Lajme Shqip Wednesday, 01 May 2013 12:05

TIRANE – Aleanca Kuqezi ka nisur protesten ne Tirane. Protestuesit jane ndalur ne sheshin para kryeministrise me thirrje e parrulla kunder  kryeministrit Sali Berisha dhe qeverise se tij.

“Nga sot ai nuk eshte me shtetasi Berisha, por i ndjeri Berisha, pasi ia ka vdekur politikisht per te gjithe shqiptaret”- tha Spahiu, ne fjalen e tij para protestuesve.

Sipas tij, ne kete dite Berishes do i behet dhurate ne zyre nje antiplumb. “Me kete ne i kujtojme se nga populli nuk shpeton dot, nga arresti dhe prangat ty nuk te shpeton dot askush”- ka thene ai.

Nje dite me pare, kreu i AK,  Kreshnik Spahiu deklaroi se sot në shesh do të jenë mijëra dhe ata do të jenë gjaku i ri në Shqipëri për të sjellë një qeverisje KuqeZi.

Sipas tij, kjo lëvizje do të pasojë me një valë protestash për të rrëzuar kreun e qeverisë.

“Aleanca Kuqezi i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të bëhen pjesë e kësaj proteste në orën 11.00 dhe të gjithë sëbashku të marshojmë drejt bunkerit të mafies shqiptare në emër të të papunëve dhe rinisë shqiptare. 1 Maji nuk mund të jetë më një ditë feste ku populli “argëtohet” si në 23 vitet e fundit nën qeverisjen e demokratëve dhe socialistëve. Por 1 Maji duhet të jetë një ditë proteste ashtu siç ndodh tek të gjithë kombet e tjerë dhe popujt që kërkojnë liri. Aleanca KuqeZi vazhdon në 1 Maj, maratonën e protestave për përmbysjen e shtetasit Berisha dhe partisë së tij nga pushteti”, deklaroi Spahiu. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 25 February 2013 13:05

Tirane – Aleanca Kuqezi ka nisur në qytetin e Përrenjasit një valë protestash që do të shtrihet në të gjithë vendin. Protestat e Aleancës Kuqezi synojnë rrëzimin e kryeministrit Berisha përpara zgjedhjeve të 23 qershorit.

Sipas drejtuesve të AK, nëse nuk largohet Berisha nuk do të mund të realizohen zgjedhje të lira dhe demokratike në qershor.

Duke iu referuar qytetit ku nisi këtë valë protestash, Kreshnik Spahiu tha se mbylli qeveria minierat duke rrënuar pasurinë kombëtare të qytetarëve të Përrenjasit dhe të mbarë shqiptarëve në të gjithë vendin.

Duke e cilësuar këtë qeveri si qeveri të “bixhozxhinjëve”, Spahiu akuzoi ministrat e kabinetit qeveritar për shpenzime marramendëse nëpër kazino të parave të shqiptarëve.

“Ka me qindra minatorë të cilët marrin jo më shumë se 10 mijë lekë apo 100 euro pension pa patur status, shumë prej tyre nuk marrin as asistencën e cila iu takon, shumë prej tyre nuk e dinë që ministrat tanë bixhozxhinjë lënë nga 50 mijë euro në natë në kazinotë e Tiranës, Selanikut, Athinës apo Malit të Zi për djersën e gjakut të cilën ua vjedhin cdo ditë”, tha zoti Spahiu.

Duke u ndalur më tej të zhvillimet e fundit politike në vend, Spahiu komentoi edhe rikthimin në skenën politike të Eduard Selamit.

“Para disa ditësh në zyrën e shtetasit Berisha shfaqet një refugjat i cili quhet Eduard Selami. E pyeti, Eduard ku ke qenë këto kohë? Në Amerikë? Po çfarë ke bërë? Kam eksperiencë në lavazhet amerikane. Bravo i tha, do të të coj në qytetin që e kam shkatërruar, në qytetin që mbylla minierat dhe mbusha me lavazhe që të sjellësh eksperiencën e lavazheve.

Protestat e Aleancës Kuqezi do të kulmojë pas 2 muajve në kryeqytet.(T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 February 2013 15:00

New York – Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, është shpallur “Qytetar Nderi” i New York-ut në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për kontributin e tij në mbrojtje të interesave të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ky çmimi i është dhënë kreut të Aleancës Kuq e Zi me kërkesë të rajonit të Manhatanit dhe presidentit të këtij rajoni, Scott M. Stringer, duke u bërë kështu i vetmi nënshtetas i huaj që e merr këtë titull.

