Lajme Shqip Tuesday, 08 October 2013 16:56

Një autobus i linjës Tirana e re ka aksidentuar dy të mitur, 12 dhe 13 vjeç, rreh orës 16.30 minuta, tek Kolonat në sheshin Nëna Terezë në kryeqytet. Ata janë dërguar për intervenim mjekësor, pasi autobusi i kishte tërhequr zvarrë.

 

Nga vendi i ngjarjes gazetari i A1 Report, ka raportuar se, shoferi i autobusit, ka rezultuar në gjendje të dehur, pasi ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit. Ndërsa në anën tjetër, shoferi ka mohuar të ketë qenë nën ndikimin alkoolit. Ai është shoqëruar për në polici, për hetimet e mëtutjeshme. (LajmeShqip)

 
Lajme Shqip Friday, 27 September 2013 22:54

Një autobus me pasagjerë nga Kosova, që po kthehej nga Durrësi, është sulmuar nga persona të paidentifikuar.

Autobusi me targa 537KS712 në afërsi të Morinës, është qëlluar nga përpara në krahun e fatorinos, ku fatmirësisht nuk është lënduar asnjë pasagjer.

Shoferi i autobusit ka dëshmuar në polici se sulmi është kryer me armë zjarri, mirëpo policia e Kukësit e ka rrëzuar këtë dëshmi sepse në bazë të ekzaminimit të shenjave rezultoi se autobusi është sulmuar me gurë.

Ende nuk dihen rrethanat e sulmit, nëse sulmi ka për motiv grabitjen apo shkaqe të tjera.

Policia e Kukësit po punon për identifikimin e autorëve, ndërkohë që pasagjerët nuk kanë arritur të fiksojnë asgjë nga autorët.

 
Lajme Shqip Sunday, 18 August 2013 12:23

Kukës – Një autobus me studentë kosovarë i cili po udhëtonte nga Kukësi drejt pikës kufitare të Morinitështë goditur mbrëmë me gurë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rexhepaj”, rreth 10 kilometër larg nga qyteti i Kukësit, raporton albeu.

Sipas policisë një prej xhamavetë dritares së krahut të djathtë është thyer ndërsa pasagjeret nuk kanë pësuar lëndime.