Lajme Shqip Sunday, 26 May 2013 15:46

 

Suedezi Johan Anderson, që piktoroi Amy Winehouse, ka bërë edhe një portret tjetër një ylli të njohur të industrisë së show bizit. Dy javë pasi Angelina Jolie rrëfeu për luftën e saj me kancerin në ankand do të hidhet portreti i saj pa gjinj.

Portreti i Jolie, vaj në pëlhurë, siq shkruan në New York Daily News, pritet të arrijë çmimin me shifër prej 22.000 dollarë. Të ardhurat që do të sigurohen nga shitja e portretit, do të dhurohen për qëllime bëmirësie.
Piktori Anderson, ka sqaruar se ajo që Angelina Jolie ka bërë për të ishte shumë personale, meqë edhe nëna e tij kishte pasur kancer në gjinj.

“Nëna ime ka pasur kancer në gjinj kur isha vetëm 15 vjet”, tha Anderson.
Ai poashtu tregoi që është nxitur nga lajmi se me çfarë është ballafaquar Jolie, dhe kështu ka vendosur të pikturojë portretin e saj.

“ Lajmi se çfarë bëri Angeline më ka shqetësuar dhe më shtyri ta bëj këtë portret.”

 
Lajme Shqip Wednesday, 15 May 2013 22:10

Angelina Jolie ka ndërmarrë një hap të guximshëm duke intervenuar me mastektomi të dyfishtë  për shkak të rrezikut të madh nga krijimi i kancerit, hap ky që u komplimentua nga njerëz nga anë e mbanë bota.

Por, babai i saj Jon Voight thotë  se ai e ka vizituar vajzën e tij dhe gjithë familjen e saj disa ditë më parë

pa ditur asgjë, derisa ka hyrë në suplementin e shoubizit në New York Times, ku mësoi për operimin e vajzës së tij.

“Dashuria dhe adhurimi për vajzën time nuk mund të përshkruhen me fjalë. Unë e kam parë atë dy ditë më herët me djalin tim Jamie. Ne të gjithë kemi qenë bashkë për ditëlindjen e tij. Aty ishte edhe Brad dhe fëmijët. Por, unë nuk e kam ditur. Nuk e kam vërejtur. Unë këtë e mësova të martën në mëngjes. Isha i befasuar sikur të gjithë dhe tejet u preka me mënyrën se si e ka menaxhuar situatën”, u shpreh babai Angelinas.

Brad Pitt, partneri i Jolie, tha që vendimi i gruas së tij ishte “ plotësisht heroik “, dhe se ai dëshiron që ajo të ketë një “jetë të gjatë dhe të shëndetshme” sëbashku me familjen e tyre.

“Jam me shumë fat që kam një partner, Brad Pitt, I cili është I dashur dhe mbështetës”, tha Jolie.

 
Lajme Shqip Tuesday, 14 May 2013 21:41

Ylli Hollivudian,  Angelina Jolie,  zbulon se i është nënshtruar një mastektomie të dyfishtë për të parandaluar rrezikun e zhvillimit të kancerit, pasi ishte ballafaquar me rrezikun e lartë të kancerit në gji. Poashtu ka konfirmuar se përpos kancerit në gji kishte të konstatuar edhe rrezikun për zhvillim të kancerit  në vezore.
Në një artikull të publikuar sot në të përditshmen New York Times, me titullin “Zgjedhja ime mjekësore” , aktorja 37 vjeçare ka zbuluar vendimin e saj.
Angelina Jolie tha se mjekët e kishin informuar atë se e ka gjenin e “gabuar” të njohur si BRCA1 i cili rrit shanset e zhvillimit të sëmundjes, dhe se ballafaqohet me 87% të rrezikut për kancer në gji dhe pothuajse 50% rrezikun e kancerit ovarian, edhe pse rreziku është i ndryshëm tek  çdo rast.
Jolie ka thënë për New York Times që, me nënshtrimin e këtij operacioni, çdo gjë ka qenë më e lehtë  për të bindur të gjashtë fëmijët e saj se nuk do të vdesë e re nga kanceri, siç ka vdekur  e ëma në moshën 56 vjeçare.
Jolie deklaroi se gjasat për zhvillimin e kancerit të gjirit tash janë zvogëluar në vetëm 5%, meqenëse, ajo mori vendimin të jetë proaktive dhe të ballafaqohet me mastektomi të dyfishtë.

“Unë zgjodha që të bëj publike historine time sepse ka shumë gra të cilat nuk janë të vetdijshme se janë të rrezikuara nga zhvillimi i kancerit” thotë Jolie duke i kujtuar botës se 458.000 gra vdesin nga kanceri i gjirit çdo vit.

