12
 
Lajme Shqip Saturday, 28 June 2014 19:00

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në kilometrin e tetë të autostradës Tiranë- Durrës. Fatmirësisht nuk ka viktima.

Si pasojë e përplasjes së ndodhur rreth orës 14:30 të mesditës së sotme mes 3 automjeteve, njëra prej tyre është përmbysur.

Nuk dihen ende detajet e ngjarjes, ndërsa vijon puna për identifikimin e të lënduarve dhe personave të përfshirë në aksident. Njëra prej makinave të aksidentuara mban targat AA848IA dhe tjetra TR5368H.

Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 
Lajme Shqip Monday, 23 June 2014 13:30

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Rrëshen –Milot, ku një parakalim i gabuar i mori jetën një personi dhe plagosi dy të tjerë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit, ku një automjet fuorisdradë me targa angleze u përplas me një fugon pasagjerësh dhe një kamion.  Përplasja ishte e fortë sa që u bë shkak për vdekjen  e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, që ndodheshin në mjetin me targa angleze. 

Mësohet se  është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve duke prerë mjetin në disa pjesë për të nxjerrë trupin e viktimës dhe të dy të plagosurve. Këta të fundit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku njëri prej tyre mësohet se është në gjendje kritike për jetën.

Nga ana tjetër është bërë e ditur se drejtuesi i fugonit dhe i kamionit të cilët u përshinë në këtë aksident, nuk kanë marrë dëmtime.Policia rrugore e Kurbinit, mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas analizave, mësohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i fuorisdradës.

Mungesa e sinjalistikës rrugore në këtë segment, është një çështje problematike që është ngritur disa herë edhe nga Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Valentin Florini, por asnjë masë nuk është marrë për të pajisur me sinjalistikë këtë aks rrugor.

 
Lajme Shqip Monday, 28 April 2014 19:07

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë –Elbasan, ku një vajzë ka humbur jetën. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme, në hyrje të tunelit në Qafë Kërrabë, ku një automjet tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme një vajzë e moshës 21 vjeç, e cila udhëtonte në mjet, ndërsa i plagosur ka mbetur dhe një person tjetër, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të rastit. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia madhe me të cilën udhëtonte mjeti si dhe lagështira në rrugë.

 

 
Lajme Shqip Saturday, 12 April 2014 13:20

Vëlla e motër dhe dy të rinj të tjerë kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur rreth orës 04:45 të mëngjesit të sotëm pranë Institutit Bujqësor të Kamzës, ndërsa ktheheshin nga një festë.

Të rinjtë, përkatësisht Alfred Beluli, 28 vjeç (drejtues i mjetit), Klevis Muça, 14 vjeç, Juxhena Muça 18 vjeç dhe Fatjon Drizaj 22 vjeç kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pasi automjeti me të cilin udhëtonin tip BMV me targë AA533IU ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë të madhe.

Gazetari Arsen Rusta informoi nga vendngjarja se sipas informacioneve nga policia, dyshohet që drejtuesi i mjetit por edhe të rintjë e tjerë të kenë qenë nën efektin e alkoolit, çka ka shkaktuar dhe humbjen e kontrollit të automjeitit. Makina ka përfunduar jashtë rrugës, ndërsa trupat e pa jetë të të rinjve janë nxjerrë me vështirësi nga automjeti ku është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve.
Burime nga Spitali i Traumës në Tiranë bënë të ditur për A1 REPORT se 4 të aksidentuarit kanë mbërritur të pajetë në spital. Trupat e pajetë të 4 të rinjve janë tërhequr ngaa familjarët. /Shqiptarja/

 
Lajme Shqip Monday, 24 March 2014 14:44

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Mjedë-Kryebushat, ku kanë mbetur të plagosur 10 persona, ndërmjet të cilëve janë 6 ushtarakë. Policia njofton se mes të plagosurve ndodhet edhe një 15-vjeçar, i cili rezulton të jetë në gjendje të rëndë për jetën.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Shkodrës, ndërsa 15-vjeçari është transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, pasi ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale më të specializuar, raporton shekulli.

Përplasja e dy makinave u raportua që në orët e para të mëngjesit, por u njoftua vetëm plagosja e 15-vjeçarit.

Shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit me të cilin lëviznin 6 ushtarakët. 

 

 
Lajme Shqip Sunday, 01 December 2013 17:49

Tiranë- Një aksident mes 4 makinave ka ndodhur pak minuta para orës 15:00 në hyrje të zonës së Kombinatit në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga burime të Policisë së Tiranës që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Nga aksidenti i ndodhur pranë servis “Xha Bafti” mësohet se kanë mbetur katër persona të plagosur dy prej të cilëve janë rëndë. Ata janë dërguar në Spitalin Ushtarak.

