Lajme Shqip Wednesday, 21 August 2013 20:58

Tifozët e Fenerbahçe  kanë bërë probleme para hotelit ku qëndrojnë lojtarët e ekipit londinez Arsenal. Ekipet po përballën sot në ndeshjen Play Off të Champions League.

Ata kanë hedhur bomba molotov dhe tymuese para hotelit për të treguar se në Stamboll i pret “ferri” ashtu siç ka ndodhur edhe me Liverpool, Leeds United apo Manchester United, ndërsa për policinë turke sot pritet të ketë shumë punë.

Shih në këtë video

http://ëëë.youtube.com/ëatch?v=lJPEF5ozXtU

 
Lajme Shqip Wednesday, 07 March 2012 17:10

“Kemi vuajtur shumë, shumë, shumë, shumë. Çfarë gabuam? Do të analizojmë gjithçka, edhe rreshtimin taktik”. Këto kanë qenë fjalët e Adriano Galianit i cili nuk ka ngurruar të kritikojë edhe trajnerin Masmiliano Alegri për paraqitjen e Milanit përballë Arsenalit.

Drejtuesve kuqezinj nuk i ka pëlqyer rreshtimi i skuadrës dhe sidomos mos-përgatitja e lojtarëve për “luftë” përballë një ekipi të uritur që kërkonte me ngulm një rezultat të rëndësishëm. “Edhe unë kam vuajtur dhe preferova të mos i shihja 20 minutat e fundit të ndeshjes. Pas rastit të Van Persit mendova se do vdes, po fatmirësisht jam gjallë. Kemi vuajtur shumë, por na shkoi mbarë. Do të analizojmë gjithçka, por tani t’i gëzohemi një gjëje që na mungonte prej 5 vitesh, prania mes 8 skuadrave më të mira në Ligën e Kampioneve”.

“Tani shpresojmë që ky kualifikim të na ndihmojë edhe në renditjen e klubeve për sezonin e ardhshëm, pasi këtë vit, duke qenë në vazon e dytë, na ra në short Barcelona”, u shpreh administratori i deleguar i Milanit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 07 March 2012 11:44

Humbja 3-0 në Angli ka lënë një shije të hidhur te Milani, pavarësisht kualifikimit në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Pikërisht kualifikimi ka qenë gjëja e vetme e gëzueshme në përballjen me Arsenal, ku kuqezinjtë rrezikuan shumë dhe mund të përballeshin me një eliminim të bujshëm, ndonëse kishin fituar 4-0 ndeshjen e parë.

“Mund të them se kemi gabuar krejtësisht ndeshjen në anën teknike, duke gabuar pasime të thjeshta në mesfushë apo duke mos sulmuar. Na vjen keq për një situatë të tillë por e rëndësishme ishte të kalonim turin”.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme edhe për kampionatin, pasi do të kishte qenë një goditje e rëndë nëse do të eliminoheshim pas një fitoreje 4-0 në ndeshjen e parë”, ishin fjalët e trajnerit Alegri.

Të të njëjtit mendim janë edhe lojtarët e skuadrës, duke filluar nga portieri Abiati. “Për pak sa nuk çuam dëm një avantazh prej katër golash, fatmirësisht ndalova Van Persin në atë që mund të ishte goli i 4-0. Hoqëm dorë shumë shpejt nga sulmi dhe u ndëshkuam, nuk duhet të përsëritim më këto gabime”, tha ai.

“Në pjesën e parë shkoi gjithçka keq, pësuam gol në çdo episod. Në pjesën e dytë arritëm të qarkullonim topin dhe kishim më pak frikë. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin më, pas një ndeshje të tillë nuk ke çfarë të festosh”.

“Duam të ecim sa më shumë në këtë turne, por për ta realizuar një gjë të tillë, duhet të përmirësohemi ndjeshëm”, ishin fjalët e qendërmbrojtësit Filip Mekses pas përfundimit të takimit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 07 March 2012 11:00

Arsen Venger mund të përballet me pezullimin e tij të dytë brenda vitit nga UEFA pasi është përballur pas ndeshjes e gjyqtarin e takimit kundër Milanit, Damir Skomina. Trajneri francez është zemëruar me gjyqtarin slloven për numrin e madh të faulleve të dhënë në favor të Milanit dhe për faktin se dha vetëm 3 minuta shtesë në fund të takimit. Sipas burimeve pranë skuadrës angleze, ai ka ofenduar gjyqtarët edhe me fjalë banale.