 
Lajme Shqip Friday, 12 October 2012 19:40

Paris – Brad Pit thuhet se ka marrë një honorar marramendës prej shtatë milionë dollarësh që të paraqitet në një reklamë të re të parfumit të shtëpisë së modës “Chanel”.

Marka e famshme franceze ka shpenzuar një total prej rreth 10 milionë dollarësh për reklamat në SHBA dhe shtatë milionë dollarë për të angazhuar një nga yjet më të dëshirueshme të hollivudit, Bred Pit, si yllin e reklamave të veta për parfumin “Chanel No.5”.

“Ne besojmë që  kjo fushatë moderne dinamike do të bëjë që njerëzit të mendojnë në një mënyrë krejtësisht ndryshe rreth No.5,” shpjegoi Andrea d’Avack për mediat.

Pit është mashkulli i parë që do ta promovojë parfumin e famshëm ndërsa fushata reklamuese duhet të fillojë në mes të tetorit.

“Kjo është hera e parë që ne kemi një mashkull që flet në lidhje me parfumin e femrave. No.5 është parfumi ynë kryesor dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë shumë investime për ta mbajtur atë në nivele të larta,” përfundoi d’Avack. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 25 September 2012 13:36

Nju-Jork – Disa thashetheme po qarkullojnë në lidhje me shëndetin e Angelina Jolie. Mendohet se ajo vuan nga Hepatiti C. Sipas revistës “National Enquirer”, partnerja e Brad Pit vuan nga Hepatiti C, sëmundje te cilën e ka marrë në kohën e rinisë kur abuzonte me tatuazhet apo drogën.

Një burim ka thënë për revistën: “Brad mendon se problemet shëndetësore te Angit vijnë si pasoje e stresit te madh, por miqtë mendojnë se ka diçka edhe më të keqe, ajo mund të jetë prekur nga Hepatiti C.”

Burimi pohon gjithashtu se vizita ne Siri tek refugjatët u shkurtua për shkak të “dhimbjes së madhe të kokës dhe dehidratimit  “.

Revista “National Enquirer” shton gjithashtu se Jolie është në listën e pritjes për një transplant mëlçie. Stafi i saj ka reaguar menjëherë. Zëdhënësja  e saj ka deklaruar se ky lajm është i rremë dhe se dobësimi i Angelinës vjen nga udhëtimet e shumta dhe lodhja në sheshxhirime.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 10 August 2012 15:45

Sipas burimeve të tabloidit britanik ‘The Sun’, Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë shkuar në Francë së bashku me familjarët e tyre. Thuhet se të ftuarit janë tani në kështjellën e tyre në Francë, përfshirë edhe prindërit e aktorit Pitt, Jane dhe Bill.

Por më shumë se sa prindërit e aktorit, mediat bëjnë çudi me praninë kaq shpejt nga koha kur është thënë se do të mbahet ceremonia, e dizenjatorit të unazës së fejesës së Jolie, Robert Procop i cili ka mbërritur në kështjellën franceze të çiftit në të njëjtën kohë me familjarët e afërt të çiftit. Në fakt është thënë se ata janë bërë bashkë aty për të shënuar 50-vjetorin e martesës së prindërve të Pitt, por njerëzit lokalë raportojnë se duket një përgatitje për dasmë më shumë se sa një festë familjare.

Një tjetër burim i cituar nga “The Sun” thotë se meraku i Pitt që gjithçka të jetë gati është shumë i madh dhe se tanimë në shtëpinë e tyre në Francë gjenden edhe bizhuteritë e aktores, Jolie. Çifti i të famshmëve, që janë takuar në sheshxhirimin e filmit “Mr and Mrs Smith’ në vitin 2005, janë prindër të 6 fëmijëve dhe e zyrtarizuan fejesën e tyre në muajin prill.

Plani i tyre ka qenë për një ceremoni tepër të vogël në kështjellën e tyre Miraval në Jug të Francës. Të ftuarit e tyre thuhet se nuk do të jenë më shumë se 20 persona, ku ndër ta do të jetë edhe aktori George Clooney, që është miku më i mirë i Brad Pitt.

 
Lajme Shqip Tuesday, 24 July 2012 21:25

SHBA – Brad Pitt do të veshë së shpejti petkun e një komandati ushtrie evropiane, duke pushtuar mediat e Ballkanit falë rolit të ri në serilain më të ndjekur turk “Sulejmani i Madhërishëm”

Aktori hollivudian do të paraqitet në shtatë pjesë të serialit të famshëm turk. Timor Savçi, producent i këtij seriali që ka pushtuar televizionet në Ballkan, ka konfirmuar lajmin për gazetarin e njohur televiziv, Sabaha Jukselu Altugu.

