Lajme Shqip Wednesday, 12 October 2011 17:19

Nuk është hera e parë që ai flet me dashuri për martesën e tij 15 vjeçare me aktoren Melanie Griffith.

Sërish ai ka folur të përjavshmen “Grazia” dhe pa përtesë i është përgjigjur pyetjes së gazetarit, se çfarë ka e bërë këtë martesë që të zgjasë kaq gjatë, ndër përjashtimet për martesat hollivudiane.

“Mund t’ju duket përgjigje banale, por ne thjeshtë duhemi! Kemi qenë aq të zgjuar sa të kuptojmë që jeta në çift ndryshon. Nuk duhen ndjekur emocionet e muajve të parë , kur gjithçka është e ëmbël, por të kuptosh që edhe nëse pasioni venitet, fiton shumë harmoni, qetësi dhe mirëkuptim reciprok.”

Një e vërtetë jo vetëm në botën e kinemasë, por edhe jashtë saj. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 23 September 2011 16:29

I dashuruar me partneren e tij në filmin “Two Much”, Melanie Griffin që vitin 1995, ai tregon se martesa e tyre 15 vjeçare e ka bërë lidhjen e tyre më të fortë.

Ata nuk i kanë fshehur kurrë problemet e tyre, si ato të çdo çifti normal. Gjatë gjithë jetës së saj, Melanie ka luftuar ndaj varësisë së medikamenteve dhe këtë e ka bërë me mjaft guxim. 51 vjeçari ka thënë në një intervistë për revistën AARP:

“Ne kemi patur po aq problem sa çdo kush. Kurrë nuk e kemi fshur këtë gjë! Kemi qënë të hapur rreth varësisë që Melanie ka patur ndaj medikamenteve. Ajo i ka kapërcyer problemet e saj mjaft bukur. Nuk e dija se ajo ishte aq e fortë! Kjo gjë më bën ta dua atë edhe më shumë, pasi ajo ka qënë një luftëtare si një luaneshë… dhe ja arriti qëllimit. ‘Rrëshkitja’ e saj e fundit ishte vetëm para tre vitesh, por kjo gjë neve na lidhi edhe më shumë.”

Ndërsa Griffin 54 vjeçare ëshë shprehur:

“Fillova të pija qetësuesë kur lëndova gjurin gjatë skiimit dhe më pas vazhdova që t’i pija edhe pa arsye. Fëmijët e dinin; Dakota dhe Stella më paralajmëruan… Në atë kohë Antonio ndodhej në Londër dhe unë shkova në një klinikë rehabilitimi për tre muaj; m’u deshën 10 ditë për t’u çtoksikuar.”

Antonio Banderas tregon se çelësi i rehabilitimit ka qënë terapia familjare, ku përfshihen të gjithë, sëbashku me tre fëmijët: vajzën e tyre 15 vjeçare Stella dhe dy fëmijët e Melanie-së nga martesa e parë, Alexander 26 dhe Dakota 21 vjeçe. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 26 May 2011 15:09

Mediat nuk kanë qenë në dijeni të asgjëje deri sa vetë aktori ka rrëfyer gjithçka.

Aktori spanjoll që në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës është shfaqur në formë të mirë ka dhënë një intervistë për revistën e përmuajshme “OK”.

“Ju tregoj publikisht për herë të parë se që dy vitet e fundit kam zbuluar se kisha një tumor në shpinë. Me përjashtim të familjarëve dhe miqve të mi më të mirë, kam preferuar që ta kaloj këtë makth vetëm.” – ka thënë ai.

Banderas është ndërgjegjësuar për këtë tumor shumë rastësisht ndërsa fshihej mbasi kishte bërë banjë. Që nga ai moment është drejtuar tek doktori për kontroll.

“Dy ditë mbas kontrollit të parë e gjeta veten në sallën e operimit për të hequr këtë tumor. Siç më ka rrëfyer kirurgu, ishte një masë vërtetë e madhe sa grushti i një dore. Fatmirësisht ai rezultoi një tumor beninj.”

“Shëndeti është mbi gjithçka. Unë luftova kundër sëmundjes time dhe pata fatin të shpëtoj. Por jo të gjithë kanë të njëjtin fat. Prandaj për këtë arsye dua ta mbyll këtë intervistë duke dhënë një këshillë… Kushtojini vëmendje trupit tuaj; prekeni dhe palpojeni dhe për dyshimin më të vogël vraponi për tek mjeku. Çdo diagnozë e parakohshme do t’ju shpëtonte jetën.”

Kështu e ka mbyllur intervistën e tij Banderas duke i dhuruar gazetarit një buzëqeshje të trishtueshme. Përpos këtyre problemeve që shumëkush mundet t’i ketë kaluar, fatmirësisht ai ka shpëtuar. (LajmeShqip.com)