Lajme Shqip Friday, 10 February 2012 14:59

Franfurt-Është dënuar me burgim të përjetshëm shqiptari nga Kosova Arid Uka, në lidhje me vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në Gjermani.

Ngjarja ndodhi në 2 mars të vitit të kaluar në aeroportin e Frankfurtit.

22 vjeçari i cili ka lindur në Kosovë por është rritur në Gjermani u dënua për dy akuza për vrasje dhe tre për tentativë vrasje.

Dy ushtarët amerikanë të vrarë po udhëtonin nga Britania e Madhe për në bazën ajrore në Ramstein pranë Frankfurtit.

Dy ushtarë të tjerë u plagosën rëndë nga incidenti, ndërsa ishte bllokimi I policisë gjermane që e pengoi Ukën të qëllonte një ushtar të pestë në kokë.

Gjatë gjyqit, Uka deklaroi se është radikalizuar nga videot propagandistike xhihadiste në internet.

Prokurorët thanë se ai donte të vriste ushtarët sepse po shkonin ti bashkoheshin misionit të NATO-s në Afganistan.

Megjithatë trupi gjykues arriti në përfundimin e Uka nuk ka patur kontakte me asnjë grup islamik. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 20 January 2012 08:30

Berlin-Një gjykatë gjermane ka vendosur shtyrjen e vendimit kundër kosovarit Arid Uka, i cili ka pranuar vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në një aeroport të Franfurtit vitin e kaluar, për të dëgjuar më shumë dëshmi lidhur me çështjen.

Lajmi konfirmohet nga mediat gjermane, sipas së cilave gjykata kërkon të dijë më shumë lidhur me një raportim në një gazetë gjermane se 21 vjeçari, Arid Uka me origjinë nga Kosova është parë në vbitin 2010 në një dhomë lutjesh të fondamentalistëve islamikë në qytetin boshnjak të Zenicës.

Një hetues federal ka hedhur dyshime lidhur me këtë fak duke dëshmuar në gjykatë së nuk ka prova që Arid Uka të ketë kapërcyer kufirin në Bosnje. Veç kësaj, Uka ka deklaruar para gjykatës se raportimet janë të gabuara.

Vendimi pritet të jepet tani mes 30 janarit dhe 10 shkurtit në mënyrë që gjykata të marrë në pyetje autorin e këtij lajmi. Uka u arrestua në vendin e krimit menjëherë pas sulmit dhe pranoi vrasjet sapo nisi procesi. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 09 January 2012 14:41

Prokurorët gjermanë kanë kërkuar burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova, Arid Uka, i cili akuzohet për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Prokurori federal i tha gjykatës në qytetin e Frankfurtit, se 21-vjeçari Uka mund të ballafaqohet me dënimin maksimal për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë, më 2 mars të vitit 2011.

Arid Uka hapi zjarr në grupin e ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, në aeroportin e Frankfurtit, ndërsa ishin duke udhëtuar për në Afganistan.

Ndërkohë, vrasjet janë konsideruar si të motivuara nga ekstremizmi islamik në Gjermani. Por, prokurorët besojnë se Arid Uka, që është i lindur në Mitrovicë në Kosovë, por është rritur në Gjermani, ka vepruar i vetëm dhe nuk i ka takuar ndonjë grupi terrorist.

Ndërkohë vendimi për 21-vjeçarin pritet të jepet më 19 janar.

 
Lajme Shqip Monday, 19 December 2011 19:32

Frankfurt-Një psikolog ka thënë se Arid Uka, shqiptari nga Kosova që vrau dy ushtarë amerikanë në Aeroportin e Frankfurtit në fillim të këtij viti, është mendërisht i aftë dhe mund të mbahet përgjegjës për veprimet e tij.

Psikologu Norbert Lejgraf dëshmoi të hënën në një gjykatë shtetërore të Frankfurtit, se 21 vjeçari Arid Uka, me origjinë nga Kosova, nuk vuante nga ndonjë sëmundje mendore në kohën kur kreu vrasjet.

Uka përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet nën dy akuzat për vrasje dhe tri pika tjera të akuzës për tentim vrasje.

Nën ligjet gjermane, gjykata duhet të shqyrtojë të gjitha provat. Verdikti final pritet të merret më 19 janar.

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 22 June 2011 09:32

New York – Prokurori federal nga New Yorku zyrtarisht ngriti aktakuzë kundër Arid Ukës, i cili në aeroportin e Frankfurtit në mars të këtij viti vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë.

Uka tani është në paraburgim në Gjermani, pasi që e pranoi vrasjen. Përfaqësues të prokurorisë refuzuan ta komentojnë mundësinë që ai të riatdhesohet në SHBA.

Aktakuza është për vrasje dhe për tentativë vrasje. Derisa ka shtënë, ai ka thirrur “Allahu ekber”. Uka bëhet e diutr se nuk ka qenë i ndërlidhur me çfarëdo qoftë organizate terroriste.