“Ky çmim i dedikohet sakrificës së shqiptarëve ndër vite, që u përpoqën për Pavarësinë e Kosovës dhe jetën e tyre ja dedikuan krejtësisht ardhmërisë së Kosovës dhe shqiptarëve”, – është shprehur Spahiu gjatë ceremonisë së dhënies së këtij çmimi.

Spahiu ka falënderuar komunitetin shqiptar në SHBA që kontribuuan për dhënien e këtij çmimi dhe ka bërë thirrje për bashkim kombëtar.

“Shqiptarët nga Kosova e Çamëria, Ulqini e Tetova, Tirana e Shkodra, të gjithë në vitin 2013 duhet ta shndërrojmë nga 100 vjetori i copëtimit, në nisjen e shekullit të ndryshimit të kombit shqiptarë. Ejani së bashku të ndryshojmë regjimet politike dhe ta shndërrojmë Shqipërinë në tokën e premtuar”, – deklaroi Spahiu.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 06 February 2013 19:56

Tiranë – Aleanca Kuq e Zi thotë se një person i shfaqur në foto, gjatë një proteste përpara parlamentit në Athinë,  quhet Theofan Kaliviotis dhe është përfshirë në aktivitete kundër integritetit dhe sovranitetit shtetëror të Republikës së Shqipërisë.

Kreu i AK-së Kreshnik Spahiu përmes disa shkresave zyrtare tregoi se Theofan Kaliviotis kreu i lëvizjes për Pavarësinë e Vorio Epirit dhe Greqinë e Madhe, është i punësuar si këshilltar i ministrit, Spiro Ksera në Ministrinë e Punës dhe Cështjeve Sociale.

“Prej disa vitesh ministri i Qeverisë së shtetasit Sali Berisha ka financuar nga buxheti i shtetit shqiptar, me paratë e taksapaguesve shqiptarë, kreun e organizatës për Pavarësinë e Vorio Epirit dhe së bashku ata kanë hartuar planin dhe kthyer në realitet hapjen e degës së “Agimit të Artë” në Shqipëri. Vlen për t’u theksuar se “Agimi i Artë” ka mbetur në opozitë në Greqi, por në Shqipëri rezulton në pushtet dhe instancat më të larta qeveritare. Ndonëse Theofan Kaliviotis ka jetuar më shumë në Athinë se sa në Shqipëri dhe pavarësisht se nuk është paraqitur asnjë ditë në punë në ministrinë ku ai paguhet, ai rezulton që të jetë një nga zyrtarët e lartë, një nga këshilltarët më të afërt të qeverisë së shtetasit Sali Berisha”, tha Spahiu.

Kreshnik Spahiu në vijim të këtij denoncimi tha se këto fakte i janë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme.

“Aleanca Kuq e Zi i kërkon Prokurorit të Përgjitshëm Adriatik Llalla të nisë sa më parë hetimin zyrtarë dhe procedimin penal për kriminelët e “Agimit të Artë” dhe zyrtarët e Qeverisë së shtetasit Berisha të implikuar në afera që cënojnë integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Shqipërisë dhe kombit shqiptarë dhe që abuzojnë me taksat e qytetarëve shqiptarë për të rrënuar integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë”, theksoi Spahiu.

Kreshnik Spahiu deklaroi se kjo është dosja e parë që i adresohet Prokurorit të Përgjitshëm të Republikës së Shqipërisë për krimet e qeveritarëve shqiptarë dhe në kuadër të fushatës të AK-së “Fytyrat e Krimit”, në vijim do të dorëzohen disa dosje dhe dokumenta më të rënda premtoi Sprahiu, që hedhin dritë mbi krimet e ministrave të shtetasit Sali Berisha.(T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 22 January 2013 16:40

Tirane – Aleanca Kuqezi së bashku me studentë nga Presheva që studiojnë në Tiranë kanë marrë angazhimin të rindërtojnë në Preshevë monumentin e heronjve të UCPMB-së.

Ne takim qe Kreshnik Spahiu pati me te rinjte nga lugina e banuar nga shqiptaret ne Serbi, u tha se do t’u behet thirrje shqiptareve te bashkohen sa me shume ne udhetimin drejt Presheves per te rivendosur monumentin.