Incidenti vjen vetëm 12 muaj pasi Venger u dënua për të qëndruar në tribunë, pasi kritikoi gjyqtarët shkaktarë për eliminimin e Arsenalit përballë Barcelonës,

“Nuk jam i kënaqur me gjyqtarin pasi ai i dha kundërshtarëve shumë faulle në favor në mesfushë. Çdo goditje dënimi, sa herë që ata rrëzoheshin, shkonte në favor të tyre. Ata e kuptuan këtë dhe e përdorën mjaft mirë kundër nesh”, ishin fjalët e Venger.

Ai nuk është kursyer të kritikojë edhe UEFA-n, e cila nuk ka marrë masa që ndeshja e parë të luhej në një fushë më të mirë, duke i vënë pjesë të fajit për humbjen 4-0 në Milano terrenit të papërshtatshëm.

“Mund të duket si justifikim banal por UEFA duhet të përgjigjet, pasi gjobitesh kur mbërrin në stadium në orën 19.46, por është e lejuar të luash në një fushë të keqe dhe ata nuk reagojnë. Më duket e papranueshme që UEFA pranon fusha të tilla si ajo në Milano”, ishin fjalët e Venger, i cili nuk ka fajësuar Van Persin për rastin e humbur që mund ta çonte ndeshjen në 4-0.

“Çfarë mund të them për atë shans? Nëse ka një lojtar të cilin do të doja të shfaqej para porte me një rast të tillë, ai është Robin. Mendoj se ai donte të kalonte topin mbi portierin pasi ky i fundit ishte i shtrirë, por portieri u ngrit shumë shpejt dhe fatkeqësisht nuk mundëm të shënonim. Ne dhamë gjithçka në këtë ndeshje, treguam një shpirt të lartë gare dhe krenari pas asaj që ndodhi në ndeshjen e parë”, përfundoi trajneri francez. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 06 March 2012 23:38

“Do të provojmë të respektojmë në maksimum 5% mundësi që kemi për të kaluar turin”. Këto fjalë të Arsen Venger duket se ishin ngulitur mirë në mendjet e futbollistëve të Arsenalit të cilët i janë afruar shumë mrekullisë duke mundur 3-0 Milanin dhe duke i shkuar afër përmbysjes historike. Por ka munguar goli i katërt, që mund të çonte takimin në kohë shtesë dhe si rrjedhojë, kuqezinjtë i janë gëzuar kësaj fitoreje që i kalon mes 8 më të mirëve në Evropë. 

Merita ka qenë e një fillimi të vrullshëm të ekipit vendas që nuk i ka lënë shteg manovrës kuqezi, ndërsa Koshçielni ka gjetur golin e avantazhit që në minutën e 7-të me një gjuajtje me kokë, ndërsa ishte harruar krejtësisht i vetëm nga mbrojtja kuqezi.

Gabimet e prapavijës së Milanit janë të dukshme, aq sa edhe lojtari më i sigurt, Tiago Silva, ndëshkon skuadrën e tij duke i dhuruar Rosiçkit topin për golin e 2-0 në minutën e 25-të. Tashmë kuqezinjtë janë në panik dhe kjo shihet qartë në fytyrat e tyre kur Robin Van Persi gjen golin e rezultatit 3-0 me një penallti të fituar nga Oksleid-Çambërlein në minutën e 42-të.

Pas pushimit të ndeshjes, Milani hyn më i përqendruar në fushë por janë sërish vendasit që mundohen të shënojnë golin e katërt. Van Persi i shkon shumë pranë mrekullisë në minutën e 58-të, por mrekullinë e vërtetë e bën Abiati i cili ndalon gjuajtjen e sulmuesit të Arsenal me një ndërhyrje vendimtare.

Më pas, kuqezinjtë zgjohen dhe rrezikojnë disa herë me El Sharaui, Ibrahimoviç, e Noçerino, por asnjë prej tyre nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë. Minutat e fundit flasin për Arsenalin që provon në të gjitha mënyrat të gjejë golin e katërt, por kuqezinjtë rezistojnë deri në vërshëllimën përfundimtare dhe largohen të mundur nga Londra, por të paktën me një kualifikim në xhep.

