Lajme Shqip Sunday, 28 April 2013 14:02

Sofje – Në prag të zgjedhjeve parlamentare, Bullgaria përfshihet nga tensionet për shkak të një “Watergate” politik, një video në të cilën ish-kryeministri Boyko Borisov shfaqet duke ofenduar e akuzuar disa figura të rëndësishme të vendit.

Midis të tjerëve, Borisov shfaqet duke ofensuar prokurorë, gazetarë dhe politikanë të caktuar.

Video, e transmetuar nga një televizion kombëtar, u postua edhe në rrjetin e videove “Youtube”.

Përveç shprehjeve vulgare e ofendimeve, tronditëse në këtë video janë edhe disa fraza që nënkuptojnë afera të ndryshme korrupsioni.

Midis personazheve në qendër të zhargonit banal të ish-kryeministrit është Prokurori i Sofjes, Nikola Kokinov, ish-ministri i Bujqësisë, Miroslav Naydenov apo Prokurorja e Përgjithshme, Sotira Cacar.

Ish-kryeministri Borisov ka mohuar autenticitetin e regjistrimit.

Ai është kandidat për t’u rizgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të datës 12 maj.

”Watergate” është një term i mbetur i famshëm që prej ngjarjes që solli në dorëheqjen e ish-presidentit amerikan, Richard Nixon, në vitin 1975, pasi kështu quhej hoteli, në të cilin u zbuluan përgjues, nëpërmjet të cilëve Nixon monitoronte fushatën zgjedhore të rivalit të tij për president.(T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 03 August 2012 15:45

Bullgari – Agjencia Interpol ka kërkuar nga vendet anëtare që ta qarkullojnë foton kompjuterike të sulmuesit vetëvrasës me bombë, i cili i vrau pesë turistë izraelitë dhe shoferin e tyre bullgar, në Burgas të Bullgarisë, para dy javësh.

Portreti është krijuar nga ekspertët bullgarë dhe paraqet njeriun e moshës afro 30 vjeçare, me flokë dhe sy të zi.

Fotografia është publikuar edhe në faqen në Internet të Interpolit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 23 July 2012 10:45

Bullgari – Policia bullgare me ndihmën e shërbimeve sekrete hetimore amerikan CIA  dhe FBI si dhe Interpolit po punon për zbulimin e identitetit të vetëvrasësit kamikazë me bombë në pushimoren Burgas në Bullgari, ku u vranë gjashtë veta, mes tyre pesë izraelit.

Hetuesit kanë publikuar një xhirim nga kamerat e sigurisë së aeroportit në Burgas, ku shihet një person që dyshohet të jetë autori i sulmit vetëvrasës më 18 korrik në një autobus me turistë izraelit.

Ministri i brendshëm bullgar, Cvetan Cvetanov deklaroi se është vërtetuar se sulmuesi nuk është shtetas bullgar dhe se ai në Bullgari kishte qëndruar së paku vetëm katër ditë. Ai ka nënvizuar se në këtë sulm me bombë vetëvrasëse është përdorur tritol, edhe ate rreth 3 kilogram.

Mediat bullgare dyshojnë se në këtë sulm ka pasur persona të tjerë të involvuar që kanë kryer sulmin me anë të aktivizimit përmes telefonit celular.

Një kompani për dhënien me qira të makinave në Burgas ka bërë të ditur se ka hasur sulmuesin vrasës, i cili kishte kërkuar me shërbim një makinë. Ata kanë thënë se nuk i dhanë makinën, për shkak të dyshimeve për posedimin e një sasie parash prej 500 eurove dhe posedimin e patent shoferit të falsifikuar të SHBA-ve.

Pronarët kanë theksuar se sulmuesi i dyshuar është me origjinë arabe. Tek vrasësi u gjet vetëm një patent shoferi me emrin Zhak Felipe Martin, lëshuar nga shteti Michigan. (INA)

 
Lajme Shqip Friday, 20 July 2012 15:26

Sofje- Pas Suedisë, gjithashtu edhe Bullgaria mohoi se suedezi Mehdi Ghezali, me origjinë algjeriane, të jetë përgjegjës për sulmin e ndodhur kundër autobusit izraelit në bregdetin bullgar.

Lajmin e bëri të ditur agjencia bullgare online “Vesti”, duke cituar Ministrinë e Brendshme, sipas së cilës nuk është e vërtetë se Ghezali është kamikazi që shakatoi vrasjen e tetë personave dhe plagosjen e 31 të tjerëve, disa prej të cilëve në gjendje mjaft të rëndë.

Më parë shërbimet sekrete suedeze (SAPO) mohuan që ai të jetë autori i ngjarjes.

