Lajme Shqip Monday, 18 July 2011 12:33

Uruguaji-Peru dhe Venezuela-Paraguaji. Këto janë dy çiftet gjysëmfinaliste të Copa America, të cilat askush, madje as ekspertët më të mëdhenj të futbollit botëror, nuk kanë mundur t’i parashikojnë.

Të katër skuadrat gjysëmfinaliste të këtij kompeticioni futbollistik kanë ardhur deri këtu pas befasive të njëpasnjëshme: Uruguaji i Deigo Forlanit e eliminoi Argjentinën e Lionel Messit, Paraguaji i Santa Cruzit e eliminoi Brazilin e Gansos dhe të Neymarit, Peru Kolumbinë, kurse befasinë e fundit e shkaktoi Venezuela, duke e eliminuar mbrëmë vonë Kilin.

Në ndeshjen e fundit Në ndeshjen e fundit çerekfinale, në orët e para të mëgjesit të sotëm (sipas kohës evropiane)Venezuela ka arritur të kalojë në avantazh në minutën e 35′ me anë të Vizcarrondo, duke e mbyllur pjesën e parë me këtë gol.

Me fillimin e pjesës së dytë ka barazuar Kili me anë të Suazos në minutën e 70′ por Venezuela u kujdes për surprizën, duke shënuar në minutën e 81′ me anë të Cichero dhe me këtë rezultat mbaron ëndrra e ekipit të Kilit duke ju bashkuar Brazilit dhe Argjentinës.
Yjet e gjigandëve amerikano-latinë, Lionel Messi, Neymar, Ganso, janë vënë në qendër të kritikave të medias, ndërkohë që në heronjë të vërtetë janë shndërruar bartësit e ftireve historike të skuadrave jofavorite, që erdhën në gjysëmfinale, veçanërisht portierët e Uruguajit dhe të Paraguajit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 16 July 2011 11:41

Lojtari më i mirë në botë ka kërkuar që të ndalen kritikat ndaj tij sa herë që ndodh diçka me përfaqësuesen.

“E dua këtë fanellë dhe sa herë që e vesh e bëj me entuziazëm. Do ta vesh sa herë që të mundem e nuk do të tërhiqem kurrë”, ka thënë ylli argjentinas, Lionel Messi.

Kthesa ka ardhur në ndeshjen ndaj Kostarikës. “E dija që do të ishim përmirësuar. Në ndeshjen e fundit lëvizëm mirë dhe arritëm të gjenim hapsirat e nevojshme. Kur luaj në qendër arrij të gjej hapsira më të mëdha, por këtë herë që isha i spostuar shkoi më mirë. Na duhet të vazhdojmë kështu, të gjithë e ëndërrojnë Kupën e Amerikës dhe ne e dimë se sa e rëndësishme është të fitosh një trofe. Por nga ana tjetër të gjithë duhet të kuptojnë se futbolli amerikanojugor është rritur dhe ekziston një ekuilibër mes skuadrave. Të gjitha skuadrat janë përgatitura taktikisht dhe hapësirat janë të vogla”.

Mesi ka besim edhe pse kundërshtari i radhës është Uruguaji. “Janë shumë të fortë. Kanë lojtarë me nivel të lartë sidomos në sulm. Për këtë arsye ne duhet të jemi të kujdesshëm e të mos krijojmë boshllëqe. E rëndësishme është që të luajmë ashtu si dimë më mirë, duke kontrolluar topin shpejtë e njëkohësisht duke krijuar hapsira te kundërshtarët pasi edhe ne kemi lojtarë me shumë nivel të lartë”.

 

 
Lajme Shqip Friday, 15 July 2011 11:33

Në ndeshjen “për jetë a vdekje”, Brazili u kualifikua mbrëmë në çerekfinalen e Copa America, falë dy yjeve “kareokë”, Neymar dhe Pato.

Gjigandët e futbollit botëror e mposhtën Ekuadorin me rezultat 4:2, për të marrë vizë në garat e mëtejme të këtij evenimenti të rëndësishëm në çerdhen e futbollit, Amerikën e Jugut.

Nga i njëjti grup, mbrëmë është kualifikuar në çerekfinale edhe Paraguaji, që barazoi me Venezuelën, në një goleadë të vërtetë 3:3.

Në ndeshjen çerekfinale, brazilianët do të përballen po me Paraguajin, më të cilin barazuan 2:2, në një ndeshje mjaft dramatike në fazën e grupeve. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 09:37

Nuk bënë punë as yjet si Messi, Tevez, Aguero Di Maria e të tjerë. Skuadra e Argjentinës ka zhgënjyer përsëri, këtë herë përballë skuadrës së Kolumbisë pasi nuk ka arritur të shkojë më shumë se një barazim të bardhë pa gola në shtëpinë e saj.

Edhe pse me lojtarët më të mirë në botë, Argjentina nuk ka mundur të dalë në lojën e saj, pasi Kolumbia e ka dominuar komplet ndeshjen, duke e vënë në vështirësi Argjentinën në shumë raste.

Gjithçka luhej e barabartë, por rastet më flagrante për të shënuar i ka pasur skuadra Kolumbiane, e cila e ka siguruar tashmë kualifikimin pasi është kryesuese e grupit A me plot 4 pikë.

Argjentina nuk ka grumbulluar më shumë se 2 pikë, pasi edhe në ndeshjen e parë doli baraz kundrejt Bolivisë 1-1.