Lajme Shqip Saturday, 18 January 2014 19:27

Arsenal dhe Manchester vijojnë në distancë duelin për kreun e Premier League. Të dy skuadrat kanë fituar edhe në javën e 22 duke ruajtur të njëjtën diferencë pikësh me njëra-tjetrën dhe duke pritur të qetë ndeshjet e rivalëve të tyre.

“Topçinjtë” mundën në shtëpi Fulham-in me një dy-golësh të spanjollit Santi Cazorla (57 dhe 62), ndërsa Manchester Cityfitoi në “Emirates Stadium” 4-2 përballë Cardiff City me gola të Dzeko (14), Navas (33), Yaya Toure (77) dhe Aguero (79). Duhet përmendur që goli i shënuar nga sulmuesi boshnjak është i 100-ti për ManchesterCity-n këtë sezon duke shënuar një rekord më vete.

Pas javës së 22 Arsenal ruan kreun me 51 pikë, ndërsa City vjen i dyti me një pikë më pak.

Rezultatet e plota:

Sunderland 2 – 2 Southampton
Arsenal 2 – 0 Fulham
Crystal Palace 1 – 0 Stoke City
Manchester City 4 – 2 Cardiff City
Norwich City 1 – 0 Hull City
West Ham United 1 – 3 Newcastle United/albeu/

 
Lajme Shqip Wednesday, 16 October 2013 09:17

Arsenali i Arsene Wenger kërkon të bëjë një tjetër goditje në merkato pas blerjes se Mesut Ozil nga Real Madrid për 50 milionë euro. Sipas mediave britanike, “Topçinjtë” kanë gati ofertën prej 24 milionë eurosh për sulmuesin merenges, Karim Benzema, për të cilin janë interesuar edhe gjatë muajve të verës, madje në këtë periudhë oferta e londinezëve ishte dyfish më e lartë, por rënia e rendimendit të sulmuesit francez ka ndikuar ndjeshëm në uljen e çmimit të kartonit të tij.

Sipas “Evening Standard”, Carlo Ancelotti është i zhgënjyer me 25-vjeçarin, që ka realizuar vetëm 2 gola në 8 ndeshje të La Ligas, ndërkohë që po fiton gjithnjë e më shumë reputacion i riu Morata, i cili gëzon edhe mbështetjen e publikut në “Santiago Bernabeu”.

Pavarësisht momentit aspak të mirë që po përjeton Benzema, tekniku francezArsen Venger beson të aftësitë e bashkëkombasit të tij, që mund të shndërrohet një nga pikat më të forta të Arsenalit në fazën ofensive. /albeu/

 
Lajme Shqip Wednesday, 21 August 2013 20:58

Tifozët e Fenerbahçe  kanë bërë probleme para hotelit ku qëndrojnë lojtarët e ekipit londinez Arsenal. Ekipet po përballën sot në ndeshjen Play Off të Champions League.

Ata kanë hedhur bomba molotov dhe tymuese para hotelit për të treguar se në Stamboll i pret “ferri” ashtu siç ka ndodhur edhe me Liverpool, Leeds United apo Manchester United, ndërsa për policinë turke sot pritet të ketë shumë punë.

Shih në këtë video

http://ëëë.youtube.com/ëatch?v=lJPEF5ozXtU

 
Lajme Shqip Friday, 29 July 2011 11:57

Arsenal bën të ditur se ka një marrëveshje me mesfushorin e Valencias,  Juan Mata.

Sun thotë se talenti i Valencias, Mata, u ka thënë shokëve të tij se ai i është bashkuar Arsenalit më një marrëveshje prej 19 milionë euro.
Ardhja e 23 vjeçarit, do të ishte si një grusht shteti për Tottenham që ka nisur një përpjekje në minutën e fundit për ta kapur lojtarin.
Gjithashtu, Barcelona është duke u lidhur me Matan, nëse ata nuk arrijnë të kapin Cesc Fabregas nga “Gunners”.