Pas aksidentit, ka filluar zënka edhe mes personave që ndodheshin në katër makinat e përfshira. Policia që ka mbërritur në vendngjarje, kanisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa ka nisur hetimet edhe për sherrin, raporton albeu.

Policia ka shoqëruar drejtuesit e mjeteve, ndërsa ka bllokuar edhe dokumentet e makinave.

 
Lajme Shqip Wednesday, 23 October 2013 00:59

Thellohet edhe më tej bilanci tragjik i aksidentit të ndodhur në Shkodër në orët e para të 22 tetorit 2013. Në spital ka gjetur vdekjen në orët e mbrëmjes shtetasi Osman Merja, 18 vjeç, njëri nga pesë të rinjtë që ndodheshin në makinën që u përplas me kamionin shkaktar të aksidentit. Merja ka qene edhe drejtues i makines BMW ku ndodheshin te rinjte ndersa nuk mundi ti mbijetonte plageve te marra.

 

 

Viktimat po ktheheshin nga nje feste në Tiranë duke ecur me makinën e tyre në drejtim të Shkodrës. Pas ketij bilanci tragjik bashkia e Shkodres shpalli dite zie ne qytet.

 
Lajme Shqip Tuesday, 22 October 2013 15:12

Një 20-vjeçare, ka aksidentuar  sot tre te mitur ne Elbasan.nga një aksident automobilistik, ndërsa në pranga si autore është vënë një 20-vjeçare. Policia e Elbasanit bëri me dije se Irena Xhina aksidentoi mbrëmjen e kaluar tek Ura e Zaranikës me automjetin e saj, mjetin Peuget me targa AA890D të miturit me iniciale Xh.L, E.SH dhe Xh.L 13,14 e 15 vjeç dhe nuk ka ndaluar për ndihmë, por është larguar nga vendngjarja. Irena Xhina është vetëdorëzuar më pas dhe deklaroi se largimin nga vendngjarja e bëri në kushtet e një gjendje të rëndë psikologjike të momentit. Policia po bën verifikimet rreth aksidentit në fjalë.  

 
Lajme Shqip Tuesday, 22 October 2013 09:15

Katër të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Shkodër në orët e para të mëngjesit të së martës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Kryebushat, ku automjeti tip BMV me targë SH1818D, me të cilin udhëtonin 4 adoleshentët, është përplasur me një kamion me targa PU1463A, i cili transportonte lëndë drusore.

 

Për pasojë kanë humbur jetën Ravel Duli, 17 vjeç; Xheni Anamali, 18 vjeç; Ledio Pirani, Orlend Mreca 17 vjeç, Ledio Pirani 18 vjeç,

Osman Brahja, 18 vjeç, drejtuesi i mjetit me të cilin udhëtonin të rinjtë, është plagosur rëndë. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e të dy automjeteve.

 
Lajme Shqip Thursday, 19 September 2013 12:50

Durrës- Eskorta e Presidentit Bujar Nishani u aksidentua në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të vilës presidenciale në zonën e plazhit të qytetit bregdetar. Në eskortë ka qenë edhe Presidenti Bujar Nishani, pasi ishte duke dalë për të lëvizur drejt qytetit të Tiranës.

Lajmi është konfirmuar për shqiptarja.com nga burime të Ministrisë së Brendshme.

Burimet thanë se, në aksident është përfshirë makina e parë e eskortës së presidentit Bujar Nishani, duke shkaktuar disa dëmtime. Makina e parë është përplasur me një automjet tjetër që ishte duke lëvizur në rrugë, një “Benz” me targa gjermane që pas verifikimeve ka qenë me dokumente të rregullta. Makina e eskortës është përplasur në krahun e shoferit.

Të njëjtat burime policore pohuan, se automjeti që është bërë shkak i aksidentit, nuk ka parë shenjën e policisë për të ndaluar, ndërsa eskorta ka qenë duke dalë nga vila presidenciale.

Drejtuesi i makinës së parë të eskortës është lënduar lehtë. Pas aksidentit eskorta e Presidentit Bujar Nishani ka vazhduar rrugën në drejtim të Tiranës.
Burime nga policia e Durrësit kanë bërë të ditur se, nuk ka person të ndaluar në lidhje me këtë ngjarje.

Ky është aksidenti i dytë i eskortës së Presidenti. Në 14 shtator të vitit 2012, një prej makinave shoqëruese të presidentit u përfshi në një aksident në Peqin, ku humbi jetën një gardist dhe një tjetër u lëndua. -/Shqiptarja/

12