Lajme Shqip Sunday, 13 April 2014 14:15

Autizmi është një çrregullim kur fëmija nuk është në gjendje të krijoje asnjë lidhje emocionale me njerezit e tjerë dhe ka dëmtime të shprehura të aftësive komunikuese. Këto janë disa nga simtomat e fëmijëve të prekur me autizëm, shpjegon Mimoza Gashi, psikologe, duke bërë të ditur disa nga sfidat me të  cilat përballen prindërit e fëmijëve më këtë çrregullim.
 
“Ka mungesë të shërbimeve, sidomos për ata nuk janë në Prishtinë. Ne kemi raste që udhëtojnë prej Gjakovës, Pejës, Prizrenit për ta sjell  fëmijën në baza ditore për një shërbim. Sfidë tjetër është se nuk ka njerëz mjaftueshëm  për të punuar me autizëm”, ka thënë Gashi.
 
Jeta Deva nga organizata Asociacioni Nacional i Autizmit, gjatë një hulumtimi që ka bërë ka vërejtur se shumica e qytetarëve nuk kanë njohuri se çka është autizmi.
 
“Termi autizëm jo që ka qenë i panjohur, por ka ndodhur që disa  kanë thënë se autizmi mund të jetë një  pjesë e makinës. Sot  janë dy organizata që punojmë për autizmin, është një klasë e bashkangjitur në shkollën “Ismail Qemali”. Tash është një numër i shtuar i trapistëve, ka raste të fëmijëve që kanë trajtim si në raste private, në çerdhe të ndryshme etj”, ka thënë Deva
 
Edhe pse Kosova nuk ka statistika rreth numrit të fëmijëve më autizëm, Asociacioni Nacional i Autizmit  deri më tani ka identifikuar 80 fëmijë të cilët janë dukë marrë shërbime nga profesionistët e kësaj fushë./RTK/