Lajme Shqip Wednesday, 03 October 2012 13:43

Tiranë – Një fotograf shqiptar tepër premtues  Adrian Limani shfaqet në artin inovativ, sidomos në teknikat e inkuadrimit.

Në këtë set fotosh, shqiptari që jeton në Serbi ka sjellë hënën, që ndodhet 400 mijë km larg tokës, pranë njeriut. Në fakt ka qenë vëllai i tij dhe hëna në fokus, por që vijnë aq reale, falë zgjuarsisë së Adrian Limanit.

‘Për mua fotografia është arti i vëzhgimit. Mund të gjesh diçka interesante në gjënë më të zakonshme. I bëj fotografitë me shumë dashuri, dhe dua ti bëj objekt arti. Kur kam në duar një aparat nuk kam kurrë frikë”, thotë artisti i ri.

Sipas fotografit, duhet shumë imagjinatë të realizosh foto artistike.”Më shumë imagjinatë sesa të pikturuarit, ku me pak imagjinatë mund të shpikësh gjëra. Kurse në fotografi, çdo gjë që shohim është e zakonshme dhe duhet shumë punë që t’i bësh të duken të jashtëzakonshme”. (LajmeSHqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 13 August 2012 14:04

Nëse shkoni në Ganë, nuk mund të mos ndaleni tek mjeshtri i arkivolëve ‘artistikë’. Për më tepër fotografitë flasin vetë… (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 03 August 2012 08:56

Për ditën e martesës gjithkush kërkon që fotot të jenë sa më perfekte për të kujtuar ditën më të lumtur të jetës, por këto fotografi do t’ju paraqesin situata vërtetë të sikletshme sidomos për protagonistët, që sa herë do t’i shohin do të skuqen prej tyre.

(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 13 July 2012 10:10
 
Lajme Shqip Friday, 22 June 2012 11:00

Po ju paraqesim një koleksion mbresëlënës të fotografive më të bukura në 100 vitet e fundit, foto që tregojnë me dhembshuri për humbjen, fuqinë e madhe të besnikërisë dhe triumfimin e shpirtit të njeriut. Disa prej tyre do t’ju prekin vërtetë.

11- Kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg duke përqafuar Eskil Pedersen, një nga liderët e kampit veror AUF në Utoja, pak mbasi 69 pjesëtarë të tij u masakruan nga një terrorist i krahut të djathtë.

12- Lojërat Olimpike në 1968 dhe ‘Përshëndetja e Fuqisë së Zezë’. Atletët amerikano-afrikan Tommie Smith dhe John Carlos ngrejnë grushtin e tyre në shenjë solidariteti kundra fushatës së racizmit. Si rezultat e këtij veprimi që të dy u përjashtuan nga Lojërat Olimpike.

13- Pele dhe kapiteni britanik Bobby Moore shkëmbejnë bluzat në 1970-ën si një shenjë respekti gjatë një periudhe ku Kupa Botërore ishte përlyer nga dogma racizmi.

14- Fotografi nga Marc Riboud, tregon pacifisten Jane Rose Kasmir që përpiqej të mbillte një lule në bahçen e Pentagonit, gjatë një proteste që po mbahej kundra luftës në Vietnam më 21 Tetor 1967.

15- Një fëmijë rumun duke i dhënë një tullumbace në formë zemre një polici në rreshtore, gjatë një proteste kundra masave shtrënguese të marra në Bukuresht.

16- Një murg duke u lutur për shpirtin e një burri të moshuar që vdiq papritmas teksa priste për trenin në stacionin e trenit në Shanxi Taiyuan, në Kinë.

17- Ray Lewis është një kapiten i dalë në pension, i cili u arrestua pasi mori pjesë në protestat që pushtuan Wall Street në vitin 2011.

18- Kjo vogëlushe 4 muajshe, e mbështjellë me batanije rozë, u gjet nga ushtarët shëndoshë e mirë katër ditë pas rënies së tsunamit në Japoni.

19- “Më prit babi!” kanë qenë fjalët që djali 5 vjeçar Whitey Bernard ka thënë teksa shkëputej nga duart e nënës së tij për të shkuar pranë babait, një ushtaraku anglez që po shkonte në luftë, më 1 tetor 1940.

20- Christian Golczynski, 8 vjeç, duke marrë flamurin në emër të babait të tij, marinsit Marc Golczynski, gjatë shërbimit memorial. Marc Golczynski u vra gjatë patrullimit të tij, në shërbimin e tij të dytë në Irak, vetëm pak javë përpara se të kthehej përfundimisht në shtëpi.

