Lajme Shqip Thursday, 29 September 2011 14:04

Tiranë – Nga shtëpia, ku jetonte se fundmi me bashkëshorten e tij, me te cilën prisnin edhe një fëmije, Inis Gjoni ka nisur ceremonia mortore, që u vonua 2 ditë me qellim që të mbërrinin prindërit e tij nga Amerika.

Por në ceremoni ka ardhur vetëm e ëma me të motrën, pasi mësohet se babai nuk ka qenë në gjendje të përballonte situatën.

Bashkëshortja e Selimit Inisi Gjoni, në muajin e 6 te shtatzënisë është ngushëlluar gjithë kohen nga motrat dhe mikeshat e tyre artiste te cilat janë përpjekur ta ndihmojnë ne përballimin e humbjes së të dashurit edhe për shkak të situatës delikate shëndetësore.

Në makinën e shërbimit funeral qe u nis ne orën 10 nga pallati i çiftit tek ish-parku i autobusëve ndodhej edhe prifti katolik. Me pas vinin në radhe makina ku ndodhej e ëma e Selimit si dhe të afërmit e tjerë.

37-vjeçari qe është babai i një vajze 12 vjeçare nga martesa e tij e parë, do të prehet në varrezat e Sharrës në kryeqytet. Ai u ekzekutua tre netë më parë pranë pallatit te tij. Policia nuk ka mundur të zbuloje ende autoret e vrasjes së Selimit, që akuzohej për trafik ndërkombëtar droge.

 
Lajme Shqip Wednesday, 28 September 2011 12:04

Tiranë – Ish-oficeri i lartë i policisë gjyqësore, Sokol Koçiu njeriu që ishte me Arjan Selimin pak çaste para ekzekutimit të ketij të fundit mbrëmjen e së hënës, ka rrëfyer, momentet e fundit të jetës së Selimit dhe bisedën me të.

Ai tregon, se u takua rreth 1 ore e gjysmë para se 37- vjeçari të mbetej i vrare në atentat, në prani edhe të bashkëshortes së Koçiut.

E gjithë biseda ishte përqendruar në një konsulencë ligjore, pasi Selimi kishte përballjen e radhës në gjykatën e Krimeve të Rënda mesditen e së martës.

Koçiu dëshmon më tej, se Selimi kishte vënë re një person të panjohur në afersi të lokalit, dhe e kishte ndarë këtë shqetësim me të. Ajo që mbeti nga ekzekutimi i së hënës mbrëma, janë xhamat e thyer këtu rrotull.

Në shtepine e të ndjerit ku ai jetonte bashkë me shoëgir-lin Inis Gjoni, kanë qenë kryesisht shokë të Selimit, Sokol Koçiu me bashkeshorten e familjare të regjisores, që pret dhe një fëmijë.

Familjarët e viktimës nuk kanë vendosur ende ditën e përcjelljes për në banesën e fundit të Selimit, pasi jane ne pritje te prindërve të Arjan Selimit, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ana tjetër policia e Tiranës nuk ka mundur ende të mbërrijë tek emri i autoreve që ekzekutuan mbrëmjen e së hënës 37-vjeçarin Arian Selimi, emër i njohur për drejtësinë shqiptare por edhe tek revistat rozë si bashkëshort i regjisores Inis Gjoni.

Burime te rezervuara thonë se janë marrë në pyetje një numër i madh personash, që mund të kenë dijeni për rrethanat apo motivet e krimit.

Një ndër to është edhe Jolanda Koçiu, bashkëshortja e ish-oficerit të policisë Sokol Koçiu, e cila ishte në kafe me Selimin para se ta ekzekutonin. Ajo ka dëshmuar në polici se nuk ka mundur të dallojë asnjë gjurmë të autorëve të vrasjes.

Edhe dëshmia e 19 vjeçarit Keltis Kola, kalimtari që u plagoës aksidentalisht nga breshëria e plumbave që i mori jetën Selimit, nuk ka hedhur dritë në dosjen policore. I riu mësohet se nuk ka mundur të dallojë atentatorët.

Në pyetje janë marre gjithashtu të akuzuarit e tjerë si bashkëpunëtorë të Selimit, për trafik droge, duke dyshuar për konflikte të mundëshme.

Policia njoftoi zyrtarisht se në vendngjarje administroi në cilësinë e provës materiale 20 copë gëzhoja.

Ndërkohe në gjykatën e Krimeve të Rënda, është shtyrë seanca ku po ri-gjykohej Arian Selimi dhe i dyshuari tjetër i dosjes Kompas. Prokurori i çështjes Adnan Xholi tha se duhej provuar me dokumente ligjore vrasja e 37 vjeçarit, çka do të sjellë pushimin e akuzave ndaj tij.

 
Lajme Shqip Tuesday, 27 September 2011 11:07

Tiranë – Një kabllogram i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, i publikuar nga organizata “Wikileaks”, hedh dritë mbi të shkuarën e Arjan Selimit, i cili u vra dje në rrethana misterioze dhe që shqiptarët e njohin për procesin e gjatë dhe të pasuksesshëm gjyqësor që vijoi nga viti 2006 deri në ditët tona.

