12
 
Lajme Shqip Monday, 24 March 2014 14:42

Vetëvendosje ka publikuar fotografitë e martesës së liderit të saj, Albin Kurti. Pak ditë më parë, mediat nga Kosova raportuan se Kurti u martua me norvegjezen Rita Augestad Knudsen.

Kurti kishte një lidhje që prej shumë kohësh me norvegjezen Knudsen.

Ata ishin parë së bashku, kohë më parë edhe në një aheng.

 
Lajme Shqip Monday, 27 January 2014 18:51

Deputeti i AAK-së, Ramiz Kelmendi thotë se e ka paditur Albin Kurtin për shkak të rrënimit të autoritetit të grupit Elkos. Në një konferencë për media organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, Kelmendi dhe kryetari i AKB-së Agim Shahini, kërkuan që bizneset të lihen të lirë dhe të mos politizohen. 

Deputeti Kelmendi tha se e ka paditur Albin Kurtin për shkak se ka rrënuar autoritetin e grupit Elkos. “Sidomos në kohën kur grupi Elkos është në kërkim të mjeteve financiare prej 100 milionë euro nga BERZH dhe Banka Botërore në funksion të zhvillimit të kompanisë në tregun e Shqipërisë, të Maqedonisë e të Malit të Zi dhe ngritjen e punëtorëve që i kemi nga 2200 në 6000 dhe mendojmë që deri në vitin 2017-2018 qarkullimi ynë do të jetë mbi 1 miliardë euro dhe vetëm qarkullimi me Shqipërinë do ta kapërcejë qarkullimin që sot e ka shteti shqiptar me Kosovën.”

Kelmendi përmendi edhe kërcënimet që i kanë ardhur nga personi të cilit ia ka blerë pronën dhe kritikoi prokurorinë se nuk po merret me rastin. “Kërcënimi që më ka bërë me jetë, duke pasur edhe dëshmitarë dhe është për të ardhur keq që prej sot e kësaj dite asnjë organ hetues i prokurorisë nuk më ka ftuar dhe unë kam cekë qartë se po bëhet tash edhe një vit që e kam blerë pronën nuk kam pasur guxim të konfrontohem me njerëz të cilët qëndrojnë aty të armatosur”.

Kelmendi ka marrë mbështetje nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini, i cili kërkoi që edhe për çështjen e hetimeve ndaj privatizimeve, të shtohet kujdes gjatë deklaratave publike.

“Nëse e ka bërë të paligjshëm institucionet do ta vërtetojnë jo deklarimet. Dhe të tjerët qohen e thonë se ka bërë edhe kjo kompani, edhe ai apo ky person. Janë joparimore deklarimet, janë me ngarkesa politike dhe këtë ne dëshirojmë që të mos bëhen me ngarkesa politike por me fakte”.

Ndryshe, padia e sotme e Kelmendit ndaj kryetarit të Vetëvendosjes, vjen pas padisë që Vetëvendosje kishte bërë në adresë të Ramiz Kelmendit për shpifje. /rtk/

 

 
Lajme Shqip Sunday, 15 December 2013 13:07

Prishtinë- Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e  XII të Këshillit të Përgjithshëm të saj, ku mes tjerash është folur edhe për zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në Kosovë. 

Lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, ka thënë se 2014-ta është vit shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe se vitin e ardhshëm duhet të ngjallet shpresa për zhvillim.

“Sfidat për Vetëvendosjes në vitin 2014 nuk do të jenë vetëm elektorale. Si dhuratë për vitin e ri duan të shesin PTK-në, ndërkaq në vitin e ardhshëm t’i vazhdojnë ulëset e rezervuara përtej planit të padrejtë të Ahtisaarit. Kurse, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ta sjellin në kuvend Listën Serbe, një formacion ky çetnik e i përbërë prej çetnikëve. Në Listën Serbe nuk janë thjesht serbë, ata janë çetnikë”, ka thënë Kurti para të pranishmëve. 

Kurti ka thënë se Vetëvendosje ka pasur të drejtë kur ka protestuar kundër mbajtjes se seancës për ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë, kur janë vendosur pano me parulla në kuvend kundër amnistimit, siç është shprehur ai, të kriminelëve serbë.