Nga sulmi në autobusin izraelit mbetën të vrarë gjashtë izraelitë, një bullgar dhe autori, ka specifikuar ministri Tsvetanov. Në bordin e autobusit ndodheshin 151 persona. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 19 July 2012 18:40

Bullgari – Atentati i një dite më parë në autobusin izraelit në Bullgari, ku humbën jetën 8 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, duket se ishte vepër e një kamikazi suedez.

Mediat izraelite bëjnë të ditur se kamikazi është identifikuar si Mehdi Ghezali, ekstremist i njohur islamik, i cili ka qenë prej vitit 2002 deri në 2004 i izoluar në burgun e Guantanamos.

Imazhet e ekstremistit, përpara se të futej në autobus, janë transmetuar sot në të gjitha mediat. Videoja është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe në pamje duket një burrë i dobët, i bardhë, rreth 35-vjeç, i cili mban në shpinë një çantë të madhe dhe një laptop në dorë.

Sulmi ndodhi të mërkurën jashtë aeroportit në qytetin turistik të Detit të Zi Burgas, pasi turistët izraelitë, që sapo kishin arritur nga Tel Avivi hynë në autobusin dykatësh.

Ministria e Brendshme bullgare konfirmoi se gjashtë izraelitë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në shpërthim. Shoferi bullgar i autobusit është vrarë gjithashtu, së bashku me kamikazin, i cili ka pasur një patentë shoferi të falsifikuar nga shteti amerikan i Miçiganit.

Zyrtarët izraelitë kanë akuzuar Iranin dhe aleatin libanez Hezbollah se kanë urdhëruar sulmin. Televizioni shtetëror iranian e ka quajtur qesharake deklaratën. Shpërthimi në Burgas është sulmi më vdekjeprurës për qytetarët izraelitë jashtë vendit, që nga viti 2004, kur 12 izraelitë u vranë në një sulm me bombë në Gadishullin Sinai të Egjiptit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 18 July 2012 22:47

Bullgari – Të paktën 8 të vdekur dhe 30 të plagosur janë shënuar si pasojë e një shpërthimi të një autobusi me turistë izraelitë në aeroportin e Burgasit në Bullgari. 

Shpërthimi sipas dëshmitarëve, ndodhi rreth orës 17:00 me orën lokale, menjëherë pasi një i ri ka hyrë në autobus, fakt qe ka ndikuar tek policia për t’i fokusuar hetimet tek një sulm i mundshëm terrorist. 

Pas kësaj ngjarje aeroporti i Burgas pezulloi të gjitha fluturimet për arsye sigurie dhe të gjitha fluturimet u devijuan për në Varna. 

Në vendngjarje nisën qindra skuadra speciale izraelite si dhe një avion me ekipe mjekësore u nis nga Tel Avivi për t’iu ardhur në ndihmë viktimave të shpërthimit dhe për të transportuar për në Izrael ata që mund të përballojnë fluturimin. Drejt vendngjarjes u nis edhe vetë kryeministri i Bullgarise Boiko Borisov, ministri i Brendshem dhe ambasadori izraelit në Bullgari.

Sulmi ndaj izraelitëve, Netanjah: Do i përgjigjemi me dhunë Iranit
TEL AVIV- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu fajësoi Iranin pas atentatit që shkaktoi 7 të vdekur izraelitë, sot në aeroportin e Burgasit, në Bullgari. “Të gjitha shenjat të lënë të nënkuptosh Iranin”, deklaroi Netanyahu me anë të një komunikate për shtyp, duke shtuar se “Në muajt e fundit kemi parë përpjekje që iranianët të sulmojnë izraelitët në Tajlandë, Indi, Gjeorgjia, Kenia, Qipro, dhe gjetkë”.

Sipas Njetanjahut shpërthimi ndodhi në përvjetorin e 18-të, të sulmit që shkatërroi një ndërtesë hebraike në Argjentinë. Një tragjedi që sipas Izraelit u organizua nga shërbimet sekrete iraniane. “Terrorizmi iranian vijon të vrasë izraelitë të pafajshëm. Kjo është një fushatë e dhunës terroriste në një shkallë globale. Izraeli do të përgjigjet me forcë për të terrorizmit iranian”, deklaroi Netanjahu.

SHBA dënon ashpër atentatin kundër izraelitëve
SHBA dënuan ashpër atentatin kundër izraelitëve, ku si pasojë humbën jetën katër persona në Bullgari, deklaroi sot Shtëpia e Bardhë. Ndërsa theksohet se detajet janë ende të paqarta lidhur me këtë atentat kundër një autobusi në qendrën turistike të Burgas në Detin e Zi, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney konfirmoi se SHBA-ja i dënon ashpër të tilla sulme kundër të pafajshmëve, veçanërisht fëmijëve dhe siguroi se presidenti amerikan, Barack Obama shpreh ngushëllime për viktimat. (LajmeShqip.com)