Lajme Shqip Tuesday, 23 April 2013 16:24

SPANJE – Dy persona të dyshuar për terrorizëm dhe që kanë lidhje me arrestimet e anëtarëve të al-Kaidës në Saragozza dhe Murcia, në Spanjë, besohet të kenë lidhje edhe me terroristët e Bostonit, të cilët organizuan atentatin në Maratonën e qytetit, njoftuan burime policore spanjolle.
Kjo hipotezë u ngrit nga policia spanjolle, sipas të cilës profili i tyre ”është shumë i ngjashëm me atë të dy personave përgjegjës për atentatin më të fundit të kryer në Maratonën e Bostonit”, njoftohej në faqen e internetit të gazetës spanjolle ”El Pais”.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 05 February 2013 19:56

Dokumenti prej 16 faqesh, që nuk dihet se si është nxjerrë, jep arsyet se përse qeveria ka të drejtë të përdorë avionë pa pilot për të goditur persona të dyshuar si anëtarë të al-Kaidës.

Aty thuhet se “një zyrtar i lartë i mirinformuar” duhet që së pari të ketë arritur në përfundimin se personi i vënë në shënjestër përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për një sulm të dhunshëm kundër Shteteve të Bashkuara.” Dokumenti specifikon gjithashtu se fjala është për rastet kur kapja e personit është e pamundur dhe shton se goditja e tij duhet të përputhet me parimet e ligjeve të luftës.

Të hënën, disa senatorë amerikanë i dërguan një letër Presidentit Barack Obama ku i kërkonin që ai t’i paraqiste Kongresit dokumentet ligjorë sekretë në të cilat përcaktohen kompetencat e tij për të vrarë shtetas amerikanë në operacionet e antiterrorit jashtë vendit. Ligjvënësit thanë se këto dokumente u nevojiten për ta mbikqyrur si duhet ekzekutivin.

Sulmet amerikane me avionë pa pilot kundër personave të dyshuar si anëtarë të al-Kaidës janë shtuar. Në disa prej këtyre sulmeve janë vënë në shënjestër shtetas amerikanë, duke përfshirë personat e dyshuar si operativë të al-Kaidës, Anwar al-Awlaki dhe Samir Khan. (VOA/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 24 January 2013 13:59

Por disa qeveri të huaja, shtetasit e të cilave u vranë në këtë ngjarje, kanë shtruar pyetjen nëse Algjeria mund ta kishte shmangur një numër kaq të madh viktimash. Analisti afrikano-verior Kader Abderrahim, profesor në Institutin për Studimet Politike në Paris, shkon më tej, duke e quajtur operacionin një dështim.

“Ajo që mund të them me siguri tani është se imazhi i qeverisë algjeriane në botë është dëmtuar. Tani e dimë se ky regjim nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë asnjëherë. Brutaliteti është politika që ndiqet, kjo është e gjitha”.

Por të tjerë besojnë se çdo kritikë ndërkombëtare do të fashitet me shpejtësi. Monsouria Mokhefi, që drejton programin për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore në Institutin francez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare thotë se askush nuk duhet të çuditet nga reagimi i Algjerisë.

“Çdokush që di dicka rreth regjimit algjerian nuk mund të priste asgjë tjetër veçse një përgjigje të ashpër, të fuqishme dhe brutale. Kjo ka qënë gjithmonë veçori e forcave algjeriane kur janë përballur me terrorizmin – dhe atyre u është dashur të përballen shpesh me të gjatë dy dekadave të fundit.”

Në vitet 90, Algjeria u zhyt në në luftë civile të përgjakshme që vuri përballë qeverinë e mbështetur nga ushtria kundër ekstremistëve islamikë. Dhjetra mijëra njerëz u vranë. Ndonëse presidenti Abdelaziz Bouteflika u përpoq për një të ashtuquajtur ripajtim civil pas zgjedhjes së tij në vitin 1999, plagët e konfliktit vazhdojnë. Mijëra njerëz ende figurojnë të zhdukur. Algjerianët e thjeshtë fajësojnë islamikët dhe forcat e sigurimit të qeverisë. Ja ç’thotë analisti Mokhefi:

“Këto grupe të reja ekstremiste u sollën në mendje të gjithëve se megjithëse lufta civile përfundoi 10 vjet më parë, megjithëse është ndjekur politika e pajtimit civil nga Bouteflika, terrorizmi është ende gjallë dhe ende i aftë për të sulmuar… dhe e bëri këtë në zemër të Algjerisë.”

