, duke rikthyer kushtet e udhëtimit për qytetarët vetëm pasi ata të jenë pajisur me viza nga zyrat konsullore të selive diplomatike të këtyre shteteve. Për ekspertët kjo situatë do të ketë ndikim të drejtëpërdrejtë dhe në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Shkaqet për rritjen e fluksit të azilantëve nga Shqipëria, sipas ekspertëve të integrimit, lidhen më shumë me problemet ekonomike. Në bazë të dokumenteve zyrtare bëhet fjalë për grupe të margjinalizuara, siç është konkretisht rasti i përfaqësuesve nga komuniteti rom.
Qytetarët e Shqipërisë nisën të përfitojnë nga regjimi i lëvizjes pa viza në zonën Schengen të BE-së më 15 dhjetor të vitit 2010. Po në këtë periudhë përfituan nga ky regjim dhe shtetasit e Bosnje Hercegovinës, ndërkohë që një vit më parë lëvizja pa viza në zonën Schengen u aplikua nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi.