Lajme Shqip Tuesday, 11 March 2014 15:55

Aleksandar Vulin i ka bërë homazhe ish Presidentit serb dhe liderit të Partisë Socialiste, Slobodan Miloshevic, i cili vdiq tetë vjet më parë teksa ishte duke u gjykuar për krime lufte në Tribunalin e Hagës.

Vulin së bashku me delegacionin e partisë së tij, teksa po vizitonin Pozherevacin sot, u deklaroi gazetarëve se ai ishte këtu për t’i shprehur nderimet Milosevicit, Presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, në historinë e Serbisë, transmeton Express.

Ai shtoi se Milosevic ishte mbrojtës i Serbisë në kohë të vështira “kur shpëtimi i saj ishte vënë në pyetje”.

 
Lajme Shqip Tuesday, 07 January 2014 20:07

Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin pas dështimit për të hyrë në Kishën Ortodokse në Gjakovë, është inatosur deri në atë pikë sa ka fyer qytetarët të cilët protestuan para kishës.

“Gjakovarët nuk janë njerëz. Ndoshta kanë qenë shqiptarë, nuk e di, por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë”, ka thënëVulin për Radio Televizionin e Serbisë.

Ministri për Kosovën në qeverinë e Beogradit po ashtu ka bërë thirrje te komuniteti ndërkombëtar që të punojnë më shumë për sigurimin e të drejtave të serbëve në Kosovë.

 

 
Lajme Shqip Friday, 01 November 2013 21:23

Graçanicë-  Zëvendëskryeministri i Sebisë, Aleksandar Vuçiq, pas arritjes në Grçanaicë deklaroi se fillimisht erdhi këtu në mesin e serbëve, e pastaj do të vizitojë manastirin e Graçanicës, ndonëse Prishtina “më ka urdhëruar” skenarin e kundërt, meqë vizitën e tij e konsideron fetare. 

Vuçiq i ka këshilluar serbët të jenë të “mençur”. “Të luftojmë s’mundemi, as duam, puna jonë është që në paqe të sigurojmë ardhmërinë për  fëmijët tanë”. 
Vulin ndërkaq nuk ka ardhur me “uniformë”, raportojnë mediet serbe, por me sako të zezë e këmishë të murme. 
 Në Graçanicë Vuçiq e Vulin me suitën kanë mbështetur Iniciativën Qytetare “Srpska”. 
 Medat e Beogradit raportojnë për prani të numrit të madh të Policisë së Kosovës, nga dy së paku në çdo 20 metra, por njoftohet edhe për prani të policisë së EULEX-it dhe pjesëtarë të KFOR-it. 
Vuçiq, duke u bërë thirrje serbëve të dalin në zgjedhjet e tree nëntorit, ka thënë se  “tani po zgjedhim në mes të mundësive dhe të mbijetesës së popullit serb, nga njëra anë, dhe të të kaluarës dhe të të ardhmes shumë të pasigurt dhe të zhdukjes së popullit tonë, nga ana tjetër”.   
Ministri Selakoviq citohet të ketë thënë se “kush nuk është për listen ‘Serbska”, s’është për Serbinë.  /Koha/’
   

 
Lajme Shqip Thursday, 31 October 2013 14:21

Prishtine-  Ministri pa portfol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, nesër do të hyjë i papenguar në Kosovë. Kjo pasi Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka tërhequr urdhër-arrestin e lëshuar ditë më parë. Tërheqjen e urdhër-arrestit për Vulinin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, njofton KTV. \Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një deklarim të tij për media, ka lënë të kuptohet se Vulin nuk do të arrestohet. Por, problem për kryeministrin është mënyra se si vishet zyrtari i Qeverisë serbe për Kosovën. “Gjithmonë kemi thënë se Vulin duhet të vijë si njeri, si njeri i civilizuar. Si njeri i paqes dhe duke iu përmbajtur standardeve për mirëkuptim dhe afrim, e jo me uniformë të paramilitarit”, ka thënë kryeministri në një intervistë për televizionin e Sarajevës, BHT1. Kur është pyetur direkt nëse do të arrestohet nëse e keqpërdor vizitën, Thaçi u përgjigj shumë ngjashëm. “Vulini ka provuar të hyjë në Kosovë si paramilitar, dhe është e qartë se kjo nuk është e lejueshme. Nëse hyn në mënyrë joligjore, si paramilitar, ju premtoj se do të arrestohet dhe do të përballet me ligjin”, ka thënë Thaçi.

 
Lajme Shqip Sunday, 27 October 2013 11:47

Beograd- Nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksander Vuçiç viziton Kosovën më 31 tetor, tri ditë para zgjedhjeve lokale, shkruan gazeta serbe Novosti.

Sipas gazetës serbe, Vuçiç do të këmbëngulë që në Kosovë të vijë së bashku me ministrinserb pa portofol, AleksanderVulin, për të cilin, drejtësia kosovare ka lëshuar një urdhër arrest dhe ka hapur procedurën hetimore.

Sipas Novostit, kreu shtetërorserb po përgatitet për një aksion diplomatik të fuqishëm në Brukselin zyrtar në mënyrë që javën që vjen t’u mundësohet të gjithë përfaqësuesve politikë të Beogradit hyrje pa pengesa në Kosovë dhe pjesëmarrje në fushatën zgjedhore.

Po kështu Serbia pret që BE të dënojë deklaratën e kryeministrit turk Erdogan i cili në Prizren ka thënë se “Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi”

 
Lajme Shqip Saturday, 27 July 2013 11:55

Beograd- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se nuk do të zbatohet asnjë marrëveshje me Prishtinën nëse rol ekzekutues nuk ka EULEX-i. 
Këtë deklaratë ai e dha për agjencinë serbe të lajmeve ”Tanjug”, gjatë vizitës së tij në Prizren.
”Asnjë marrëveshje nuk është e vlefshme në qoftë se nuk ka rol ekzekutiv të EULEX-it. EULEX-i në Kosovë nuk ka ardhur me vullnetin e Prishtinës, por të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të Republikës së Serbisë dhe nga Kosova vetëm ashtu mund të shkojë”, ka thënë Vulin.

 
Lajme Shqip Tuesday, 04 June 2013 16:53

Mitrovicë – Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Aleksandër Vulin, ka qëndruar për  vizitë në Zubin Potok, me ç’rast ka thënë se serbët në Kosovë, duhet të ndërmarrin çdo veprim në bashkërendim me Beogradin.

“Serbët në Kosovë duhet që çdo aktivitet që ata bëjnë, ta bëjnë duke njoftuar qeverinë e tyre”, ka thënë Vulin në Zubin Potok, transmeton Tanjug.

Vulin ka vizituar në veri të Kosovës disa riparime rrugësh të cilat janë duke u bërë nga investimet e Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe. 

 
Lajme Shqip Saturday, 01 June 2013 15:07

Beograd – Ministri serb i Drejtësisë dhe Administratës Publike, Nikolla Selakoviq, dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, kanë nisur vizitën dyditore në Kosovë.

Sipas mediave serbe, ata kanë takuar sot të punësuarit në organet gjyqësore në veri të Mitrovicës.
Vulin ka thënë se ai dhe Selakoviq ndodhen në Kosovë “për të treguar se shteti i Serbisë nuk braktis popullin e tij dhe as këtë hapësirë”.
Mediat në Beograd shkruajnë se Selakoviq dhe Vulin do të qëndrojnë edhe në Shtërpcë dhe Deçan.