12
 
Lajme Shqip Saturday, 01 March 2014 18:35

9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
16 December 2013 18:35
26 November 2013 14:30
21 October 2013 14:18
19 September 2013 14:03
10 September 2013 14:34
29 August 2013 17:32

Këngëtarja ekstravagante Altuna Sejdiu ka publikuar një status në faqen e saj në Facebook, ku shprehet se nuk do të jetë me pjesë e talent show-t “X-Factor Albania”. Përmes këtij postimi të gjatë Tuna falenderon bashkëpunëtorët e saj në këtë rrugëtim dhe sidomos fituesit e X-Factor 2 dhe 3, Arilenën dhe Ergin.

Ajo që vihet në dukje është se këngëtarja nuk ka përmendur në falenderimet e saj prezantuesen e programit Alketa Vejsiu dhe as nuk ka bërë të ditur të cilat janë arsyet e këtij largimi. /albeu.com/

Statusi i Tunës në Facebook:

“E kisha te veshtire ti shkruaj keto rreshta sepse lamtumirat jane gjithmone te tilla. Erdhi momenti i lamtumires me produksionin me te cilin ndava momente nga me te hidhurat deri te me te gezuarat ne karrieren time. Ja ky eshte realiteti i cdo spektakli te atyre suazave, ku derdhet ‘gjak’, ku sakrifikohet nga jeta private e secilit,qe ne fund nga pak te behet dicka e madhe ne skenen shqiptare. Dhe secilin nga keto njerez qe jane pjesë e X-sit, duke filluar nga figurat e medha qe kontribojne per artin tone e deri te asistentet vollonter aty- I dua pafund. (dhe derisa po e shkruaj k’te po bej nga ato fytyrat e mia “ready te shperthej n’lot”. Do t’doja ta shihnit tani:) Njeriu te cilit ja dedikoj kte falenderim eshte Vera Grabocka , profesori i madh i jetes time.
Ajo qe bere ti per mua tejkalon bashkepunimin tone ne x factor. Ti si njeri me keshillat e tua me bere me te forte ne boten e hidhur te showbizit.
Arilena Ara, Ergi Dini – ma keni kompletuar zemren, me keni dhene gezim me te madh nga ato qe kam perjetuar ne arritjet e mia nder vite. Do te ndihem krenare sa here qe do t’ju shoh ne jete duke ecur majave, dhe e di qe jeni ne ate rruge dhe para juve jane megasuksese te cilat do ti gezoj dhe une kudo qe do te jem.Jujeni vet merite e vetes, jeni aty ku jeni fale vetes-un vetem qellova aty, rastesisht, mu si ne foto;)( ouchhhh)
Albani,- do me mungoj humori jot i matur,
Soni: do te me mungoj faqja jote ta shtrydh pak sepse je nje njeri me zemer t’madhe, (ngaqe te njoh privatisht e them te vulosur). I love u momma dhe me padurim pres shperthimin tend ne projektet e rradhes.
Pandi – do me mungoje te dielave krahu jot i djathte qe me mban duke zbritur shkallet ne live show. (Sherim te shpejte.)
Lili Ismaili, gaforre dhe artiste e madhe, flm qe me zbukurove me duart e tua te praruara. Flm per njerezoren qe ma mundesove. Ke qene sup per te qare, per tu rrefyer, per tu keshilluar – si ‘birin/bijen” e vet , psikolog per secilin nga ne aty. Je njeri i rralle dhe une jam mirenjohese per gjithcka qe ke bere per mua.

Faleminderit X, X miliona here te dua.
Do me mungosh.”

 
Lajme Shqip Sunday, 09 February 2014 15:36

28 December 2013 14:41
16 December 2013 18:35
26 November 2013 14:30
21 October 2013 14:18
29 August 2013 17:32
16 August 2013 15:30

Këngëtarja seksi Tuna ka ndryshuar pamjen e saj duke i ngjyrosur flokët nga bionde në pink.

Padyshim se kjo është vetëm një paruke pasi mbrëmjen e kaluar ajo postoi një foto së bashku me të dashurin e saj Cozman dhe aty i shihen flokët bionde.

Ajo një ditë më parë publikoi një fotografi me Cozin ku shihen të dy me armë në duar.