Incidenti i pengjeve, thotë analisti Mokhefi, mund të çojë gjithashtu në një përgjigje më aktive të Algjerisë ndaj terrorizmit jashtë kufijve të saj, duke filluar me Malin fqinj.
 
William Lawrence, drejtor i projektit për Afrikën Veriore në Grupin Ndërkombëtar të Krizave mendon njëlloj. Kriza e pengjeve ka sjellë një të papritur tjetër, thotë ai – një afrim mes Algjerisë dhe ish kolonizatores së saj, Francës, e cila po ndihmon Malin të luftojë ekstremistët.

“Nga 15 apo 20 vendet e përfshira në konfliktin në Mali, Franca ishte në një anë të spektrit dhe Algjeria në anën tjetër për sa i takon asaj se çfarë duhet bërë. Algjerianët donin një qasje më të butë, me më shumë negociata, ndërsa francezët një përgjigje më të shpejtë dhe më të fuqishme dhe tani Agjeria dhe Franca duket se janë afruar dhe kanë të njëjtën qasje.”

Në Agjeri, politikanët e opozitës i kanë kritikuar operacionet ushtarake. Por shume algjerianë të thjeshtë, që shpesh kritikojnë qeverinë e tyre, e kanë vlerësuar reagimin e ushtrisë. Kriza e pengjeve mund të ketë përfunduar, por fundi i betejës së Algjerisë kundër terrorizmit duket se është ende larg.(VOA/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 19 January 2013 14:32

SHBA – Zyrtarët amerikanë thonë se operacionet e forcave algjeriane kundër ekstremistëve që po mbajnë pengje pranë kufirit me Libinë vazhdojnë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Skot Stërn, na informon nga Shtëpia e Bardhë.

Sekretarja e Shtetit, Hillati Klinton, tha se gjendja në Algjeri është “tejet e vështirë dhe e rrezikshme”. Ajo foli dje për të tretën ditë radhazi me Kryeministrin e Algjerisë, Abdelmalek Sellal.

“Ai e bëri të qartë se operacionet e tyre ende vazhdojnë, se gjendja është e paqëndrueshme dhe se pengjet janë në rrezik në disa instanca. Por në interes të sigurisë së tyre, unë nuk do të jap asnjë hollësi të mëtejshme për momentin”.

Forcat algjeriane sulmuan dje impiantin e gazit natyror, ku ekstremistët mbajnë peng disa dhjetra të huaj dhe qindra algjerianë. Nuk dihet ende se kush ka nën kontroll dhe çfarë pjese të objektit dhe sa njerëz janë vrarë në luftime.

Sekretarja Klinton tha se i bëri thirrje kryeministrit algjerian “që të tregohet sa më shumë kujdes për mbrojtjen e pengjeve”. Por tashmë është bërë e qartë se ka patur viktima.

“Shtetet e Bashkuara u shprehin ngushëllimet e tyre të gjitha familjeve, të cilat kanë humbur të dashurit e tyre në këtë sulm brutal dhe ne jemi thellësisht të shqetësuar për ata që janë ende në rrezik”.

Agjencia shtetërore algjeriane e lajmeve thotë se rreth 100 pengje të huaja janë liruar, por për 30 të tjerë ende nuk dihet gjë. Ndër ata që ende mbahen peng në impiantin e gazit janë amerikanë, britanikë, japonezë, norvegjezë, rumunë, filipinas, francezë, malianë dhe austriakë.

E pyetur nëse administrata Obama e kritikon vendimin e Algjerisë për të sulmuar pengmarrësit, sekretarja Klin ton tha se “askush nuk e di më mirë se algjerianët se sa mizorë janë këto grupe”.

