12
 
Lajme Shqip Friday, 16 August 2013 09:44

Tiranë – Dy persona humbën jetën në orët e para të mëngjesit, si pasojë e një aksidenti në aksin Tiranë-Fushë Krujë. Burime nga policia bëjnë të ditur se 3 automjete janë përfshirë në një aksident dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona.

Mësohet se viktimat janë identifikuar si Kastriot Jaku nga Miloti dhe Gjergji Nano nga Tirana Në aksident janë përfshirë një makinë ‘Ford Focus’ me targa italiane, dhe dy ‘Opel’ , shkruan tema.
Sipas policisë, dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve.
Megjithatë ekspertët e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 
Lajme Shqip Tuesday, 13 August 2013 16:23

Berat- Ka shpëtuar me lëndime të vogla piloti i një helikopteri pasihelikopteri i tij u rrëzua në mesditë në qytetin e Beratit. 
Sipas te dhenave te para mesohet se helikopteri, i njekompanie qe ben kerkime per nafte ka rene nga nje lartesi jo shume e madhe dhe eshte perplasur me nje koder, raporton albeu. 

Pilotit italian i ka ardhur në ndihmë një tjetër helikopter i firmës, duke e transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 
Lajme Shqip Sunday, 28 July 2013 14:53

Durrës- Një aksident i rëndë i ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në rrethrotullimin e Shkozetit në Durrës, ka shkaktuar vdekjen e një gruaja dhe plagosjen e e djalit dhe nuses së tij.
Viktima është Dallëndyshe Kovaçi, 55, ndërsa dy të plagosurit Ismal Kovaçi, 28 vjeç dhe bashkëshortja e tij Gerta Kovaçi, 25 vjeçe, raporton Tema. 
Familja nga Kukësi është transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak, nga ku mësohet se 25-vjeçara dhe bashkëshorti i saj ndodhen jashtë rrezikut për jetën megjithëse me plagë në trup dhe kokë.
Të rinjtë kishin vetëm një javë që ishin martuar, ndërsa në orët e aksidentit ata, bashkë me nënën e tyre po ktheheshin nga një dasmë.

 
Lajme Shqip Tuesday, 09 July 2013 09:45

Elbasan – Policia e Elbasanit ka arrestuar drejtuesit e tre automjeteve që u përfshinë pasditen e djeshme në aksin Elbasan-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Xibrakë, me pasojë vdjekjen e 4 personave dhe plagosjen e 3 të tjerëve.

 Pas verifikimeve të bëra, policia e Elbasanit ka arrestuar drejtuesin e kamionit, Renato Torrolllari dhe atë të automjetit tip “BMW”, Edvin Çuçuli, raporton Shqiptarja. 
 Ndërkaq, për drejtuesit e automjetit të tretë të përfshirë në aksident, Eduard Haskurti, i cili drejtonte furgonin me të cilin udhëtonin pasagjerët që humbën jetën, është dhënë masa e arrestit.
 Aktualisht, drejtuesi i furgonit, ndodhet në spitalin Ushtarak, i plagosur rëndë.
 Si pasojë e aksidentit humbën jetën bashkëshortët Fetah Çela, 50 vjeç dhe Rifete Çela (ende nuk konfirmohet mosha) nga Krasta e Elbasanit, dhe Nasipe Shehi, 69 vjeç dhe Salushe Kullafi, 49 vjeç, nënë e bijë.
 Furgoni me pasagjerë mbante targën LB 001 A, ndërsa maunia targën KO 10 28 A. Nga verifikimet e bëra deri më tani nga ekspertët e aksidenteve rrugore, shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar nga ana e drejtuesit të automjetit tip “BMW” për të kaluar kamionin, pasi kamioni dhe “BMW” kishin të njëjtin drejtim lëvizje, Elbasan-Librazhd. Ndërsa furgoni me pasagjerët udhëtonin në drejtimin Librazhd-Elbasan.
Nga autovetura tip “BMW”, makina e tretë e përfshirë në këtë aksident, nuk ka viktima apo të plagosur.

 
Lajme Shqip Monday, 08 July 2013 19:42

Elbasan – Një aksident me pasoja tragjike është shënuar pasditen e së hënës në aksin Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrrakë. Si pasojë e përplasjes së 3 mjeteve, 4 persona kanë humbur jetën ndërkohë që disa të tjerë janë plagosur rëndë. Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, një mjet tip “BMW” për shkak të një parakalimi të gabuar i ka prerë rrugën një furgoni pasagjerësh të linjës së Korcës. 

Në tentativë për të evituar përplasjen, drejtuesi i furgonit ka devijuar duke i prerë rrugën një kamioni i cili më pas ka përplasur të dyja mjetet. Mjetet e përfshira në aksident janë makina “BMË” me targa “AA 971 EA”, furgoni me targa “LB 001 A” dhe kamioni me targa “KO 7579 B”, transmeton TCH. 
Kanë qenë dëshmitarët në vendin e ngjarjes ata që lajmëruan menjëherë policinë, por megjithë ndërhyrjen e uniformave blu dhe të shërbimit zjarrfikës ka qenë mjaft e vështirë nxjerrja e të plagosurve nga furgoni, për shkak të dëmtimit të rëndë të mjetit. 
Për rreth 30 minuta të plagosurit nuk kanë mundur të dalin nga mjeti i përplasur. Për shkak të ngjarjes së rëndë dhe punës intensive të policisë ende nuk është bërë publik identiteti i viktimave dhe të plagosurve. 
Ndërkohë, shërbimet e ambulancës kanë dërguar për në spitalin rajonal të Elbasanit të plagosurit për të marrë ndihmën mjekësore, nga ku mësohet se gjendja e tyre është e rëndë. 
Nga ana tjetër, viktimat janë dërguar në morgun e qytetit ku do të bëhet i mundur edhe identifikimi i tyre. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik. Paraprakisht dyshohet se shkak është parakalimi i gabuar i furgonit një prej automjeteve si dhe lagështia në rrugë. Ndërkaq, drejtuesi i furgonit, 45-vjecari Eduart Shkurti është dërguar me plagë të rënda në spital.
Ende nuk dihet identiteti i viktimave dhe i personave të plagosur, por mësohet se janë pasagjerë të furgonit.

 
Lajme Shqip Sunday, 23 June 2013 20:50

Podgoricë – Kanë mbetur të vdekur të paktën 13 persona në Mal të Zi, si pasojë e devijimit të autobusit nga rruga në një urë në qendër të këtij shteti.

BBC raporton se autobusi ndodhej rreth 30 kilometra larg kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricë.

Nuk dihet ende se prej kah ka shkuar autobusi në Mal të Zi, mirëpo sipas raporteve, në bord ndodheshin rreth 50 pasagjerë kurse mendohet se ata ishin nga Rumania apo nga Ukraina.

Aksidenti ka ndodhur derisa ka qenë duke rënë një shi i madh në vend të ngjarjes, kanë thënë për BBC burime nga vendi ku ka ndodhur aksidenti. 

 

 

12