“Ta rindërtojmë monumentin e lirise dhe demokracise atje ku na e shemben vandalët serbë, jo vetëm në Preshevë, por edhe në Prishtinë, Tiranë, Tetove dhe ne te gjithe trevat etnike shqiptare. Mesazhi i Daçiç, se eshte gati të bisedoje me Tiranen per shkembime territoresh, se nuk njeh Kosoven dhe hedh ide te pakicave te serbeve ku jetojne, duhet te marre pergjigjen e merituar, jo vetem nga 10 milione shqiptare, por Daçiç do të ketë të njëjtin fat me Millosheviçin”, tha Spahiu.

Kreu i Aleancës akuzoi Kryeministrin Berisha per bashkëpunim me Beogradin se i ka dhuruar për 1 euro Beogradit dhe mafias serbe daljen në Adriatik, nëpërmjet sekserit Damir Fazlliç dhe i ka dhuruar kompanive serbe disa sektor strategjik dhe pasuri kombëtare të shqiptarëve. (T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 08 January 2013 16:20

Tiranë – Aleanca Kuq e Zi depozitoi të martën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për zhvillimin e referendumit për bashkimin Kosovë-Shqipëri, nismë kjo e bërë publike prej 28 Nëntorit, në Morinë.

Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, deklaroi se shtetet shqiptare duhet të anëtarësohen në BE si federatë shqiptare me dy njësi, që rrëzon kufijtë, por nuk i ndryshojnë ato.

“Federata shqiptare me dy njësi, krijon mundësinë që shqiptarët të hyjnë në BE si federatë shqiptare. Bashkimi do të ndodhë përpara anëtarësimit në BE. Ky është një detyrim që duhet ta kishte klasa politike shqiptare që duhet të provojë se nuk është peng i vendeve antishqiptare”, u shpreh Spahiu.

Sipas kreut të AK-së, referendumi është një akt historik, ndërsa bashkimi i dy shteteve, që kanë ndarë një komb përgjysmë nuk ka pengesë nga asnjë faktor i brendshëm apo i huaj dhe është i bazuar në konventat ndërkombëtarë të OKB.

“Shqipëria dhe shqiptarët pasi kaluan një vit jubilar të 100-vjetorit të bashkimit, kemi hyrë në vigjilje të 100-vjetorit të copëtimit. Një shekull pas copëtimit barbar të trojeve etnike shqiptare, ne vijmë me një akt historik për të depozituar në KQZ kërkesën për nisje të procedurave për bashkimin e dy shteteve shqiptare. Parimi i vetëvendosjes është themeli i sovranitetit popullor. Kjo kërkesë është një test që shtetasi Berisha të provojë që nuk është peng i Beogradit. Berisha të mos guxojë të pengojë të drejtën e miliona shqiptarëve për vetëvendosje”,- deklaroi Spahiu.(T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 15 December 2012 10:30

Tiranë – Në Tiranë ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu paralajmëroi sot se përdorimi I mesazheve nacionaliste për qëllime politike është një lojë e rrezikshme dhe se retorika e veprimet nacionaliste mund të destabilizojnë potencialisht Ballkanit dhe të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Ai i bëri thirrje qeverisë që të jetë e qartë në ruajtjen e marrëdhënieve të mira me fqinjët duke saktësuar se zgjedhjet nuk duhet të jenë justifikim për të dërguar mesazhe të përziera. Zoti Arvizu tha prerë se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin ndryshimin e kufijve kombëtarë në Ballkan.

Konferenca e organizuar nga Këshilli i shqiptar  Atlantikut për cështjet e sigurisë në Ballkan ishte një rast ideal për ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu për të komentuar një temë që ka nxehur debatin jo vetëm në Shqipëri, por që ka acaruar dhe marrëdhëniet me disa nga fqinjët e saj. Retorika e fortë nacionaliste që ushqeu lindjen e Aleancës Kuqezi, por më së shumti përdorimi i toneve nacionaliste nga kryeministri Sali Berisha në vigjilje të festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë e më pas, shihet si një lojë me zjarrin nga ambasadori amerikan: “Kohët e fundit, aktorë politikë të ndryshëm në Shqipëri kanë kërkuar të përdorin mesazhe negative të fokusuara në etnicitetin për qëllime të ngushta politike.  Kjo është një lojë e rrezikshme.  Tensionet etnike, nëse zgjohen njëherë, janë të vështira, nëse mos të pamundura për t’u parashikuar ose kontrolluar.  Është e domosdoshme që personat përgjegjës të përmbahen nga ndezja e ndjenjave etnike, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë”.
 