“Deputetët dhe analistë e regjimit merreshin aq shumë atëbotë me ne, e tash ja ku i kemi çetnikët në pushtet në nëntë komuna të Kosovës. Kur ne thoshim se po sajohet Republika Serbe në Kosovë, na shanin e na fyenin e zgërdhiheshin; tash të gjithë po thonë se Republika Serbe është rrezik fort i mundshëm, por kjo është tepër pak, tepër vonë dhe aspak e sinqertë”, ka thënë Kurti.

Ai u ka bërë sërish thirrje të gjitha subjekteve politike dhe po ashtu deputetëve që t’u thonë ‘jo’ ulëseve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, pasi që, sipas tij, në atë mënyrë do t’i thoshin po demokracisë.

“U thoni jo çetnikëve të Listës Serbe se kështu i thoni po republikës dhe historisë sonë. I thoni jo Qeverise Thaçi, sepse kështu i thoni po popullit dhe ardhmërisë se fëmijëve tuaj”, ka thënë mes tjerash Kurti në mbledhjen e XII të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosje./koha/

 
Lajme Shqip Wednesday, 13 November 2013 00:58

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, kanë marrëdhënie shumë të mira dhe respekt të ndërsjelltë. Ai ka thënë, se me Krasniqin janë takuar disa herë kohëve të fundit, ku kanë diskutuar temat e rëndësishme politke dhe të tjera në vend, dhe se për shumicën prej tyre ndajnë mendime të njëjta. “Ne shpesh kemi mendime të njëjta për temat e rëndësishme, siq është privatizimi i PTK”-së, ka thënë Kurti në një intervistë në RTV21. 

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se deputetët e tij, do ta mbrojnë kryeparlamentarin nga tentim shkarkimi i tij eventual. Sipas kreut të Lëvizjes së Vetëvendosje, partia në pushtet ka shprehur tendencë për ta shkarkuar kryeparlamentarin nga posti i tij, sepse ata nuk duan të lejojnë pushtet parlamentar, por pushtet qeveritar.

 
Lajme Shqip Tuesday, 22 October 2013 10:15

Albin Kurti nuk e kurseu Hashim Thaçin as në vendlindjen e këtij të fundit në Skenderaj, duke e kritikuar për korrupsion dhe pazare me Serbinë, gjatë një tubimi elektoral me përkrahësit e tij në këtë komunë. 

Por se ta kritikosh Thaçin në Skenderaj nuk është aq e pëlqyeshme, iu dëshmua Kurtit me të dal në qytet. Një qytetar e ofendoi atë, duke e sharë me nënë. Por Kurti nuk reagoi, dhe situata kaloi me aq. Për ta parë këtë, mund ta shikoni videon e lajme të Klan Kosova, në minutën 15:34.

 
Lajme Shqip Thursday, 15 August 2013 17:12


Prishtinë – Lëvizja për Bashkim e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se është parti politike e pandershme sikur krejt të tjerat që për të ardhur në pushte nuk zgjedh mjete.
“Gjithashtu, LB konsideron se loja e deritashme e “qengjit të butë” nga Lëvizja Vetëvendosje! ndaj KQZ-së dhe shndërrimi në ujk tani kur pjesën dërrmuese të mjeteve i ka përvetësuar, është edhe një fakt se VV nuk është një organizatë e ndershme, siç përpiqet të paraqitet në opinion, por është një organizatë politike si shumë të tjera të cilat ajo vetë i akuzon, organizatë që për të arritur në pushtet nuk zgjedh mjete”, thuhet në reagimin e Lëvizjes për Bashkim, të cilën e udhëheq Avni Klinaku.
Lëvizja për Bashkim përsëri ka kërkuar që mjetet të cilat iu ndahen partive politike të mos i merr Lëvizja Vetëvendosje edhe për dy deputetët e saj.
Kjo deklaratë e LB’së vjen pas akuzave të Betim Gjoshit të PDK’së bërë Lëvizjes Vetëvendosje dhe JSL’së së Rada Trajkovicit se në mënyrë të paligjshme po i shfrytëzojnë` të gjitha mjetet për deputetë pavarësisht se disa prej tyre janë të ndarë.
“Megjithëkëtë, shkelja ka vazhduar, madje, me përkrahjen edhe të vetë përfaqësuesit të PDK-së në KQZ, z. Betim Gjoshi. Ne konsiderojmë se është fakt i pakontestueshëm që ndarja e mjeteve për Lëvizjen Vetëvendosje! dhe JSL-në, të cilat nuk janë regjistruar, por vetëm janë certifikuar si iniciativa qytetare, përbën shkelje të rëndë ligjore”, thuhet në reagimin e LB’së.
Sipas kësaj partie, reagimi i Betim Gjoshit në KQZ nuk është bërë për të vendosur rendin dhe ligjin, por për përfitime politike.
“Prandaj, sjellja e përfaqësuesit të PDK-së tregon qartë se motivi i denoncimit të këtij rasti nuk është evitimi i shkeljes së ligjit, por përfitimet në aspektin elektoral apo aspekte të tjera subjektive”, thuhet në reagimin e LB’së./Express/