Kabllogrami i paklasifikuar si sekret, por me vulën “vetëm për përdorim zyrtar”, raporton mbi ankesën e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut për dhunën që Policia e Shtetit ka përdorur mbi Andonin. Kabllogrami ka kodin 06TIRANA578 dhe i përket majit të vitit 2006.

Subjekti: Analizat nga media dhe një OJQ nxisin hetime mbi pretendimet për dhunë të ushtruar nga policia.

1. Përmbledhje. Media shqiptare ka raportuar gjerësisht mbi aludimet se policia ka keqtrajtuar një të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe një të arratisur nga drejtësia e Shteteve të Bashkuara. Një OJQ vendase për të drejtat e njeriut dhe zyra e Prokurorisë së Shqipërisë po hetojnë mbi mundësinë e dhunës së ushtruar nga policia. Në kulmin e zhurmës mediatike mbi këtë çështje, “Amnesty International” publikoi raportin e vitit 2005, duke vënë në dukje dhunën dhe abuzimet e policisë dhe gardianëve ndaj një numri të burgosurish kriminelë. Fundi i përmbajtjes.

2. Më 19 maj 2006, Armando Andoni, (i lindur më 09 qershor 1974, i njohur edhe si Arjan Selimi apo Brian Foster Byrke), një i arratisur që kërkohet nga Shërbimi i Marshallëve të SHBA-së, u dërgua para një gjykatësi shqiptar për t’i marrë shenjat e gishtave, në mënyrë që të konfirmohej identiteti i tij. Media raportoi se në përpjekje për të shmangur marrjen e shenjave të gishtave, Andoni i hoqi të gjitha rrobat me përjashtim të të brendshmeve, me mendimin e gabuar se ai nuk do të dërgohej në atë gjendje para gjykatës. Kur u bë e qartë se ai do të dërgohej, pavarësisht lakuriqësisë së pjesshme, Andoni i rezistoi me dhunë zhvendosjes nga qelia. I gjakosur dhe vetëm me të brendshme, Andoni u dërgua më në fund para gjykatësit, por gjykatësi refuzoi të kryejë procedurën e shenjave të gishtave. (Shënim: I lindur në Shqipëri, Andoni dhe familja e tij u vendosën në SHBA në vitin 1986. Më 1998-n, Andoni u arrestua në Miçigan për shpërndarjen e afërsisht 1 mijë kg marijuanë. I liruar me kusht, ai u arratis nga SHBA-ja. Pasi u kthye në Shqipëri, ai mori emrin Arjan Selimi. (Fundi i shënimit)

3. Më 22 maj, Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut lëshoi një deklaratë publike për të denoncuar atë që e përshkroi si përdorim me tepri të dhunës kundër Andonit, një akt të cilin ajo e karakterizoi si dhunim të të drejtave të njeriut. GSHDNJ-ja kreu hetimin e vet mbi këtë çështje dhe doli në përfundimin se plagët e Andonit nuk mund të ishin vetëshkaktuar, siç ishte sugjeruar nga policia.

Elsa Ballauri, drejtoresha ekzekutive e GSHDNJ-së, na tha ne se organizata e saj ishte e shqetësuar mbi mungesën e profesionalizmit nga policia shqiptare dhe veçanërisht nga përdorimi i tepruar i dhunës mbi të dyshuarit. Ballauri tha se një jurist e ka vizituar Andonin në qelinë e tij pas incidentit dhe doli në konkluzionin se ai ishte rrahur rëndë, duke i shkaktuar plagë edhe në pjesën e pasme të trupit. Pas deklaratës së GSHDNJ-së, Prokuroria e Tiranës hapi hetime mbi ngjarjen.

4. Raporti i “Amnesty International” i vitit 2005 vuri në dukje faktin se një pjesë e të burgosurve kanë raportuar se kanë rënë pre e dhunës apo abuzimit gjatë shoqërimit, arrestimit apo në burg. I publikuar më 24 maj, raporti tregoi se vetëm në pak raste policët dhunues janë dënuar.

5. Edhe para aksidentit me gjurmët e gishtave, çështja “Andoni” ka krijuar një sensacion në median lokale, kur një video e Andonit dhe të dashurës së tij Inis Gjoni (një personalitet shqiptar gjysmë e famshme), qarkulloi me bollëk. Videoja, e marrë nga celulari i Andonit, tregon çiftin e zhveshur duke thithur një pluhur të bardhë (që prezumohet se ishte kokainë). Avokati mbrojtës i Andonit ka rënë në përfundimin se këto imazhe u shpërndanë në mënyrë të gabuar në publik nga prokurorët në një përpjekje të hapur për ta vënë atë të siklet.

