Lajme Shqip Monday, 26 December 2011 14:30

Klubi i Ajaksit ka vendosur një dënim model për tifozin 19 vjeçar që u bë protagonist në ndeshjen e ndërprerë të Kupës së Holandës mes Ajaksit dhe AZ Alkmar. Tifozi u dënua me 30 vjet përjashtim nga stadiumi pasi hyri në fushë gjatë ndeshjes në fjalë dhe tentoi të godiste portierin kundërshtar, Esteban Alvarado, duke sjellë si rrjedhojë edhe ndërprerjen e kësaj ndeshje.

Për 19 vjeçarin ishte e pashmangshme akuza e sulmit me dhunë nga forcat e policisë pasi ai tentoi të godiste me shkelm Alvaradon, ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e goditur disa herë, para se të përjashtohej me karton të kuq nga gjyqtari i takimit. Ky vendim i gjyqtarit solli largimin nga fusha e lojës të Alkmarit dhe ndërprerjen para kohe të ndeshjes. Vetëm një ditë më vonë, Federata Holandeze e Futbollit anuloi kartonin e kuq të marrë nga portieri.

Ajaksi lajmëroi avokatin e tifozit se ai kishte marrë një pezullim 30 vjeçar nga stadiumi “Amsterdam Arena”, që do të thotë se për 3 dekadat e ardhshme atij nuk i lejohet më të hyjë në stadium për të ndjekur ndeshjet e skuadrës së tij. Megjithatë, dënimi më i rëndë pritet të vijë nga gjykata e zakonshme, pasi ndaj tifozit që aktualisht po mbahet në burg, ka bërë padi vetë portieri me origjinë nga Kosta Rika. Ai e akuzon për tentative goditje dhe prishje imazhi. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 22 December 2011 18:30
 
Lajme Shqip Thursday, 22 December 2011 15:28

Ndeshja e Kupës së Holandës mes Ajaksit dhe AZ Alkmar është ndërprerë për një rast shumë të veçantë.

Kur rezultati ishte 1-0 për skuadrën e Ajaksit, një tifoz ka hyrë në fushën e lojës dhe ka sulmuar portierin e Alkmar, Esteban.

Ky i fundit nuk ka përtuar dhe ia ka kthyer, duke e goditur disa herë me shkelma. Por për këtë gjest, ai është ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes. 

Skuadra e Alkmar ka protestuar ndaj këtij veprimi, duke quajtur vetëmbrojtje atë që ka bërë portieri dhe për rrjedhojë, pas urdhrit të trajnerit Gertjan Verbek, ka braktisur fushën e lojës. Ja edhe video e incidentit në fjalë…