Lajme Shqip Wednesday, 25 July 2012 18:55

Mitrovicë – Përfaqësuesit e tri shoqatave të serbëve të Kosovës nesër në Beograd do t’i dorëzojnë presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, dhe kryeministrit Ivica Daçiq peticionin me 27 mijë nënshkrime të serbëve të Kosovës, me të cilin kërkohet anulimi i marrëveshjeve të arritura ndërmjet Beogradit e Prishtinës, në dialogun në Bruksel.

Një nga organizatorët e nënshkrimit të peticionit, Vlladimir Rakiq ka thënë se kërkesa për anulimin e marrëveshjeve do t’i dorëzohet edhe kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, raporton agjencia Beta.

Tri shoqatat e serbëve konsiderojnë se marrëveshjet e Brukselit janë antikushtetuese. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 11 July 2012 20:46

Prishtinë – Përfaqësues të disa shoqatave serbe në Kosovë kanë deklaruar se do të nisin mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion përmes të cilit do të kërkojnë prishjen e të gjitha marrëveshjeve mbi Kosovën, të arritura në bisedimet mes Beogradit e Prishtinës në Bruksel.

Përfaqësuesit e shoqatave “Solidariteti serbo-slloven, “Atdheu” dhe “Serbia e Vjetër” kanë njoftuar në një konferencë për gazetarë në veri të Mitrovicës se nënshkrimi do të fillojë të enjten, transmeton REL.

Përmes peticionit thuhet se do t’i kërkohet presidentit të Serbisë, qeverisë e Kuvendit që të prishë të gjitha marrëveshjet, meqë sipas tyre, përmes tyre shuhen institucionet serbe ne Kosovë. Në bisedimet e zhvilluara mes Kosovës e Serbisë në Bruksel janë arritur shtatë marrëveshje. (LajmeShqip.com)