6. Mbulimi i gjerë i aludimeve për abuzim nga media, ngritja e çështjes nga OJQ-të lokale të të drejtave të njeriut dhe hapja e hetimeve mbi policinë tregojnë, ndoshta në mënyrë anektodike se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e aftë të monitorojë dhe luftojë me forcat e veta abuzimet me të drejtat e njeriut. Për më tepër, raporti i “Amnesty International” dhe aludimet për keqtrajtimin e Andonit nënvijëzojnë nevojën për një trajnim më të mirë dhe profesionalizëm më të lartë brenda sistemit të drejtësisë penale. Trajtimi i keq i të arrestuarve dobëson besueshmërinë e qeverisë së Shqipërisë, veçanërisht kur ajo po ecën në drejtimin e duhur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 
Lajme Shqip Monday, 26 September 2011 20:07

Fakte të reja po dalin në dritë pas vrajses së Arjan Selimit. Burime zyrtare për Lajmeshqip.com bëjnë me dije se kohët e fundit viktima kishte kërkuar mbrojtje nga drejtësia pasi mësohet se ai kishte vendosur të bashkëpunonte me drejtësinë për të ndihmuar në luftën kundër trafikut të narkotikëve.

Arjan Selimi i njihte mirë skemat e funksionimit të rrugëve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe dhe pas daljes nga qelia kishte vendosur të bënte jetë të rregullt dhe dëshironte të mos kishte më probleme me drejtësinë dhe kërkonte të dilte njëherë e përgjithmonë nga qerthulli i trafikut të narkotikëve.

Mesa duket edhe njëherë drejtësia shqiptare e ka lënë në baltë një person i cili kishte vendosur t’i jepte një dorë asaj në betejën e vështirë kudër trafikut të narkotikëve.

Atentati ndaj Arjan Selimit

Në orët vona të mbrëmjes së të hënës në periferi të Tiranës është ekzekutuar Arjan Selimi gjatë një atentati.

Ngjarja është regjistruar pranë parkut të autobuzëve dhe nga të shtënat mësohet se ka mbetur i plagosur edhe nje 15 vjeçar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Sipas të dhënave të para kufoma e Selimit, 37 vjeç u gjet i pajetë poshtë një pallati 8 katësh, ndërsa dëshmitarë pohojnë se janë dëgjuar disa të shtëna armësh në zonë.

Dyshohet se Arjan Selimi ka tentuar të hipte në një automjet në momentin që është sulmuar me armë. Në vendgjarje janë gjetur 6 gëzhoja, por do të jetë ekspertiza nga kriminalistika që do të përcaktojë llojin e armës së përdorur për ekzekutim.

Plumbave të atentatorëve të Selimit nuk i ka shpëtuar një tjetër person, shoqërues i Arjan Selimit. Një 15 vjeçar është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak me plagë zjarri, por jashtë rrezikut për jetën.

Selimi i gjykuar nga drejtësia…

Arjan Selimi i njohur ra në pranga pas operacionit të koduar “Kompas”, i zhvilluar në 23 qershor të vitit 2004 në Shqipëri, SHBA, Itali dhe Kosove. Në pranga ranë më shumë se 40 persona, por vetëm 8 prej tyre u akuzuan për “trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike”.

Drejtues i rrjetit u cilesua Arjan Selimi, i cili u dënua me 16 vjet heqje lirie.

Lidhja disa vjeçare me Inis Gjonin

Selimi njihet edhe si partneri  i regjizores dhe showgirl-it shqiptare, Inis Gjoni, e cila pret një fëmijë nga i ndjeri Arjan Selimi. Gjoni dhe Selimi zyrtarizuan lidhjen e tyre të gjatë të dashurisë pak muaj më parë kur i ndjeri u lirua nga burgu ku vuante dënimin për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

 
Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 05:10

Atё qё e mohoi mё shumё, atё e pranon pёr bashkёshort.

Sipas njё burimi tё fshehtё, thuhet se regjizorja, prezantuesja Inis Gjoni ka marrё propozimin pёr martesё pikёrisht nga mashkulli qё ka dashur mё shumё nё jetё.

Dhe bёhet fjalё pikёrisht pёr Arjan Selimin, i cili është akuzuar nga drejtësia shqiptare për trafik ndërkombtar të lëndëve narkotike dhe si pasojë e kësaj akuze është dënuar me 16 vjet heqje lirie. Vendimi për dënimin e Selimit dhe anëtarëve të tjerë të grupit “Kompas” është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit për shkak të shkeljeve të rënda proçeduriale që janë gjetur gjatë gjykimit. Vetëm para pak muajsh Selimi është liruar për arsye se kishin përfunduar afatet e paraburgimit.

Dhe pikёrisht ai ka realizuar njё ceremoni familjare pёr regjisoren e shumё pёrfolur. Nё prani tё familjarёve tё saj ai i ka bёrё propozimin, tё cilin bukuroshja nuk e ka pranuar pasi unaza mungonte. Por ende pa e pёrfunduar ankesёn e saj, vjen puthja e tij nga ku del edhe unaza e shumёpritur. Pasi mori puthjen dhe unazёn mund tё imagjinoni edhe pёrgjigjen e saj.

Ajo i ka thёnё “Po!” Propozimit pёr martesё tё Arjanit.