 
Lajme Shqip Tuesday, 06 August 2013 12:26

Prishtinë -Albin Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është antiamerikane, mirëpo, sipas tij, ka zyrtarë amerikanë që nuk e pëlqejnë. “Kjo ndodh për shkak se na krahasojnë me qeveritarët të cilët janë shumë të dëgjueshëm, shumë servilë dhe më pastaj ky krahasim ne na nxjerrë radikalë”, ka thënë Kurti në emisionin “Unë Pyes“ që është emetuar në RTK.

Kurti ka theksuar se vizioni dhe alternativa e Lëvizjes Vetëvendosje është më afër politikës së presidentit Obama sesa që është politika dhe qëndrimet e disa ambasadorëve amerikanë në Kosovën e pasluftës.

“Pra nëse krahason konceptet, kritikën, solucionet që ofrojmë ne, paradoksalisht jemi më afër me presidentin Obama sesa vetë ta zëmë ambasadorët Tina Kaidanoë apo Christopher Dell”, ka theksuar ai.

Duke i përgjigjur shumë pyetjeve të qytetarëve nga shumë rajone të Kosovës, Kurti ka thënë se shteti i Kosovës duhet të jetë sekular, ku bashkësitë fetare janë të ndara nga shteti.

“Ne nuk jemi për privilegjimin e askujt, por as edhe për shtypjen e askujt dhe e bëjmë dallimin midis ekstremizmave fetarë jo vetëm atij islamik dhe religjioneve, ashtu si i dimë dhe i njohim”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë së Vetëvendosje nuk e mban anën e askujt, por po ashtu është kundër çdo diskriminimi. “Islami tradicional që vjen nga Perandoria Osmane është i integruar dhe i integrueshëm në kulturën tonë dhe nuk mendoj që ai paraqet rrezik. “Ekstremizmat fetarë natyrisht që janë të padëshirueshëm dhe çfarëdo shkelje e ligjit ose e rregullave demokratike në Kosovën e pavarur natyrisht që duhet të ndëshkohet nga organet përkatëse”, ka theksuar ai.

Kurti ka thënë se Lëvizja e tij është e shtypur në njërën anë nga policia dhe në anën tjetër nga siç është shprehur tirania e numrave brenda Kuvendit të Kosovës ku bëjnë pjesë kryesisht deputetët me vota të vjedhura.

Ai ka pranuar se që nga koha e ekzistimit, Vetëvendosje ka bërë shkelje brenda, por edhe jashtë Kuvendit. “Është e vërtetë që prejse ekzistojmë ne jo vetëm në Kuvend por edhe jashtë Kuvendit kemi ndërmarrë veprime të ndryshme të cilat kanë bërë shkelje të vogla, por kjo ka qenë gjithmonë me qëllimin e mirë që të vënë në pah padrejtësitë e mëdha të cilat po i bëhen popullit të Kosovës”, ka thënë ai.

“Mos harroni që ne kur e kemi shkelur ndonjëherë ligjin e kemi paguar shumë shtrenjtë këtë ndërkohë që i keni qeveritarët që kanë shkelur masivisht ligjin dhe shumica dërmuese e tyre për asnjë gjë asnjëherë nuk janë përgjigjur”, ka theksuar lideri i VV-së.