“Le të mos harrojmë, kemi të bëjmë me një akt terrorist. Autorët e rrëmbimeve janë terroristë. Ata janë personat që sulmuan objektin, kanë marrë peng algjerianë dhe të tjerë nga e gjithë bota, të cilët po bënin punën e tyre të përditshme. Dhe është me rëndësi tejet esenciale që ndërsa ne punojmë për të zgjidhur këtë situatë të rëndë, me vazhdojë të zgjerojmë dhe thellojmë bashkëpunimin kundër terrorizmit”.

Ekstremistët algjerianë thonë se sulmuan impiantin e gazit natyror në hakmarrje për ndërhyrjen ushtarake franceze kundër kryengritësve në Malin fqinje. Ata kanë kërcënuar se do të ndërmarrin sulme të tjera kundër objektivave perëndimore. Pengmarrësit në Algjeri janë të lidhur me kryengritësit në Mali si pjesë e grupit terrorist al-Kaeda në Maghreb-in islamik.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 17 January 2013 12:37

Algjeri (PLOTESUAR) – Një operacion i pasuksesshem i ushtrisë algjeriane per lirimin e disa dhjetera pengjesh, punonjes te nje impinati gazi ne Algjerine juglindore shkaktoi vdekjen e 49 personave, 35 pengjeve dhe 14 rrembyesve, konfirmuan pasditen e se enjtes mediat nderkombetare.

Agjensia Algjeriane e Lajmeve informoi se kater pengje jane liruar, por pranoi se operacioni eshte shoqeruar me “humbje te konsiderueshme jetesh”, pa saktesuar nje numer ekzakt.
Rrjetet e medha nderkombetare, si “BBC”, “CNN” apo agjensite “AFP”, “ANSA” e “RIA Novosti” percaktojne te gjitha ne 35 numrin e pengjeve te vrare deri ne oren 17:00.

Aktualisht, ushtarët algjerianë po mbajne të rrethuar impiantin në afërsi të lokalitetit Ain Amenas, të cilin militantët e pushtuan ditën e mërkurë, pasi vranë një shtetas britanik dhe një algjerian.
Militantët thanë për mediat lokale se forcat ushtarake algjerianë kishin hapur zjarr nga ajri. Sipas raporteve te para te pakonfirmuara, dyshohet se vrasja e pengjeve ndodhi kur autoritetet qelluan nje autobus, me te cilin pengmarresit po perpiqeshin te largoheshin nga rrethimi i forcave speciale se bashku me pengjet. Ministri i Brendshëm algjerian Daho Ould Kabila tha më herët se pengmarrësit ishin algjerianë që vepronin nën urdhërat e Mokhtar Belmokhtar, një ish-komandant i Al Kaedës në degën e Magrebit Islamik.
Edhe një banor lokal tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se ka pasur shumë viktima.
Nderkohe, nje agjensi lajmesh ne Mauritanine fqinje informoi se me militantet e mbetur gjalle mbeten ende edhe shtata pengje, ndersa operacioni i forcave speciale algjeriane eshte ende ne zhvillim.
Ne total, besohet se militantet pengmoren 45 persona, midis te cileve amerikane, britanike, japoneze, franceze, norvegjeze dhe malajziane. Midis punonjesve te impiantit te gazit te rrembyer ndodheshin edhe disa vendas, por ata u lane te lire ne vijim prej pengmarresve.
 (T.CH/LajmeShqip.com)

***********************************************************

ALGJERI – Forcat e sigurisë rrethuan dje një zone gazi në lindje të Algjerisë, ku një grup islamikësh lidhur me rrejetin Al-Kaeda mbante peng 41 persona dhe kërkonte ndërprerjen e ndërhyrjes ushtarake franceze në Mali. Shtetas nga SHBA, Japonia, Franca dhe Britania e Madhe bëjnë pjesë mes pengjeve, sipas rrëmbyesve.

”Edhe shtetas aziatikë janë gjithashtu pjesë e pengjeve”, sipas një prej pengjeve, cituar nga televizioni ”France 24”.Ministri algjerian i Brendshëm, Dahou Ould Kablia, përjashtoi çdo negociatë me pengmarrësit, pasi kishin njoftuar se sulmi i djeshëm, ndjekur nga marrjet peng, kishte shkaktuar dy të vdekur, një britanik dhe një algjerian. ”Autoritetet nuk i përgjigjen kërkesave të terroristëve dhe refuzojnë çdo negociatë”, theksoi ai. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 05 October 2012 18:24

Londër – Kleriku radikal mysliman, i cili mbahej në Britani, do të ekstradohet në SHBA për t’u përballur me akuzat për terrorizëm, ka vendosur Gjykata e Lartë në Londër.

