Lajme Shqip Monday, 19 August 2013 15:15

Carlos Tevez ka lavdëruar trajnerin e Juventusit Antonio Conten. Sipas sulmuesit argjentinas, trajneri italian i ngjanë legjendës së Manchester Unitedit, Sir Alex Fergusonit.
“Ai është si Fergusoni, sepse ai është një fitues. Conte, sikurse Sir Alex, nuk lënë asgjë në dorë të fatit”, ka deklaruar ish sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Cityt, shkruan Express.
Tevez, gjatë kësaj vere u transferua në ekipin torinez nga ekipi anglez Manchester United. Argjentinasi, të dielën mbrëma fitoi Superkupën e Italia me Juventusin, pasi dërmuan Lazion (4:0).