Retorika dhe veprimet nacionaliste, përveçse mund të destabilizojnë potencialisht rajonin, e dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë, tha ambasadori Arvizu, ndërsa nënvizoi se Shtete e Bashkuara nuk mbështesin një ndryshim kufijsh: “Më lejoni të jem i qartë si kristali, absolutisht i qartë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin ndryshimin e kufijve kombëtarë në rajonin e Ballkanit.  Çdo përpjekje për ta bërë këtë, është kundërproduktive dhe destabilizuese”.
 
Kryeministri Berisha, jo më larg se dje saktësoi se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale, ndërsa i mëshoi idesë se albanofobia në rajon është ende një problem. Ai tani po përdor sloganin të Bashkuar me njëri tjetrin të bashkuar me Europën. Por sipas ambasadorit amerikan mesazhet duhet të jenë të qarta: “Duke parë rolin pozitiv që Qeveria e Shqipërisë ka luajtur tradicionalisht në ruajtjen e marrëdhënieve të mira me fqinjët e saj, nxisim drejtuesit e saj që të jenë të qartë në këtë element.  Zgjedhjet nuk duhet të jenë një justifikim për të dërguar mesazhe të përziera”. 
 
Sipas ambasadorit Arvizu “fjala për një  “Shqipëri të Madhe” të rreme është një shpërqendrim nga problemet shumë reale me të cilat përballet Shqipëria sot, dhe votuesit nuk duhet të bien pré e kësaj”, ndërsa theksoi se edhe “thirrja e fundit nga Aleanca Kuq e Zi për referendumin për bashkimin Shqipëri-Kosovë nuk i shërben as aspiratave të integrimit Euro-Atlantik të vendit, dhe minon përparimin e arritur për stabilitetin dhe paqen rajonale, dhe lëvizjen drejt integrimit europian”
 
Retorika nacionaliste alarmoi fqinjët juglindor të Shqipërisë. Presidenti maqedonas dhe ministri i jashtëm grek anulluan pjesmarrjen në festimet e 28 nëntorit. “Kjo mund të duket si një pasojë e vogël, për disa ndoshta si ato shënimet në fund të faqes, por – nenvizoi zoti Arvizu – është diçka që frenon marrëdhëniet, pengon komunikimin dhe bashkëpunimin dhe bën që zgjidhja e çështjeve të pazgjidhura të bëhet shumë më e vështirë.  Dhe ne, Shtetet e Bashkuara, i kushtojmë vëmendje kësaj”.
 
Këto zhvillime kanë tërhequr edhe vëmendjen e Brukselit. Si në përfundimet e Këshillit të ministrave të Bashkimit europian ashtu dhe në rezolutën e djeshme të parlamentit europian u përfshinë paragrafë në të cilët Shqipërisë i kërkohet të evitojë deklarata që shkojnë kundër marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 30 November 2012 17:51

TIRANE – Kreu i AK-se, Kreshnik Spahiu fton kryeministrin Sali Berisha te nenshkruaje peticionin për mbajtjen e referendumit të nisur nga AK-ja më 28 Nëntor, për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ftesa i eshte bere permes nje letre, e cila eshte bere publike edhe per mediat. Sipas letres, Aleanca do të ftojë në këtë peticion për të nënshkruar të gjithë drejtuesit e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, drejtuesit e institucioneve, politikanë të lartë dhe çdo qytetar që gëzon të drejtën e votës.
LETRA E PLOTE
Aleanca Kuq e Zi me 28 Nëntor 2012 ka ndërmarrë inisiativën për të kërkuar organizimin e referendumit popullor për bashkimin e shtetit Shqiptar me shtetin e Kosovës. Kjo kërkesë është bazuar në “nenin 150, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku populli nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote ka të drejtën t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçante.

Aleanca Kuq e Zi do të ftojë në këtë peticion për të nënshkruar të gjithë drejtuesit e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, drejtuesit e institucioneve, politikanë të lartë dhe çdo qytetar që gëzon të drejtën e votës. Kjo kërkesë do t’i shërbejë dhe hapjes së një debati transparent mbi qëndrimet zyrtare dhe politike të figurave të larta të dy shteteve shqiptare.
Aleanca Kuq e Zi vlerëson se pozicionimi pro apo kundër bashkimit të dy shteteve shqiptare do t’i shërbejë të ardhmes dhe një vlerësimi më të saktë me historinë e Shqipërisë.

