Lajme Shqip Friday, 13 December 2013 14:00

hqipMinistri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn ka deklaruar se vendi i tij mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Asselborn ka bërë një deklaratë të tillë gjatë takimit që ai pati me homologun shqiptar, Ditmir Bushati,.

Gjatë qëndrimit në Luksemburg, Bushati ka zhvilluar dhe një takim me Komisionin për Politikat e Jashtme në parlamentin e këtij vendi.

Bushati i ka shprehur urime homologut të tij për formimin e qeverisë së re të këtij vendin dhe mirënjohje për mbështetjen drejtë integrimit në BE, raporton shekulli.

Asselborn ka garantua votën pro të Luksemburgut në vendimin e javës ë ardhshme në Këshillin e BE-së, ku do të diskutohet për statusin e Shqipërisë.