12
 
Lajme Shqip Tuesday, 31 July 2012 15:21

Megjithëse Mila dhe Ashton vazhdimisht e mohojnë lidhjen ndërmjet tyre, fotografitë që paparacët arrijnë të sigurojnë, tregojnë vërtetë të kundërtën!

Pamjet më të fundit tregojnë dy yjet e Hollivudit të përqafuar nën një strehës të një lokali, gjatë orarit të pushimit të xhirimeve në filmin për Steve Jobs ku Ashton po luan rolin e protagonistit. Dhe jo vetëm kaq, por ata po fotografohen gjithnjë e më shumë duke dalë bashkë, në kinema apo festa të ndryshme.

Një burim pranë çiftit, i cituar nga mediat, tregon se ata vërtet kanë pak kohë që shoqërohen me njëri-tjetrin por nga ana tjetër, menjëherë kanë vendosur që të jetojnë bashkë sepse nuk kishte asgjë që t’i pengonte.

“Ata jetojnë bashkë dhe një gjë është e sigurt, që dashuria mes tyre nuk mungon. Veçse Kutcher dhe Kunis kanë vendosur të jenë të përmbajtur në raportin e tyre dhe të mos nxitohen me deklarata sepse janë të ndërgjegjshëm që është një raport i cili sapo ka nisur dhe nuk dihet se si do të shkojë,” ka thënë burimi për median rozë amerikane. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 28 May 2012 08:40

Demi Moore vendosi që të mos t’i falte tradhtinë bashkëshortore Ashton Kutcher dhe i kërkoi divorcin në muajin nëntor.

Megjithatë, aktorja 49 vjeçarja dhe ish-partneri i saj 16 vjet më i ri figurojnë ende të martuar, pasi procedurat e ndarjes nuk janë mbyllur ende.

Dhe sipas zërave që vijnë nga mediat rozë amerikane, në fakt, divorci mund të mos realizohet më kurrë, pasi të dy mund të jenë drejt ribashkimit.

Së fundmi, secili prej tyre ka pranuar se vazhdon të jetë ende thellësisht të dashuruar dhe një ritakim në një ditëlindje të një miku të përbashkët më parë gjatë javës rezultoi tepër emocional.

Sipas dëshmitarëve, në momentin e takimit, Demi dhe Ashton u përqafuan me mall për më shumë se një minutë të plotë.

Gjatë mbrëmjes, në një fjalim Ashton pranoi se kishte kryer disa gabime të “pafalshme” një vit më parë dhe se dëshironte t’i ndreqte. Publiku e duartrokiti, ndërsa ai shpërtheu në lot, teksa Moore e pa e shtangur.

Ndonëse më parë Moore është shprehur e vendosur për përfundimin e divorcit, tashmë mund të ketë përsëri një të ardhme për Moore-Kutcher si bashkëshortë.

 
Lajme Shqip Tuesday, 15 May 2012 08:00

Ai ishte gjeniu vizionar i gjigandit ‘Apple’, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare vitin e shkuar, pas një beteje të gjatë dhe të mundimshme me kancerin. Dhe kur informacionet e para se, Ashton Kutcher do të luante rolin e Steve Jobs në filmin kushtuar jetës së tij, filluan të qarkullonin, shumë hije dyshimi u ngritën nëse aktori i ri amerikan do të ishte në lartësinë e duhur për këtë rol.

Por pamjet më të reja që e tregojnë Ashton Kutcher në setin e xhirimeve të filmit më të ri janë një shenjë se të gjitha dyshimet do të merren mbrapsht. Ashton, 34 vjeç, shfaq një ngjashmëri absolute me gjeniun e ‘Apple’ në një moment të shkëputur nga xhirimet e filmit kushtuar jetës së tij, dhe pse nuk përcaktohej qartë se cilën periudhë të jetës së gjeniut ishte duke interpretuar, duke qenë se pamja të kujtonte Jobs-in e fundit të viteve ’70, ndërsa veshja ishte e ngjashme me atë që ai përdorte kohët e fundit.

Kur fillimisht u përfol emri i Kutcher për këtë rol, shumë menduan se ishte një shaka, derisa producenti i filmit Mark Hulme e konfirmoi zyrtarisht këtë gjë.

“Duke qenë se filmi do të mbulojë gjithë jetën e Jobs, pra edhe periudhën kur ai ka qenë i ri, në moshën 20-vjeçare, na duhej një aktor q të ishte i aftë të mbulonte jo vetëm periudhën e  rinisë  së Jobs në atë kohë, por edhe kompleksitetin e tij psikologjik si personazh. Duke u nisur nga fakti se Ashton ka një ngjashmëri fizike shumë të dukshme me Jobs, atëherë ai ishte një zgjedhje e përkryer për këtë rol”, – u shpreh regjisori.

