Lajme Shqip Tuesday, 05 February 2013 19:07

Danimarke – Mediat daneze raportojnë se një sulmues i pa njohur ka tentuar që të qëllojë një shkrimtar danez të historisë i cili është kritik ndaj Islamit.

Raportohet se Lars Hedegaard nuk është lënduar nga këto të shtëna. Sulmuesi kishte shkuar tek shtëpia e Hedegaard-it duke u shtirur se ka një pako postare dhe më pasë kishte shtënë të paktën një herë me armë, por nuk kishte arritur që të qëllonte shkrimtarin.

Policia e Kopenhagës ka konfirmuar se nuk ka të lënduar nga të shtënat. Ata nuk kanë thënë nëse e shtëna kishte për shënjestër Hedegaardin. Shkrimtari danez, udhëheqë Shoqërinë për Lirinë e Fjalës, një grup i cili ka organizuar një takim dhe ligjerata me kritik të Islamit. 

Autoritetet daneze gjatë vitit 2011 e kishin gjobitur Hedegardin në vlerë prej 1 mijë dollarëve amerikan për fyrje ndaj muslimanëve.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 31 October 2012 14:56

Beograd – Është arrestuar Predrag Qosoviç, serbi i cili para disa ditësh në rrjetin social FaceBook postoi foton e tij në të cilën shihet se si me një shkrepëse e ndez librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin.

Siç raporton “Almakos”, vetëm një ditë pasi u bënë publike pamjet që ngjallen reagime të shumta te besimtarët mysliman Prokuroria Speciale për Krimin Kibernetik, në bashkëpunim me departamentin e Rendit Publik dhe Paqes, e ka lokalizuar dhe më pas e ka arrestuar huliganin serb.

Ai është arrestuar nën akuzën e nxitjes së urrejtjes ndërfetare, kombëtare, kulturore dhe jo tolerancës.Në bazë të ligjeve në fuqi në Serbi, Qosoviç rrezikon të dënohet nga 1 deri në 8 vjet burg.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 28 February 2012 08:30

Kunduz – Kombet e Bashkuara njoftuan se do të tërheqin përkohësisht personelin ndërkombëtar nga zyrat në qytetin e Konduzit.

Në deklaratën e OKB-së thuhet se personeli do të tërhiqet derisa të zbatohen masat e reja të sigurisë, pas sulmit që iu bë kësaj zyre në javën e kaluar nga afganët që protestonin kundër djegies së Kuranit në një bazë të NATO-s.

Rreth 30 njerëz janë vrarë gjatë protestave kundër djegies së Kuranit, që kur incidenti u ndriçua më 21 shkurt.

 
Lajme Shqip Thursday, 23 February 2012 15:17

Kabul – NATO njoftoi se dy ushtarë të saj janë vrarë të enjten në provincën Nangahar nga një “person që mbante të veshur uniformën e Armatës Kombëtare Afgane”, i cili gjuajti me armë në drejtim të tyre.

Sulmi ndodhi vetëm disa orë, pas thirrjes së talebanëve që afganët të vënë në shënjestër bazat ushatarake dhe konvojet e trupave të huaja, duke u kërkuar që “t’i vrasin, rrahin dhe t’i zënë robër”, si kundërpërgjigje ndaj djegies së Kuranit.

Protestat ndaj djegies së Kuranit janë zhvilluar edhe në pjesë të tjera të Afganistanit.

Afganët e zemëruar kanë sulmuar bazën amerikane në provincën lindore të Lagmanit, duke gjuajtur me gurë për të shfryrë mllefin ndaj djegies së Kuranit.

 
Lajme Shqip Thursday, 23 February 2012 10:30

Kabul – Talebanët u bënë thirrje afganëve që t’i sulmojnë bazat e huaja ushtarake dhe të vrasin përfaqësues perëndimorë si hakmarrje për djegien e Kuranit në bazën e NATO-s në atë shtet.

“Njerëzit tanë të guximshëm duhet të sulmojnë baza ushtarake të forcave të huaja, karvane dhe baza të tyre, thuhet në kumtesën e talebanëve.

Nga ana tjetër, presidenti afgan Hamid Karzai u bëri thirrje banorëve të shtetit që të mos marrin hapa të dhunshme për shkak të djegies së Kuranit në bazën ajrore në afërsi të Kabulit.

“Forcat afgane të sigurisë nuk guxojnë të marrin masa të dhunshme, ata duhet t’i mbrojnë civilët dhe pronat”, deklaroi Karzai. Shtatë persona e humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan në protestat e djegies së Kuranit, dhe për këtë akt persona zyrtarë amerikanë kërkuan falje ditën e martë.

 
Lajme Shqip Wednesday, 22 February 2012 15:00

Kabul – Të paktën pesë persona humbën jetën dhe mbi 30 u lënduan gjatë  demonstratave antiamerikane në Afganistan, në shenjë proteste  kundër djegies së Kuranit në bazën e NATO-s në vend.

Ministria afgane e Shëndetësisë kumtoi se një demonstrues është vrarë në Kabul, një në qytetin Xhalababad dhe tre në provincën Parvan.

Në demonstrata në Kabul, forcat afgane kanë shtënë në ajër për të shpërndarë turmën, e cila është tubuar para një kompleksi të banuar për të huaj në qarkun e Kabulit.

Demonstruesit ia kanë vënë flakën një automobili para kompleksit, si dhe një pjese të Green Village. Sipas dëshmitarëve okularë, zjarri ka shkatërruar një pjesë të pensionit në kompleksin Green Village, ku jetojnë dhe punojnë 1.500 kryesisht punëtorë të huaj.

Pjesëmarrësit brohorisnin “Vdekje për Amerikën!”.

Në vendin e protestave arriti edhe shefi i policisë së qytetit Mohamed Ajub Salangi, së bashku me qindra policë në tentim për të qetësuar situatën.

Vetëm pak kilometra larg tyre, qindra demonstrues u tubuan para bazës ushtarake “Camp Fenix” dhe kanë hedhur gurë. Mediat perëndimore lajmërojnë edhe për të shtëna të regjistruara gjatë këtij incidenti.

Demonstrata ka pasur edhe para Universitetit në pjesën perëndimore të Kabulit.

Të hënën kopje të shumta të Kuranit janë gjetur të djegura dhe të hedhura me mbeturinat, të cilat do të transportoheshin me kamion në vendin ku digjeshin plehrat.