Lajme Shqip Monday, 28 October 2013 19:56

(E plotësuar)  Klan Kosova ka paraqitur pamje ekskluzive të përleshjes se sotme mes Gani Gecit dhe Azem Sylës, me saktë me përcjellësit e tij. 

Në pamje shihet se si Zv.ministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci përpiqet t’i ndajë për të evituar më të keqën. 

Geci në një rast i kërcënon policinë që të mos shkojnë në shtëpi të tij për asnjë arsye.

video: https://www.youtube.com/watch?v=zzKvqf-Dojk

 

 

Geci i dyshuar për sulmin fizik ndaj Sylës

 

Policia e Kosovës thotë se Gani Geci është një nga personat e dyshuar për rrahjen që ka ndodhur sot në qytetin e Skenderajt.

Sipas policisë, rreth orës 13:20 është sulmuar fizikisht deputeti i Kuvendit të Kosovës, Azem Syla nga disa të dyshuar, midis të cilëve është edhe Geci.

“Me 28 tetor 2013, rreth orës 13:20 në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj ka filluar të mbahet tubimi përmbyllës i fushatës parazgjedhore i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili  tubim ka përfunduar rreth orës 13:45, pa asnjë incident”.

“Rreth orës 13:55, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën “Ahmet Delija” të Skenderajt, ka ndodhur një  rrahje në progres ku sipas informacioneve të para dyshohet se është sulmuar fizikisht deputeti i PDK-se z.Azem Syla dhe Adnan Koci truproje i Deputetit Gani Koci”.

 

“Nga informacionet e deritanishme dyshohet se personat e dyshuar janë Gani Geci me  disa anëtarë të familjes së tij, ku njëri prej tyre dyshohet se ka mbajtur armë në dorë”.

“Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se në vend  ngjarje ka ndodhur një e shtënë në ajër me armë zjarri, por mbetet të hetohen të gjitha rrethanat e mundshme të këtij rasti”.

“Sipas informacioneve te deritanishme nga tereni nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar apo të plagosur”.

 

“Njësitet relevante policore kanë reaguar me urgjencë në vendngjarje dhe kanë arritur ta vejnë situatën nen kontroll, ku gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës së zjarrit”.

“Për të gjitha veprimet policore është informuar prokurori përkatës dhe për informacione të mëtutjeshme do të ju mbajmë të informuar”.

 
Lajme Shqip Monday, 28 October 2013 15:47

Skënderaj – Azem Syla është gjuajtur me armë zjarri sot në Skenderaj nga Gani Geci.

Mediat nga Kosova raportojnë se rasti ka ndodhur para lokalit të Gecit.

Express raporton se Gani Geci është arrestuar.

Geci ka shtënë me dy plumba drejt Azem Sylës. Një person është plagosur, por ende nuk ka informacione zyrtare.