Avokatët e Abu Hamzës, 54 vjeç, kanë dështuar në përpjekjen e tyre të fundit për të ndaluar ekstradimin e tij për shkaqe shëndetësore.Katër të dyshuar të tjerë për terrorizëm gjithashtu do të dorëzohen në SHBA.

Kleriku, i lindur në Egjipt, ka ardhur në Britani për herë të parë në vitin 1979. Ai ka qenë disa herë në burg dhe ka luftuar në një betejë të gjatë kundër ekstradimit të tij në SHBA.Hamza u arrestua për herë të parë në Britani, me kërkesën e SHBA-së, në maj të vitit 2004, raporton rel.

Gjyqtarët refuzuan edhe apelet e Babar Ahmadit, Syed Ahsanit, Khaled Al-Fawwazit dhe Adela Abdul Baryt, dhe thanë se ata duhet të ekstradohen menjëherë.

Hamza është i kërkuar në SHBA për një numër akuzash që lidhen me terrorizmin, përfshirë marrjen peng në Jemen, në vitin 1998, dhe planet për ngritjen e një kampi për trajnim të militantëve islamikë në shtetin amerikan të Oregonit.

Në javën e kaluar Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg, konfirmoi se në rast të ekstradimit në SHBA nuk do të shkeleshin të drejtat e njeriut të Hamzës.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 05 October 2012 17:28

SHBA – Alarmin për një rigjallërim të lëvizjeve fondamentaliste islamike e raportoi ditën e premte në një kryeartikull e përditshmja amerikane “Wall Street Journal”, përcjellë nga rrjeti “CNN”.

Në javët kaotike pas revolucionit egjiptian, me mijëra të burgosur arritën të arratiseshin.

Midis tyre, disa qindra ishin militantë islamikë, të cilët u bashkuan me radhët e organizatave militante.

Shumë prej tyre, ishin xhihadistë të përndjekur nga regjimit autoritar i Presidentit Mubarak, të vendosur për t’u hakmarrë për kalvarin e vuajtjeve të tyre në burg.

Një situatë e ngjashme shënohet në Libi, ku në shtator në një sulm ndaj konsullatës amerikane u vra edhe ambasadori në vend, në vendet e tjera të Afrikës Veriore dhe Lindjen e Mesme.

Sipas gazetës, përballë një prurje të tillë të paprecendet të militantëve, organizatat perëndimorë të inteligjencës, mbi të gjitha “CIA” dhe “Mossad”-i izraelit janë duke përjetuar vështirësi të mëdha në ndjekjen, vëzhgimin dhe përgjimin e aktiviteteve të militantëve.

Paralajmërimi i “Wall Street Journal” vjen vetëm një ditë pasi në një intervistë për një të përditshme bullgare, një klerik radikal i njohur për afrimitetin e tij me Al-Kaedën, kërcënoi vendet e Ballkanit me sulme terroriste në të ardhmen e afërt. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 05 October 2012 11:51

Bulllgari -Lideri radikal islamik, Omar Bakri, ka paralajmëruar shtetet ballkanike për lëshimin e aksioneve kundër tyre, këto deklarata ai ia ka bërë në një intervistë të publikuar ditën e enjte në gazetën bullgare “24 Chasa”.

Sipas klerikut radikal, i cili për pothuajse 20 vite banoi në Londër, Ballkani është një territor që i përket islamit.

“Kur islami hyn në një territor, ai shtet shndërrohet në islamik, prandaj është detyra jonë që t’i çlirojmë popujt islamik të Europës, siç është Spanja, Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja janë të gjitha vende islamike”, deklaroi Bakri.

Ai ka thënë se, edhe Bullgaria, nga ana e saj, për shkak të bashkëpunimit me Izraelin dhe dërgimin e trupave në pushtimin e Afganistanit dhe Irakut, është një shënjestër e ligjshme për t’u goditur.