I pyetur nga një qytetar serb pse sot nuk flet Serbisht, Kurti ka thënë se një gjë të tillë e ka bërë shumë rrallë pasi që disa media serbe e kanë keq cituar, por ai ka thënë se është i gatshëm të jap intervista në gjuhën serbe vetëm nëse ato janë drejtpërdrejt.

“Me deputetët që janë në Kuvendin e Kosovës shumë më tepër kam folur serbisht sesa shqip, për shkak se e di shumë më mirë serbishten sesa ata që e dinë shqipen, nëse ndonjëri e di shqipen”, ka deklaruar ai.

Kurti ka thënë se në një qeverisje të udhëhequr nga ai do të ketë vend edhe për ministra nga komuniteti serb.

 
Lajme Shqip Friday, 05 July 2013 22:10

Sekretari i lëvizjës Vetëvendosje ka deklaruar se ky subjekt do t’i dërgojë letër Sekretarit të SHBA-së, John Kerryt, për t’i treguar atij  që zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker ka përdorur fjalë fyese gjatë qëndrimit në Kosovë, kundër kësaj lëzivje.

“Një letër e tillë do të dërgohet javën e ardhshme në adresë të Sekretarit amerikan John Kerry”, ka thënë Dardan Molliqaj në një emison në Klan Kosova.

Reeker deklaroi sot se anëtarët VV janë shndërruar në palaqo.

Lideri i lëvizjës në Ora Neës deklaroi se gjuha e Reekerit është një gjuhë e padenjë.

“Ne themi të vërtetën tonë. Kosovën e kanë shndërruar në cirk dhe nëse është dikush që është palaço, këta nuk janë Vetëvendosje. Ne nuk jemi kundër SHBA-ve. Ne vetëm themi të vërtetën. Ne nuk mund të nënshtrohemi që t’i pëlqejmë dikujt edhe pse flitet me një gjuhë që s’është e denjë për një funksionar të tillë”, tha Kurti.

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 25 June 2013 09:06

Prishtië – Deputetja, Alma Lama, ka shfaqur haptazi mospajtime rreth koncepteve të “Vetëvendosjes”, duke e lënë hapur mundësinë e largimit. Ajo kritikon ashpër partinë e saj duke thënë se ka devijuar rrugën sidomos me daljen haptazi pro shamive dhe mësimit mbi fe nëpër shkolla.

“Z. Kurti, i cili promovon idenë e bashkimit kombëtar hezitoi të thoshte një fjalë të vetme kundër atyre që përmes meje, si një shqiptare e lindur në Krujë, atakuan një pjesë të kombit tonë, e që është ajo që jeton në Shqipëri. Në Kosovë u përçmua edhe figura e Skenderbeut; pak kohë më parë është fyer edhe humanistja e botës, Nënë Tereza, nesër kushedi kush do të atakohet, sepse qëllimi është të na rrënohet identiteti kombëtar”, ka thënë Lama në një intervistë për “Zërin”, duke i bërë të ditur dallimet konceptuale me kreun e VV-së, Albin Kurti.

Ajo tha se nuk e ka ndërmend të ndryshojë konceptet e saj thjesht për të siguruar një bashkëjetesë politike.

 
Lajme Shqip Thursday, 20 June 2013 10:38

Prishtinë – (E plotësuar)  Nëpër rrjetet sociale, ka kohë që qarkullon një fotografi, ku janë radhitur “heronjtë” apo “kokat” islame shqiptare.

Duket se kjo është bërë, duke u bazuar në deklaratat, publikimet apo thënë ndryshe, kontributin e njerëzve të caktuar karshi fesë islame.

E ndërkohë vazhdojnë reagimet në lidhje me deklaratën e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për atë se ai përkrahë shaminë në shkolla dhe futjen e lëndës fetare.

Së fundmi, nëpër rrjetet sociale, po shpërndahet një fotografi/montazhë, ku Kurti ka hyrë në radhën e “kokave islame shqiptare”.