Siç shkruajnë mediat turke, aktori amerikan për këtë rol ka kërkuar 2 milionë dollarë, ndërsa produksioni “Tims” ka pranuar t’i paguajë këtë shumë aktorit.

Mediat turke shkruajnë se, në rast se Brad Pitt e refuzon rolin, atëherë si zëvendësues shihet Mel Gibson. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 06 July 2012 15:45

Pavarësisht se djali i saj njihet si një ndër mbështetësit më të mëdhenj të presidentit amerikan, Barack Obama, kjo gjë nuk e ka penguar zonjën Jane Pitt të dalë kundër preferencave politike të të birit duke sulmuar kreun e Shtëpisë së Bardhë.

“Para se të zgjidhni që të mos votoni për një njeri që mbështet familjen e shëndoshë, me morale e parime të larta, me eksperiencë në biznes dhe që është kundër abortit dhe martesave të të njëjtit seks, por vetëm sepse është një mormon është një gabim i madh. Të gjithë ata që zgjedhin të mos votojnë, në fakt votojnë për kundërshtarin e Romney, ose më saktë votojnë për Barack Hussein Obama, një person që deklarohet si liberal në favor të vrasjes së fëmijëve që s’kanë lindur ende dhe në favor të martesës mes homoseksualëve”, thuhet në një letër të dërguar nga zonja Jane për Springfield News-Leader.

Letra e mamasë së Brad Pitt mori shkas nga komenti i një lexuesi i cili argumentonte se nuk mund të votonte dot Mitt Romney-n në zgjedhjet e nëntorit pasi ai ishte një mormon (baza e zgjedhësve republikanë, evangjelistë dhe kristianë tradicionalë i quajnë mormonët si të krishterë jo të vërtetë).

Jane Pitt mbyll letrën duke theksuar se nuk është me besim mormon, por se ndaj të njëjtat bindje politike dhe morale me Mitt Romney-n.

 
Lajme Shqip Thursday, 28 June 2012 08:05

Angeline Jolie është shumë e zënë me punë këto kohë pasi është duke punuar për filmin e saj më të ri ‘Maleficient’. Këto kohë aktorja nuk gjen kohë jo vetëm për veten, por as për familjarët e saj.

Por janë ata që kanë gjetur kohë për të qëndruar me aktoren pasi dje dy nga fëmijët e saj e kanë vizituar Angeline në sheshxhirimet e saj.

Binjakët Vivienne dhe Knox janë sjellë që të qëndrojnë pak kohë me nënën e tyre në pushimin mes skenave që ajo ka pasur.

37 vjeçarja ka pasur një look shumë të çuditshëm sepse në përshtatje me rolin ajo mbante një palë brirë të gjatë, por duket se këto nuk i kanë trembur binjakët e vegjël të cilët duken njëlloj të afeksionuar më nënën e tyre.

Ajo dukej shumë e kënaqur që vajza dhe djali i saj kishin shkuar ta vizitojnë.

 
Lajme Shqip Wednesday, 20 June 2012 11:00

Angelina Jolie ka pësuar një shndërrim rrënjësor për të luajtur rolin e shtrigës Maleficient, në filmin “Bukuroshja e Fjetur”.

Aktorja 37-vjeçare do të jetë pjesë e adaptimit për kinema të versionit Disney të filmit të vitit 1959. Në lidhje me kostumin e saj, Jolie theksoi: “Po provojmë gjëra të ndryshme, por brirët duhen medoemos.”

Filmi do të përqendrohet në ngjarjet që çuan në “ngurtësimin” e zemrës së shtrigës deri në atë pikë sa mallkoi vogëlushen Aurora (Bukuroshen e Fjetur), që interpretohet nga Elle Fanning.

Angelina deklaroi për ‘EW’: “Nuk është një personazh anti-princeshë. Do të paraqesim një grua epike dhe shpresoj që në fund të dalin në pah cilësitë e saj të mira. Ajo kërkon të mbrojë veten dhe e bën këtë në mënyrë agresive. Shtriga e kësaj përralle është një person i mrekullueshëm, por nuk është perfekte.”

Sipas përrallës Bukuroshja e Fjetur, Maleficient u zemërua sepse nuk ishte e ftuar në pagëzimin e princeshës së vogël dhe mallkoi vajzën që të shponte gishtin në tezgjah dhe të vdiste kur të mbushte 16 vjeç.