Lajme Shqip Wednesday, 02 October 2013 17:47

Prishtinë- Aeroporti “Adem Jashari” dyshohet se është nën kërcënimin e një bombe. Kështu të paktën ka njoftuar policia e Kosovës e cila menjëherë është nisur për në vendin e ngjarjes.

PK përmes një komunikate ka njoftuar janë marrë të gjitha masat e duhura për ta zgjidhur këtë situatë dhe se nuk ka vend për panik.

“Ju informojmë se Policia e Kosovës ka pranuar një informacion ende të pakonfirmuar i cili ka të bëjë me dyshimin për mjet shpërthyes në Aeroportin ndërkombëtar ” Adem Jashari” në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e PK-së.

“Pas pranimit të këtij informacioni të pakonfirmuar Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore duke angazhuar të gjitha njësitet relevante policore për trajtimin e rasteve të kësaj natyre, me qëllim të verifikimit dhe preventivës.

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjitha Institucionet dhe Agjensionet tjera të sigurisë duke përfshirë edhe njësitet emergjente në kuadër të Aeroportit Ndërkombëtar ” Adem Jashari” në Prishtinë”, thuhet më tej në komunikatë.

Ende nuk dihet saktë, se për çfarë lloj bombe bëhet fjalë dhe ku saktësisht është e vendosur ajo, prandaj për të gjitha detajet do të njoftoj më vonë Policia e Kosovës. /Zëri/