Lajme Shqip Friday, 30 August 2013 11:31

IPrishtinë-sh-punëtorët e NBI Suhareka kanë dorëzuar në prokurori një dosje me mbi 200 faqe, në të cilat flitet për manipulimet gjatë privatizimit të kësaj ndërmarrjeje, njofton zot gazeta Zëri. Kryepersonazh i dosjes është ambasadori aktual i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala, i cili asokohe i printe procesit të privativeve, por edhe kryetari i komunë së Suharekës, Blerim Kuçi, dhe disa zyrtarë të tjerë.

Dosja tashmë ndodhet edhe në duart e disa prokurorëve nga Anglia, Franca, Italia, Gjermania, etj, të cilët punojnë për misionin e EULEX’it, dhe të cilët po shqyrtojnë se si u privatizua me spinof special ndërmarrja suharekase që në pronësi kishte mbi 1,600 hektarë tokë dhe bodrumet e veta të verës.

Ish-drejtori i verarisë në NBI Suhareka, Fazli Morina tregon se ai, bashkë me punonjësit e ndërmarrjes ishin udhëzuar të konkurronin me ofertë, dhe se përkundër faktit që kishin dhënë një ofertë më të mirë se fituesi, tenderi iu dha kompanisë italiane Trevisa, e cila veprimtari kryesore kishte prodhimin dhe shitjen e dyerve dhe dritareve, gjë që, në kushte normale, do të nënkuptonte se ajo fare nuk do të ishte dashur të jetë pjesë e procesit të privatizimit.

Morina thotë se, ambasadori Ahmet Shala – bashkë me edhe dy zyrtarë të tjerë të lartë të vendit, ishin pjesë e pazareve me kompaninë fituese.

“Ndërmarrjen e mori në dorë mafia. Ky është njëri prej krimeve të rënda ekonomike në vend. Nuk e di pse drejtësia po i mbyllë sytë. Kohë më parë unë isha dy herë në prokurori, ku jam marrë në pyetje për më shumë se gjashtë orë. Më thanë se hetimet janë duke përfunduar, por ende s’ka asgjë në këtë drejtim. Sipas informacioneve që kam nga prokuroria, në pyetje është marrë edhe Ahmet Shala, pasi që ka dy muaj që ai ndodhet në Kosovë”, tregon Morina, sipas të cilit për çdo ditë po dalin fakte të reja për këtë skandal. Siç është për shembull, fakti që ndërmarrja kishte në pronësi 1,600 hektarë tokë, ndërkaq në njoftimin për privatizimin, të shpallur nga agjencia së cilës i printe Shala, thuhej se ndërmarrja posedonte 1,000 hektar tokë, tregon Morina. Sipas tij, del se Shala me shokë i vodhën afro 650 hektarë tokë, të cilat tani po shiten si parcela ndërtimi.