Lajme Shqip Wednesday, 27 July 2011 18:38

Super fuqia e Evropës, Barcelona, do ta shtyjë në vështirësi skuadrën  kampione të Anglisë, Manchester United pasi që kampionet aktual të Evropës kanë hyrë ne garë për lojtarin e Flamengos, Adryan dhe prej tani United do të përballet me konkurrencën nga një rival i madh.

Menaxheri i United, Sir Alex Ferguson ka qenë duke bërë përpjekje për të kapur të riun që para Krishtlindjeve, edhe u përpoq të marrë atë në Manchester edhe në prillin e kaluar, por që lëvizja dështoi.
Përfaqësuesit nga Old Trafford e vëzhguan atë përsëri në kohët e fundit ne ndeshjet me U-17, në Kupën e Botës në Meksikë dhe tani është bashkuar edhe Barcelona në vënien e kontaktit me agjentin Rodrigo Pitta.
Pitta ka konfirmuar se bisedimet kanë ndodhur, por paralajmëroi palët e interesuara që së pari të pajtohen në një tarifë me Flamengo para se negociata më të rënda mund të fillojnë.