Lajme Shqip Friday, 02 May 2014 12:43

E ardhmja e mbrojtësit brazilian të Barcelonës, Davdi Alves duket se do të jetë Franca.Mediat spanjolle shkruajnë se reprezentuesi brazilian do tu bashkohet bashkëkombësve të tij, Thiago Silvas dhe Lucas Marquinhos tek PSG e Francës. Raportohet se Alves tashmë ka arritur marrëveshje me kampionët e Francës, derisa tani mbetet që PSG të arrijë marrëveshje me Barcelonën për blerjen e kartonit të lojtarit.

Alves, i cili me katalonasit ka fituar gjithë trofetë e mundshëm, sipas mediave iberike, në sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e PSG-së.

Ndërkohë, edhe klubi anglez, Arsenal ka shprehur interesim për mbrojtësin brazilian, por duket se Alves preferon kalimin tek skuadra pariziene.