Bakri, i cili jetoi në Londër për 20 vjet, i është hequr e drejta për t’u rikthyer në Britani pasi u largua nga vendi pas sulmeve terroriste të vitit 2005 në autobusët e Londrës. Besohet se ai ka lidhje të forta me eksponentë të lartë të Al-Kaedës.  Bakri ka kërcënuar Spanjën, pasi e ka cilësuar se është një vend islamik, për shekujt që ka kaluar nën rendin mysliman. Policia spanjolle dje arrestoi një 21-vjeçar në Palma de Majorka, me dyshimin se po organizonte një sulm me bombë ndaj universitetit të ishullit. I dyshuari u arrestua pasi policia arriti të zbulonte se ai kishte porositur dhe marrë mbi 140 kilogramë përbërës për ndërtimin e eksplozivëve.

Në një ditar personal, u zbuluan shkrime të tij në të cilat shprehte urrejtjen ndaj shoqërisë dhe ku e konsideronte veten të gatshëm për të vdekur në një sulm. Besohet se plani i të riut ishte të vendoste një numër bombash artizanale në të gjithë kampusin e universitetit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 16 September 2012 11:59

SHBA – Al Kaeda në gadishullin arabik u ka kërkuar myslimanëve që të vazhdojnë manifestimet kundër filmit anti-Islam dhe ka kërkuar që të sulmohen ambasada të tjera amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Perëndimore.

Lajmin e bën të ditur Site, faqja e internetit me bazë në Shtetet e Bashkuara që monitoron aktivitetet e grupeve xhihadiste në web.

Sipas të njëjtit burim, Al Kaeda ka deklaruar se sulmi ndaj konsullatës amerikane në Bengazi, në lindje të Libisë, ishte një hakmarrje për vrasjen e numrit 2 të organizatës, Abu Yahya al Libi.

“Vdekja e Al Libit ka stimuluar entuziazmin e djemve të Omar al Mokhtar, në Libi, që të hakmerren ndaj atyre që u tallën me profetin tonë”, njofton dega jemenase e Al Kaedës.

Nga sulmi i ndodhur në konsullatën amerikane në Bengazi humbi jetën ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Christopher Stevens, një punonjëse e stafit të selisë diplomatike dhe dy marinsa që merreshin me sigurinë.

Ekspertë amerikanë të anti-terrorit deklaruan që atë ditë se tallja e Islamit përmes filmit kontroversi kishte shërbyer vetëm si diversion që organizata terroriste të sulmonte ambasadën.

Ndërkohë, është zbuluar se filmi anti-Islam është xhiruar në sheshet që përdoren për xhirimin e filmave hollivudianë dhe për serialet televizive.

Sipas “Hollywood Reporter”, pamjet janë filmuar pjesërisht në sheshxirimin e serialit “JAG” dhe në një shesh në Santa Klarita, të përdorur për filmin “Iron Man” dhe serialin “CSI”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 01 May 2012 08:30

SHBA – ‘Pew Research Center’ nga SHBA ka kryer një sondazh në pesë vende muslimane: Egjipt, Turqi, Jordani, Liban dhe Pakistan duke vlerësuar pikëpamjet e vetë muslimanëve në lidhje me Al-Kaedën.

Sipas sondazhit muslimanët e shohin organizatën terroriste me një sy negativ, madje edhe vetë banorët e Pakistanit, vend ku para një viti u vra Osma bin Laden.

Në Egjipt 71% e të anketuarve kanë një qëndrim kritik ndaj Al- Kaedës, në Turqi përqindja rritet në 73, në Jordani 77, kurse në Liban 98%.

Në Pakistan 55% e njerëzve janë kundër Al-Kaedës, 13% e mbështesin, kurse 30% nuk janë deklaruar.

Pikërisht një vit me parë, forcat amerikane vranë Bin Ladenin, liderin e organizatës më të madhe terroriste dhe ky sondazh sipas organizatorëve qëllimisht përkon me këtë datë.

Po ashtu, hulumtuesit kanë thënë se gjatë proçesit të anketimit janë përballur me rreziqe të ndryshme në disa zona të Pakistanit.