Lajme Shqip Sunday, 29 September 2013 11:09

Deklarata e saj e dashurisë thuajse i ka bërë për vete të gjitha vajzat ëndërrimtare. Armina ka pohuar vetëm dy ditë më parë në një intervistë se ajo e ka gjetur princin e saj të kaltër dhe se i bën thirrje të gjitha vajzave të mos rreshtin së ëndërruari për të. E nëse ndonjëherë kjo vajzë u është dukur shumë ëndërrimtare, ç’mund të themi sot, pas kësaj deklarate?

Në fakt, rasti i kësaj vajze na rrëfen se ëndrrat ka ditur t’i përkthejë drejt një realiteti, i cili ndonjëherë nuk është treguar shumë i sinqertë me të. Kështu rrëfen Armina Mevlani, dikur drejtuese e një reviste, për marrëdhënien e saj me median. Ajo tregoi se ndonjëherë është ndier nën presion me të cilin tashmë është mësuar. E megjithatë , nuk është e vështirë që një vajzë si ajo, në një moshë aq të re të jetë e suksesshme në median e shkruar dhe në atë viziven. E dalluar për format e saj trupore që thuajse nuk lënë mashkull pa tunduar, ajo e filloi marrëdhënien e saj seriozisht me median falë disa fotografive dhe klipeve ku bukuria e saj binte në sy.

Që atëherë ajo ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me këtë të fundit. Mirëpo, pas zbulimit të marrëdhënies së saj me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ajo filloj t’i largohej ca intervistave, prononcimeve dhe të gjitha atyre që dikur i kishin dhënë një aureolë suksesi. Sigurisht që të flasësh për dashurinë nuk është një gjë e thjeshtë dhe të flasësh për një djalë ish-kryeministri me siguri që është akoma më e vështirë. Edhe pse bukuroshja nuk ka folur kurrë për këtë çështje, dhe nuk e ka përmendur kurrë emrin e partnerit të saj në jetë, sot të gjithë e dinë që ai është Shkëlzen Berisha.

Në intervistën e saj të fundit ajo e ka quajtur partnerin e saj, princin e ëndrrave. Madje Armina Mevlani nuk ka denjuar as ë mos pranojë se ajo është një vajzë ëndërrimtare. Prej kohësh ajo e kishte ëndërruar një njeri si ai, dhe më në fund me buzëqeshje në fytyrë tha se ishte e lumtur që e kishte gjetur atë. Mirëpo e ngacmuar më tej nga gazetarët e pranishëm, ajo nuk ka dashur të flasë më shumë sesa një premtim. “Do ta dua princin tim të kaltër edhe kur tani është në opozitë”.

Dhe ky premtim në fakt, nënkupton se ndoshta Shkëlzeni duhet ta marrë për seriozisht këtë vajzë. Armina tha se nuk ka dashur ta ndajë historinë e saj të dashurisë deri tani në momentin që ajo dhe princi i saj i ëndrrave do të kishin diçka për t’i “përcjellë” medias. E meqenëse ajo ka folur dje për partnerin e saj, ne mund të aludojmë për ndonjë të re që mund të vi së shpejti nga kjo marrëdhënie. Nuk e dimë sesi ta marrim këtë deklaratë të bukuroshes Arminë, pasi fakti që na tha diçka më shumë sot dhe premtimi publik, ndoshta na konfirmojnë atë që shumë mund ta presim: Një propozim apo një plan edhe më serioz.