Kurti, tash qëndron “përkrah” emrave si Hysamedin Ferraj, Milazim Krasniqi, Nexhmedin Spahiu, Fuad Ramiqi, Kim Mehmeti e Shefqet Krasniqi. 

 

Kurti është pro shamive në shkolla

 

Albin Kurti, lider i Vetëvendosjes, shpjegoi arsyen përse nuk i janë bashkuar protestave të organizuara javëve të fundit nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Ai tha se Vetëvendosje kur rrokulliste veturat e EULEX’it dhe ky mision arrestonte aktivistët e tyre, shumë persona fërkonin duart.

“Tash kur EULEX’i preku ata, çohen në protesta. Ne kemi kundërshtuar ardhjen e EULEX’it edhe para se ata të vinin”, tha Kurti në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Ai ka shpjeguar arsyen se pse nuk beson në punën e EULEX’it.

“E çfarë bëri EULEX’i, punën e parë që bënë ishte arrestimi im në bazë të dosjeve të ish UNMIK-ut”.

Arrestimin dhe burgosjen e disa zyrtarëve të lartë për korrupsion, Kurti e quajti “arrestim të disa peshqve të mëdhenj, por jo peshkaqenëve të mëdhenj”.

Ai tha se arrestimet janë duke u kryer vetëm ndaj kundërshtarëve të Kryeministrit Hashim Thaçi.

“Vetëm shikoni personat që po arrestohen, të gjithë janë kundërshtarë të tij ose që i duhen më pak tash Thaçit”, u shpreh Kurti.

Fatmir Limajn e ambasador Sylejman Selimin ai i cilësoi si kundërshtarë të Thaçit, kurse për Sami Lushtakun, kryetarin Skenderajt e cilësoi si “të përdorur nga Thaçi”.

Ai tha se partitë opozitare kanë mundësi të bllokojnë ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë, por nuk e bëjnë këtë.

“Sot iu thash në Komision për Politikë të Jashtme. Të presim ratifikimin nga Serbia. Të presim vendimin e Bundestagut gjerman. E kur ne nuk e ratifikojmë edhe gjermanët kanë më shumë argumente të mos lëshojnë pe Serbisë”, tha Kurti.

Jam për shamitë në shkolla e mësimin mbi fetë

Albin Kurti lideri i Vetëvendosjes heziton të japë cilësim ndaj debatit të fundit për fe nëse prokuroria duhet të marrë masa ndaj predikuesve të fesë, duke pasur si referencë deklaratat e Hoxhë Irfan Salihut.

Kurti tha se nuk pajtohet me deklaratat e tij, por hezitoi të thotë nëse prokuroria duhet të marrë masa.

“Debatet fetare na kanë dal kur deshën ta shesin postën, tash po dalin sërish debate të tilla kur duan të shesin Trepcën. Këtë po e bënë ShIK-u”, tha Kurti.

Lidhur me mësim besimin në shkolla, Kurti tha se Vetëvendosje është për mësim besimin mbi fetë por jo fenë.

“E mësimin nuk duhet ta japë as hoxha as prifti, as rabini e as shehu”. Kurti tha se është që vajzave t’u lejohet bartja e shamisë mbi moshën 16 vjeç.

“Me rëndësi është çfarë ke në kokë e jo çfarë mban mbi kokë. Më shumë po merremi me paraqitjen sesa me përmbajtjen”.

“Unë rrjedh nga një familje me besim islam, por vet nuk jam praktikues i devotshëm i ritualeve”, tha Albin Kurti.

Ja pse e vura kravatën në ShBA

Albin Kurti lideri i Vetëvendosjes shpjegoi edhe debatin e fundit për kravatën e tij gjatë vizitës në ShBA.

Ai tha se arsyeja përse ka vënë kravatën gjatë asaj vizite është vetëm për respekt të palës mikpritëse.

“Unë nuk e kam qejf kravatën”, tha ai. Kurti deklaroi se në SHBA vetëm dy ditë e gjysmë e ka vënë kravatën në Kongres e senat e dhjetë ditë të tjera nuk e ka bërë.

“Jo që të dukem me kravatë por të mos dallohem sepse në Kongres edhe pastruesi ka kravatë”. /L.SH/zhurnal/

12