Fotoja e publikuar në rrjetet sociale mbante nënshkrimin “Mr & Mrs Fenix”, duke bërë paralele me filmin e famshëm të Angelina Jolie me Brad Pitt, “Mr & Mrs Smith”./koha/ 

 
Lajme Shqip Saturday, 28 December 2013 14:41

9 February 2014 15:36
16 December 2013 18:35
26 November 2013 14:30
21 October 2013 14:18
29 August 2013 17:32
16 August 2013 15:30

Shumë e përfolura dhe e diskutuara Altuna Sejdiu ose ndryshe Tuna, duket se po përmbyll një vit shumë të suksesshëm në karrierën e saj muzikore.

Hiti i saj “Fenix”, e bëri të përjetojë dhe të prekë majat e suksesit, duke i mundësuar një agjendë jashtëzakonisht të ngjeshur, me mbrëmje dhe koncerte në të gjithë botën. Kurrsesi nuk mund të lëmë pa përmendur jetën e saj private, që duket se Tuna është e lumtur si kurrë ndonjëherë, pasi ka pranë të dashurin e saj Cozman.

Në rrjetin social Tëitter, këngëtarja ka postuar një fotografi me mbishkrimin “Zogu ma i mirë prej krejtve”, duke lënë të kuptohet se për këtë vit Tuna ka qenë “zogu” më i mirë i këtij viti. Vetë këngëtarja ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm do të sjellë një hit po aq të suksesshëm sa “Fenix”. /sh.o. 

 
Lajme Shqip Monday, 16 December 2013 18:35

9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
26 November 2013 14:30
21 October 2013 14:18
19 September 2013 14:03
10 September 2013 14:34
29 August 2013 17:32

Përgjatë gjithë verës kënga e saj në duet me Cozman, ishte ajo që u dëgjua më shumë në secilën ndejë e radio. Dhe duket se kjo është një arsye më shumë që këngëtarja nga Maqedonia ka nisur angazhimin e saj rreth realizimit të një kënge tjetër.

Se do të vijë shpejt me një tjetër projekt e ka pohuar vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale, ndërsa ka publikuar një foto në të cilën shihet ajo, Getoar Selimi e Cozman.

Ndonëse ajo nuk ka treguar se me cilin nga djemtë do ta këndojë këngën e radhës, menaxheri i Getit pat pohuar kohë më parë për Tribuna, se këngëtari që ai ka nën menaxhim dhe Tuna janë duke punuar rreth një kënge, e cila nuk dihet me saktësi se kur do të publikohet.

Se a do të jetë kënga me të parin e ‘Babastars’ apo Tuna ka në plan një tjetër duet me të dashurin, mbetet të shihet.

 
Lajme Shqip Tuesday, 26 November 2013 14:30

9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
16 December 2013 18:35
21 October 2013 14:18
19 September 2013 14:03
10 September 2013 14:34
29 August 2013 17:32

Tuna Sejdiu, këngëtarja më “in” për momentin, duket se ka marr hov pozitiv në të gjitha sferat e jetës. Po shijon famën e saj si asnjëherë më parë, duke qenë pjesë e projekteve të ndryshme televizive, duke mos lënë anash as mbrëmjet e shumta muzikore.

E dashuruar si kurrë më parë, ajo dhe Cozman, po jetojnë ditët si një çift i përkryer. Tuna, nuk lë anash asnjëherë as look-un e saj. Së fundmi ka realizuar një set fotografish, në të cilat duket seksi dhe tejet tërheqëse.

 
Lajme Shqip Monday, 21 October 2013 14:18

9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
16 December 2013 18:35
26 November 2013 14:30
16 November 2013 15:00
16 November 2013 13:50

Këngëtarja Tuna po vazhdon të ndezë sallat me performancat e saj. Së fundmi ajo po zhvillon një turne në Gjermani me të dashurin e saj, Cozman.

Në bazë të fotografive, shihet se Tuna ka krijuar një atmosferë të zjarrtë.

Së fundmi është raportuar se këngëtarja fiton mjaft edhe në bazë të klikimeve, sidomos me hitin e saj të fundit.