“Jobs”, siç do të quhet edhe filmi, pritet të përfundojë në fund të këtij viti dhe do të trajtojë jetën e biznesmenit vizionar të njohur në mbarë botën, i cili arriti të ngjitej nga një hipi kalifornian, në themeluesin e gjigandit botëror ‘Apple’ dhe për këtë arsye për shumëkënd u bë simbol i suksesit. Steve Jobs u nda nga jeta tetorin e vitit të kaluar, në moshën 56-vjeçare, pas betejës sëmundjen e kancerit të pankreasit.

 
Lajme Shqip Monday, 02 April 2012 11:00

Ashton Kutcher do të luajë rolin e Steve Jobs në filmin biografik për themeluesin e Apple. Filmi do të quhet thjesht ‘Jobs’.

Aktori amerikan njihet më shumë për rolet e tij komike dhe vendimi për t’i besuar atij këtë projekt mund të duket shumë i guximshëm. Gjithsesi, ish-bashkëshorti i Demi Moore ka pasur eksperienca edhe me zhanrin e dramës ku kujtojmë interpretimin e tij në filmin ‘The Guardian’ së bashku me Kevin Costner.

Sipas revistës ‘Variety’, xhirimet do të nisin në maj të këtij viti. Regjizori do të jetë Michael Stern ndërsa skenari do të shkruhet nga Matt Whiteley.

Filmi do të tregojë historinë e biznesmenit vizionar, i cili nga një “hipi” arriti të bëhej bashkëthemelues i Apple.

Steve Jobs ndërroi jetë në tetorin e vitit të kaluar në moshën 56-vjeçare pasi vuante nga kanceri në pankreas.

 
Lajme Shqip Saturday, 28 January 2012 13:30

Los Angeles – Pas ditëve të kaluara në Brazil, Ashton Kutcher është kthyer në Los Angeles në të njëjtën ditë që Demi Moore doli nga spitali.

Koinçidencë?

Mbase po, mbase jo! Dihet se ai mbërriti në L.A në orën 20.00 direkt nga São Paulo, Brazil dhe u prit në aeroport nga një mik i tij me një Mercedez të zi.

Ashton nuk është dukur aspak me humor dhe nuk ka dashur aspak të komentojë mbi shtrimin e ish gruas së tij në spital, por ka hipur me shpejtësi në makinë dhe është larguar.

A mos është një kthim për t’ju gjendur Demit pranë apo për diçka më shumë? Mos vallë për një bashkim? (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 14:05

Aktori Ashton Kutcher duket qartë se nuk po e vuan aspak ndarjen nga Demi Moore.

Mbrëmjen e kaluar u mbajt mbrëmja gala e Vitit të Ri në Teatrin Kinez Grauman në Hollivud, dhe 33-vjeçari është shfaqur në një humot mjaft të mirë dhe harmoni me partneren e tij në film, Lea Michele.

Nëse dikush ka menduar se Ashton vuante nga ndonjë brengë e ndarjes, gjatë mbrëmjes ai nuk ka dhënë absolutisht këtë përshtypje, përkundrazi, dukej se po e shijonte shumë gjithçka që e rrethonte. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Saturday, 15 October 2011 12:25

Los Angeles – Të enjten, në lagjen e Demi Moore është parë të largohet një kamion transporti plaçkash të firmës “Wetzel and Sons”. Tashmë martesa gjashtë vjeçare ndodhet në prag të shkatërrimit që mbas mbrëmjes së 24 shtatorit, ku Ashton kreu marrëdhënie seksuale me 22 vjeçaren Sara Leal.

Nëse Moore dhe Kutcher janë vërtetë duke u ndarë, këtë gjë nuk mund ta përcaktojmë me siguri. Kur njëri prej gazetarëve është afruar pranë kamionit, shoferi dhe ndihmësi i tij janë përgjigjur “Ne nuk japim asnjë informacion mbi klientët tanë“.

Sikurse kemi thënë edhe më parë, Ashton ka kryer marrëdhënie seksuale pa masa mbrojtëse gjatë atyre orëve në Hard Rock Hotel të San Diego-s, me 22 vjeçaren Sara Leal. Në përpjekje për t’i qetësuar marrëdhëniet e tyre, Ashton dhe Demi janë parë bashkë në një piknik në liqenin Cachuma, afër Santa Barbarës gjatë javës së kaluar, pavarësisht se dukeshin të ftohtë me njëri-tjetrin.