Për këto arsye duke marrë shkas dhe nga qëndrimet tuaja publike në javët e fundit mbi çështjen e bashkimit kombëtar, ne ju ftojmë të jeni një nga bashkëfirmëtarët e parë të kërkesës zyrtare për realizimin e referendumit për bashkimin e dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës.

Aleanca Kuq e Zi po ju dërgon bashkëngjitur me këtë ftesë formularin origjinal të firmosur më 28 Nëntor në Morinë nga Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, ku u shënua dhe nisja zyrtare për mbledhjen e firmave për realizimin e këtij referendumi.Jeni i lutur që pas nënshkrimit të na e ktheni formularin me qëllim që Aleanca Kuq e Zi të vijojë procesin e firmosjes nga mijëra qytetarë të tjerë me të drejtë vote në Republikën e Shqipërisë.(P.O)

 
Lajme Shqip Monday, 26 November 2012 16:25

Prishtinë – Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka prezantuar sot në Prishtinë nismën më të fundit të kuqezinjve “Peticionin për mbajtjen e referendumit për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën”. Spahiu i ka bërë apel mbarë kombit shqiptarë që të bëhen pjesë e nismës së Aleancës Kuq e Zi dhe të firmosin peticionin në Morinë, nismë kjo që do të pasohet nga kërkesa për referendumin për bashkimin e dy shteteve shqiptare.

“Peticioni do të nisë të nënshkruhet me 28 Nëntor në kufirin Shqipëri-Shqipëri, aty ku para 100 vitesh shqiptarët u ndanë aty do të nisë bashkimi për realizimin e aspiratës shekullore të kombit shqiptarë për bashkim”,- deklaroi Spahiu. Duke shpjeguar detaje të tjera mbi nismën e Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu bëri të ditur se peticioni që do të firmoset nga miliona shqiptarë do t’i dorëzohet dy parlamenteve në Tiranë dhe Prishtinë, të cilët do të duhet të votojnë për referendumin popullor për bashkim.

“Populli do të votojë bashkimin e dy Shqipërive. Peticioni do të shkelë në të gjithë qytetet, fshatrat, komunat dhe lagjet e shqiptarëve. Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje ndërkombëtarëve që të monitorojnë procedurat, hapat dhe gjithçka lidhet me nismën e Aleancës Kuq e Zi”,- deklaroi Kreshnik Spahiu nga Prishtina. Kreu i AK-së ka denoncuar atë që e ka quajtur dështim të Berishës dhe Thaçit për realizimin e bashkimit të shqiptarëve, që sipas tij nuk mund të bëhet me deklarata sporadike vetëm në raste festash.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 12 November 2012 14:24

Tiranë – Aleanca Kuq e Zi ka ngritur strukturën më të re vullnetaret për mbrojtjen e kufirit shqiptar. Aktivistët e AK-së janë nisur sot drejt Sarandës, në kufirin me Greqinë për të kontrolluar mbërritjen e anijeve greke naftë-kërkuese.

Vullnetarët e Aleancës Kuq e Zi të drejtuar nga kreu i kësaj lëvizje, Kreshnik Spahiu, dhe qindra aktivistë kuqezinj ndodhen në kufirin me Greqinë duke protestuar kundër futjes së anijeve greke.

Ata shprehen se, ndodhen atje për mbrojtjen e kufirit dhe janë të vendosur në misionin e tyre për ruajtjen e integritetit territorial. Vullnetarët janë vendosur përballë Korfuzit duke vrojtuar kufirin Shqipëri-Greqi për anijet naftë-kërkuese greke.(LajmeShqip.com)

*****************************************************

Athinë – Ka mbërritur në Patra anija kërkimore nordike “Explorer” për të filluar menjëherë sondazhet gjeofizike, fillimisht nga Joni verior.

Anija e kërkimit “Explorer” e kompanisë norvegjeze PetroleumGeo-Services, mbërriti dje në portin e vjetër të Patras për të kryer vëzhgime gjeofizike për të identifikuar hidrokarbure. 

Më pas anija do të lundrojë drejt Jonit verior, që menjëherë të fillojnë edhe aty kërkimet gjeofizike. 

Këto kërkime do të mbulojnë një sipërfaqe totale prej rreth 220 000 km në detin Jon dhe në zonën jugore të detit të Kretës, e do të zgjasin të paktën tre muaj.(LajmeShqip.com)