 
Lajme Shqip Sunday, 20 October 2013 12:08

9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
16 December 2013 18:35
26 November 2013 14:30
16 November 2013 15:00
16 November 2013 13:50

Fama që “zogu” i Tuna Sejdiut mori në klipin “Fenix”, duet i saj me të dashurin Cozman, natyrisht që ka thyer çdo rekord në muzikë, duke e shndërruar atë në objekt bisedash dhe batutash televizive jo vetëm mes fansave të saj, por edhe mes këngëtareve rivale. Fjala është për një sukses të përkthyer në para, që e bëri Tunën dhe këngën e saj më të lakuarën për këta tre muaj.

Të gjitha këngëtaret do të kishin dëshiruar të kishin një këngë si e saj, për të marrë famën e ëndërruar në vetëm pak kohë. Që nga publikimi i këngës në youtube më 26 qershor e deri tani, hiti i momentit, më i dëgjuari i verës, është klipi “Fenix” nga Tuna dhe Cozman. Pas kësaj kënge që e bëri Tunën artisten më “in” të momentit, natyrisht që filluan shakatë me etiketimin “Zogu i Tunës” dhe përmendja pa kriter e kësaj fjale e ktheu në fjalën kyç të ngacmimeve në rrjetet sociale.

Po lind pyetja se sa fitimprurës ka qenë ky hit për Tunën, Cozman dhe autorin e këngës, Getoar Selimi? Natyrisht që nëse do u referoheshim klikimeve në youtube, do të mund të bënim një përllogaritje të fitimeve që kënga “Fenix” ka mundur të grumbullojë në mbi tre muaj jetë në youtube. Deri tani janë regjistruar 12 milionë e gjysmë klikime, të cilat, të përkthyera në para, variojnë në shifrën 40 mijë USD fitime.

Për sa i përket territorit gjeografik, se ku është parë më shumë ky klip në youtube, regjistrohen vende, si: Shqipëria, Kosova, gjithë vendet e Ballkanit, për të mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), atje ku me sa duket Tuna ka fansat e saj që pëlqejnë. Aktualisht 28-vjeçarja nga Maqedonia po jeton një lidhje dashurie me reperin Cozman, dhe ishte kjo arsyeja pse ajo në klipin “Fenix” realizoi disa skena erotike me të.

Nga ana e tij Cozman, i sapoardhur nga Londra, bashkë me “Fenix” nisi një jetë të re në Prishtinë si artist, nën menaxhimin e Getoar Selimit. Tani, pas bashkëpunimit me Tunën, ai do të vizitojë Londrën si reper, pasi nesër në mbrëmje ata japin koncertin e tyre atje së bashku me Ermal Mamaqin. Ky është koncerti i tyre i radhës, në axhendën e koncerteve që ka qenë mjaft e ngjeshur krahasuar me këngëtarët e tjerë.

Vetëm pak ditë pas lançmit të “Fenix”, Tuna mori ftesë për të kënduar në qytetin e Ferizajt, në një disko të madhe që mban emrin “Diamond Club”, ku në posterat e koncertit organizatorët kishin dizenjuar zogj, për të njoftuar ardhjen e Tunës. “Fenix” bëri bujë me vargjet që këngëtarja ia dedikon vetes kur thotë; “Zogu ma i mirë prej krejtve, Zemër kushton shumë puna, Dalloj shumë prej tjerave”.

Fabula e këngës është konceptuar si një lojë dashurie me Cozman, edhe ai 28-vjeçar, me të cilin Tuna thuhet se ka nisur bashkëjetesë në Prishtinë. Ata janë duke parë për një shtëpi luksoze në Prishtinë, në zonën që quhet “Fshati turistik”. Dihet që personat që vendosin të kenë një shtëpi në atë zonë, duhet të kenë shuma të mëdha parash, pasi konsiderohet ndër zonat më të shtrenjta.

Ky mund të quhet një hap serioz për dy artistët, jeta e të cilëve është në lëvizje, edhe për faktin se ashtu si vitin e kaluar Tunës, përveç koncerteve nëpër botë, i duhet të jetë në Tiranë si anëtare jurie e “X Factor” në “Tv Klan”. “Fenix”, kënduar nga Tuna e Cozman, është i dyti hit që ka tejkaluar çdo parashikim në youtube pas klipit “Të ka lali shpirt”, në duetin e shumëpërfolur të Silva Gunbardhit me Mandin e Nishtullës.