Ndërkohë, Arsenali merr duartrokitjet e të gjithë publikut në stadium, për një rezultat që nuk solli kualifikimin, por do të ndihmojë shumë moralisht këtë ekip për vazhdimin e sezonit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 06 March 2012 10:40

Forma e jashtëzakonshme që po kalon Zlatan Ibrahimoviç dhe golat që shënon me vazhdimësi, e kanë kthyer atë përsëri në një nga sulmuesit më të fortë në qarkullim. Për këtë arsye presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, shpreson që futbollisti të ketë mundësinë të shpallet lojtari më i mirë në botë duke fituar “Topin e Artë”.

“Shpresoj që të tregojë veten edhe në Ligën e Kampioneve, pasi përveç formës që po kalon, ka përmirësuar edhe teknikën, si mënyrë loje duke dhënë pasime të papritura për lojtarët e tjerë, ndaj e meriton me të vërtetë të fitojë ‘Topin e Artë’”, ishin fjalët e Berluskonit.

“Alegri? Më ka pëlqyer që në momentin e parë. Problemi i vetëm ishte rinovimi i kontratës ku Milani kërkonte të kursente para ndërsa trajneri kërkonte të vlerësohej më shumë. Por kjo ishte thjesht çështje personale vlerësimi nga palët”, komentoi ai duke e kthyer pastaj bisedën rreth ndeshjes me Arsenalin.

“Milani duhet të zbresë në fushë me idenë për ta fituar ndeshjen, duhet të jetë zot i lojës dhe jo të shkojë atje e të mbyllet në mbrojtje. Milani është skuadra me më shumë tituj në botë por edhe më e njohura. Në një sondazh të bërë nga Kombet e Bashkuara, ku pyeste për tre gjërat që të vinin në mendje kur flitej për Italinë, në vend të parë fatkeqësisht ishte mafia, në vend të dytë ishte pica dhe në vend të tretë ishte Milan”, ishte batuta e ish-kryeministrit italian që tashmë është kthyer përsëri në një tifoz të rregullt të kuqezinjve duke qenë thuajse çdo javë i pranishëm në stadium për ndeshjet e kësaj skuadre. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 05 March 2012 23:11

Arsen Venger i ka bërë thirrje ekipit të tij të besojë se mund të rishkruajë librat e historisë duke përmbysur rezultatin 4-0 të ndeshjes së parë ndaj Milan në Ligën e Kampioneve. Dy javë më parë, situata dukej tragjike por fitoret e njëpasnjëshme ndaj Totenhemit dhe Liverpulit kanë kthyer besimin te Arsenali.

“Kam thënë se nuk jetoj në botën e ëndrrave dhe kjo do të thotë se jam i ndërgjegjshëm që nuk kemi një situatë të lehtë përpara. Por kur luan në nivele të larta, edhe nëse ke vetëm 5% mundësi, atëherë duhet të bëjmë maksimumin për të shfrytëzuar këtë 5%. Le të sigurohemi që nuk e humbëm mundësinë tonë pse nuk besuam te ky 5%”, tha Venger.

Vetëm 3 klube kanë arritur të kthejnë një disavantazh kaq të thellë në historinë e Ligës së Kampioneve, por ato ndeshje ishin në mesin e viteve ’80. Ndërkohë, Milan ka një histori të hidhur në vitin 2004, kur fitoi 4-1 ndeshjen e parë por pastaj u mund 4-0 në ndeshjen e kthimit dhe u eliminua nga Deportivo La Korunja.

“I njoh mirë lojtarët e mi, e di që janë tronditur nga ndeshja e parë dhe që janë krenarë. Jam i bindur që do të dalin në fushë de do të japin maksimumin. Ne u mundëm 4-0 në Milano por ata gjuajtën vetëm 5 herë në portë, ndërsa ne patëm 55% mbajtje topi duke mos luajtur mirë”.

“Nëse ata na shënuan katër gola, pse të mos e bëjmë edhe ne një gjë të tillë”, ishin fjalët e Venger në konferencën për shtyp pas stërvitjes së fundit. (LajmeShqip.com)