Lajme Shqip Thursday, 03 October 2013 11:12

Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela gjatë një interviste në studion e ABC News i ka konsideruar të gabuara dhe fyerje emërimet e qeverisë së Ramës.

 

“Njeri i pavlerë fare, i palarë. Mu duk si armik i ujit, briskut dhe sapunit. Fliste me një delir sikur drejtonte shtetin – ka thënë ndër të tjera Ngjela i cituar nga MAPO për K.Kokëdhimen, i njohur si mik personal i Rames dhe i akuzuar së fundmi se me firmen e Rames po emëron drejtorët e bizneseve të tij private në administratë.

 

Duke folur për koalicionin, Ngjela u shpreh se e ka humbur besimin tek Rama qëkur u prish marrëveshja me të. Po ai këshillon kryeministrin që të zgjidhë konfliktet brenda koalicionit, në mënyrë që të ketë jetëgjatësi në qeverisje. Ngjela ka folur gjithashtu edhe për sistemin e drejtësisë në vend dhe për luftën kundër korrupsionit, si një nevojë urgjente.