Pas këtyre dy këngëve, parashikimet për klikime të shumta në youtube bëhen deri tani për një tjetër krijim të Getoar Selimit, këngën e tij të re me titull “E nxonme”.

 
Lajme Shqip Thursday, 29 August 2013 17:32

9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
16 December 2013 18:35
26 November 2013 14:30
16 November 2013 15:00
16 November 2013 13:50

Lidhja mes këngëtares shkupjane Tuna dhe reperit Cozman tashmë është bërë e ditur, mirëpo lajmi që po qarkullon tani në opinion flitet për një shtatzëni të mundshme. Çifti është duke bashkëjetuar tani e disa muaj, kështu që mbase edhe mund të ndodhë që Tuna të jetë shtatzënë, shkruan Z ëri.
Këtë lajm këngëtarja nuk e ka konfirmuar ende por duket se ata kanë gjetur qetësinë pranë njëri-tjetrit. Ndërkaq përkundër saj Tuna vazhdon ta fascinoj publikun me performancat e saj muzikore dhe pritet që shumë shpejt ajo të sjellë befasi në skenën muzikore.

 
Lajme Shqip Friday, 23 August 2013 18:17

9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
16 December 2013 18:35
26 November 2013 14:30
16 November 2013 15:00
16 November 2013 13:50

Labinot Tahiri i njohur si Labi, ka kritikuar përmbajtjet banale të teksteve, më saktësisht, Labi ka folur për sinonimin mes “zogut” dhe organit gjenital të femrës që është krijuar së fundmi, për shkak të këngës së Tunës dhe Cozman.

Labi nuk ka përmendur emra të veçantë, mirëpo ka thënë se “nuk do tu këndojë asnjëherë bilbilave apo zogjëve, duke aluduar me ta në shprehje banale”.

Labi gjatë një koncerti, ka kërkuar nga fansat e tij që ta duan ashtu si është, me ato këngë që këndon e që sipas tij “ato përfillin traditat shqiptare”.

Ky është mesazhi që e përcjellë Labi:

“Mos pritni që Labi rastësisht, po e këndon ndonjë këngë banale, sikurse këngët që nuk do ta përmendi atë fjalë që ju e dini fort mirë, por… zogun nuk mund ta përmendi unë, sepse… sepse… jam shqiptar dhe kam karakter shqiptar”.

“Dhe, me zakon dhe kulturë tënden nuk mund të sfidosh asnjë shtet tjetër dhe nuk mund të arrihet një shtet pa këto, ndërsa t’iu them të drejtën se pavarësisht në të ardhmen çfarë ndodh me mua dhe nëse vjen koha që Labi duhet të përdorë ndonjë fjalë banale në skenë…atë bukë fëmijëve të mi nuk ua shti në gojë”.

“Kështu që… ju nuk keni faj, sepse… ndoshta infektoheni nga disa të tjerë dhe kur vjen një njeri pavarësisht a është këngëtar apo futbollist me vlera, nuk ia dini vlerën”

“T’iu them të drejtën, ata që se duan Labin mos hajdeni të shpenzoni para, ata që e duan Labin, ejani, une jam ketu per ju”, ka deklaruar Labi.

 

video: http://www.youtube.com/watch?v=-SgdELSmxIw

 
Lajme Shqip Friday, 16 August 2013 15:30

9 February 2014 15:36
28 December 2013 14:41
16 December 2013 18:35
26 November 2013 14:30
16 November 2013 15:00
16 November 2013 13:50

Por rekordet nuk përfundojnë këtu. Ajo po triumfon edhe koncerte të përnatshme. Edhe pse Tuna thuajse çdo ditë lajmëron fansat e saj përmes rrjetit social se ku do të performojë, këngëtarja e ka postuar edhe një listë me data dhe emra të qyteteve ku është e pranishme.

Bazuar në këtë listë, shihet që Tuna qysh në fillim të korrikut e deri në përfundim të gushtit i ka vetën dy dit të lira, duke qenë kështu prezente në secilin kënd shqipfolës. Dhe me këtë shkupjania dëshmon që për këtë sezon është këngëtarja më e kërkuar shqiptare.

12