“Pas deklaratës që 22 vjeçarja Sara ka bërë për marrëdhënien e saj me Ashton, Demi ndihet e poshtëruar dhe pavarësisht se është ende e dashuruar me Ashton, nuk mund ta falë për shkak të poshtërimit në publik që i ka krijuar,” ka rrëfyer një mikeshë e Demit për medien prestigjioze amerikane US Weekly. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 12 October 2011 11:59

Ka mjaftuar kjo ngjarje dhe 22 vjeçarja ka fituar popullaritet.

Menjëherë pas historisë me Ashton ka vërshuar dhe interesi i mediave ndaj saj. Fatin për të transmetuar intervistën e parë të Sara Leal e ka patur revista prestigjioze e përjavshme amerikane Us Weekly.

Sara ka treguar për Ashton se ai i është afruar, e ka puthur, i ka hequr peshqirin dhe kanë filluar të bëjnë seks bashkë.

Ajo kujton se ai ishte i zoti në seks dhe se eksperienca me të ishte diçka normale, asgjë e çuditshme apo perverse.

Nëse deri dje mediat diskutonin për një takim të këtyre dashnorëve, me rrëfimin e saj ajo tregon se kanë qenë dy takime.

“Kur ishim bashkë për herë të dytë, pasi kishim bërë seks, në një moment qetësie ai më tha “Më pëlqejnë gjëra të tilla pasi unë jam aktor 90% të kohës dhe shumë gjëra janë false. Është e këndshme të jetosh momente të vërteta”.”

Sara ka treguar se Ashton nuk ka përdorur prezervativ gjatë aktit të tyre seksual dhe se ai i kishte thënë se ishte i divorcur nga Moore.

Me siguri që mbas kësaj dëshmie publike Demi Moore nuk do të hesht më. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 10 October 2011 12:57

Sipas burimeve të The Sun, aktorja Demi Moore ka kontaktuar me një avokat për të nisur proçedurat e divorcit ndaj burrit të saj Ashton Kutcher.

Ajo ka provuar në maksimum për të bërë të mundur që martesa e saj të funksiononte, por e gjendur përpara fakteve të tradhëtisë së bashkëshortit të saj, ka qënë e pamundur për ta injoruar.

Thuhet se Ashton Kutcher ka ftuar Sarën 23 vjeçare dhe një duzinë vajzash në dhomën e tij të hotelit “Hard Rock Hotel” në San Diego të Kalifornisë.

Mësohet se vajzat janë zhveshur dhe kanë dhënë shfaqje ndjellëse përkrah tubit. Por asnjëra prej tyre nuk arriti të kryente marrëdhënie seksuale përveçse Sarës.

Ndër të tjera mësohet se Sara është lidhur me një avokat pasi kërkon një shpërblim të majmë për ditën ‘e madhe’ që i shërbeu atij.

Demi thuhet se të premten ka filluar proçedurën e divorcit martesore, prej së cilës do të ndahet edhe pasuria e tyre prej 200 milion dollarësh. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 03 October 2011 09:09

Los Angeles – Më 24 shtator Ashton Kutcher është parë duke festuar me shoqërinë e tij (megjithëse nuk dekej në humor të mirë), në vënd që të festonte përvjetorin e gjashtë të martesës së tyre me bashkëshorten Demi Moore.

 

Por të premten ata janë shfaqur bashkë në një event public për të festuar Vitin e Ri sipas kalendarit hebre. Përpara këtij eventi ata kanë qënë në një takim privat dhe më pas të ndarë, secili me makinat e tij ka udhëtuar drejt vëndit ku do të organizohej festa.

 

Ata kanë shkuar për të festuar në qëndrën Kaballah dhe rrethin e martesës e mbanin në gisht që të dy. Por sipas burimeve të së përjavshmes “US Weekly” paraqitja e tyre në publik nuk është dukur aq e hareshme. Këto burime konfirmojnë që çifti ndodhej në një situatë të  nderë ndërmjet tyre.

 

Ashton Kutcher është përfolur në media për tradhëtitë e tij jashtëmartesore, ku publikimi i fotove të tij i shoqëruar me femra të ndryshme nëpër festa ka rritur edhe më shumë besueshmërinë ndaj këtyre thashethemeve. Gjatë javës së fundit Ashton ka bërë deklarata nëpërmjet profilit të tij duke përgënjeshtruar zërat, ndërsa Demi ka mbajtur një qëndrim të heshtur ndaj kësaj çështjeje. (LajmeShqip.com)

12