(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 21 June 2012 15:44

Po ju paraqesim një koleksion mbresëlënës të fotografive më të bukura në 100 vitet e fundit, foto që tregojnë me dhembshuri për humbjen, fuqinë e madhe të besnikërisë dhe triumfimin e shpirtit të njeriut. Disa prej tyre do t’ju prekin vërtetë.

1- Pamje e Tokës, fotografi e marrë nga William Anders gjatë misionit të Apollo 8 në vitin 1968.

2- Majtas Phyllis Siegel 76 vjeç dhe djathtas Connie Kopelov, të dyja nga Nju Jorku, duke u përqafuar pasi shënuan martesën e parë ndërmjet së njëjtës gjini në vitin 2011 në Manhattan.

3- Veterani rus përulet përpara tankut me të cilin kaloi jetën gjatë luftës, një tank që tashmë është shndërruar në monument.

4- Agim Shala 2 vjeçar duke u shtyrë nga gjyshërit për të kapërcyer gardhin me gjëmba prej telash, drejt prindërve të tij që mbas arratisjes nga Kosova ishin strehuar në kampet e ngritura nga Emiratet e Bashkuara në Shqipëri.

5- Mbas Tsunamit në Japoni më 2011-ën, ky burrë gjen të shpëtuarin e vetëm nga familja e tij, qenin e tij.

6- Helen Fisher puth e përlotur xhamin e makinës që mban trupin e kushëririt të saj 20 vjeçar, Private Douglas Halliday, i cili sëbashku me gjashtë ushtarë të tjerë u kthyen me udhëtimin e lamtumirës në atdhe, Angli.

7- Australiani Scott Jones duke u puthur me të dashurën e tij Alex Thomas pasi ajo ishte goditur dhe rrëzuar nga një polic në Vankuver gjatë një proteste.

8- Kthimi në atdhe i gazetareve Euna Lee dhe Laura Ling, pasi ishin arrestuar nga Koreja e Veriut dhe dënuar me 12 vjet burgim, dhe bashkimi me familjet e tyre në Kaliforni pas një intervenimi diplomatik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

9- Një zjarrfikës duke i shuar etjen kësaj kafshe pas zjarrit shkatërrues që zaptoi Viktorian në Australi, më 2009-ën.

10- Një qytetar francez duke qarë teksa nazistët okuponin Parisin gjatë Luftës së Dytë Botërore.

(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 16 June 2012 07:15

Një set fotografik i titulluar In The Dollhouse (Në shtëpinë e kukullave) tregon se jeta e kukullës Barbie dhe partnerit të saj Ken nuk është aspak perfekte.

Fotografja Dina Goldstein ka përshkruar me anë të imazheve jetën e dy lodrave më të famshme në botë dhe kjo jetë nuk është si e imagjinojnë vajzat e vogla.

Ken paraqitet si një homoseksual që në jetën e përditshme bën të gjitha gjërat që supozohet t’i bëjë Barbie: lexon revista për femra, vesh këpucë me taka, ëndërron për momente intime me meshkuj dhe rruan këmbët në vaskë duke lënë duke pritur në tryezë partneren.

Kulmi vjen kur Barbie kthehet në shtëpi dhe gjen Kenin duke e tradhtuar me një mashkull.

Në foton tjetër shihet Barbie që ka prerë flokët shkurt dhe është veshur me kostum meshkujsh për t’i pëlqyer sa më shumë Kenit.

Imazhi përmbyllës tregon Barbie-n të ulur në karrige, ndërsa koka në tokë.

 
Lajme Shqip Wednesday, 21 March 2012 14:20

Nju Jork – Artisti amerikan, Andres Amador realizon vizatime gjigante duke gdhendur rërën në plazhe që përfshijnë hapësirë masive deri në 400 m.

Artisti përdor Google Earth për të zgjedhur plazhet më të mira për planet e tij.

Më pas pret hënën e plotë për t’u siguruar që batica është e ulët mjaftueshëm për të përfunduar hartimin e vizatimit para se ajo të zhduket nga valët.

Sipas tij, pamjet e realizuara janë bazuar nga modele në natyrë, të tilla si gurgullima në ujë, çarjet në baltë etj.

(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 09 February 2012 10:58
 
Lajme Shqip Tuesday, 07 February 2012 17:30