Lajme Shqip Thursday, 13 October 2011 10:47

Tiranë – 43 shtetas iranianë janë bllokuar nga forcat policore në aeroportin e Rinasit, mëngjesin e ditës së enjte.
Burimet policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasi ata rezultonin të papajisur me viza.

Mësohet gjithashtu se iranianët pa viza, udhëtonin me linjën ajrore “Turkish Airlines” dhe pretendonin se vinin për 1 aktivitet mundjeje.

Por Policia nuk kishte informacion për aktivitetin dhe e ka gjobitur me 13 milionë lekë kompaninë ajrore të lartpërmendur.

“Shtetasit iranianë duhet të kishin viza. S’tolerojmë shkeljen e rregullave nga kompanitë”, deklaruan burimet policore.

Ndërkaq, autoritetet në Rinas po kthejnë mbrapsht iranianët.