Lajme Shqip Thursday, 17 April 2014 12:34

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton, ka pranuar letrën e presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, për themelimin e Gjykatës Speciale dhe vazhdimin e mandatit të EULEX-it. Lajmin e ka konfirmuar për Radio Kosovën, zëdhënësja Maja Kociançiq.  

“ Po baronesha Ashton e ka pranuar letrën e presidentes Jahaga dhe përgjigja do të dërgohet në kohën e duhur”, ka thënë Kociançiq.

 
Lajme Shqip Monday, 23 December 2013 23:35

 

Washingotnm – Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaç e Ivica Dacic dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, janë nominuar formalisht nga një grup ligjvënësish amerikanë për çmimin Nobel të Paqes për vitin 2014.

Në njoftimin e përbashkët të ligjvënësve Eliot Engel dhe Robert Aderholt, si bashkëkryetarë të grupit të çështjeve shqiptare në Kongres dhe ligjvënësve Ted Poe dhe Emanuel Cleaver, bashkëkryetarë të grupit të çështjeve serbe, thuhet se tre zyrtarët duhen nderuar me çmimin Nobel për rolin e tyre kritik për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, transmeton REL . 

Marrëveshja e prillit e këtij viti, mes dy kryeministrave, siç citon Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe letrën e kongresistëve amerikan, shënon një pikë-kthese dramatike për Serbinë dhe Kosovën dhe për gjithë rajonin e trazuar të Ballkanit.

Që nga tetori i vitit 2012, deri në fund të këtij viti, dy kryeministrat janë takuar rreth 20 herë me ndërmjetësimin e zyrtares së lartë të BE-së, duke arritur pajtimin për çështje delikate mes të dy vendeve.

Çështja e fundit për të cilën ata po përpiqen të arrijnë një kompromis është ajo për sistemin gjyqësor në komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe.

Emërimet për çmimin Nobel mund të bëhen nga çdo individ ose organizatë e pranueshme për komitetin Nobel, ku përfshihen edhe ligjvënësit.

Komisioni prej 5 anëtarësh që përzgjedh fituesin emërohet nga parlamenti norvegjez.

Afati i emërimit është deri në muajin shkurt dhe fituesit shpallen në tetor. /koha/

 
Lajme Shqip Wednesday, 10 July 2013 13:23

Prishtinë – Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton takoi Presidenten Atifete Jahjaga dhe me pas me Kryeministrin Hashim Thaçi. Edhe takimi me Thacin u mbajt me dyer të mbyllura.

Një një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Thaci, baronesha Ashton vlerësoi maksimalisht punën e bërë nga qeveria kosovare. Madje Ashton theksoi se është në dijeni të përpjekjeve që ka kaluar Thaci qe sipas saj jane bere në tentativën për realizimin e marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë.
“Keni treguar lidership dhe keni punuar me zell dhe keni dhënë shumë nga vetja për të cuar para këtë proces. Besoj se shumë nga ju, do keni pushime verore dhe shumë prej jush si këtu, si në Beograd.
Dy gjëra dua të them sot këtu, e para, është e mrekullueshme që jam këtu dhe e dyta e ngazëllyer që Këshilli ka marrë vendimin që ka marrë dhe ju përgëzoj juve i dashur kryeministër, ju është dashur shumë guxim të bëni ato që iu kërkohen, por ju jeni një burrë shteti i vërtetë”, tha Ashton para mediave kosovare.
Ndërsa kur është pyetur nga gazetarët se Ligji për Amnisti ka dalë nga dialogu dhe nëse përmes tij do të amnistohet krimi në tërë vendin, Ashton ka theksuar shkurt vetëm se “me rëndësi është miratimi i ligjit”.
“Nuk dua të hyj në debate për përmbajtjen e brendshme të projektligjit të hartuar nga Qeveria. Kjo i mbetet kryeministrit, qeverisë së tij dhe Kuvendit, mirëpo dua të them se miratimi i tij është i rëndësishëm”, tha Ashton.
Duke folur për të njëjtin projektligj, kryeministri Hashim Thaçi është zotuar se Kosova do të përmbushë të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja e prillit dhe dialogu përfshirë këtu edhe miratimin e projektligjit për amnisti.
“Ftoj të gjithë që t’i lënë anash interesat elektorale apo partiake, por ta mbështesin ligjin”, tha kryeministri.
Thaçi tha gjithashtu se Kosova nuk është vendi i parë që po e miraton një ligj të tillë.
“Këtë ligj e ka miratuar Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina madje edhe Serbia në vitin 2001. I ftoj të gjithë ata që kanë dyshime që ta lexojnë ligjin serish dhe ta lexojnë mirë. Ligji për amnisti është akt politik drejt pajtimit dhe paqes drejt njerëzve. Në rrethanat çfare jemi ne dhe duke marrë për bazë edhe marrëveshjen e prillit miratimi i këtij ligji është standard”, tha ai.
Thaçi dhe Ashton po ashtu kanë folur edhe për arritjet e deritanishme të dialogut dhe për takimin e fundit në Bruksel duke thënë se ka mbetur edhe disa çështje teknike për t’u formalizuar sa i përket çështjes energjisë dhe telekomit.
E pyetur në rast se beson se palët do të arrin miratimin e marrëveshjes së prillit në afatet e përcaktuara kohore Ashton u përgjigj:
“Po, unë besoj”, tha ajo duke qeshur./BW/Lajmeshqip/