Lajme Shqip Friday, 21 February 2014 14:25

Abedin Januzaj ka përjashtuar opsionin që Adnan Januzaj të jetë prezent në fushë në ndeshjen që përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon ndaj Haitit me 5 mars.

Mediat angleze janë “qetësuar” me deklaratën e Abedin Januzajt duke thënë se Adnani ka lënë opsionin e hapur për të veshur fanelën e albionëve.

“Do të doja që Adnani të luaj për Kosovën, por çështja është delikate sepse Kosova ende nuk është anëtare e FIFA-s. Adnani nuk do të luaj në miqësoren e 5 marsit, por ndoshta po në të ardhmen” ka thënë Abedin Januzaj.

 
Lajme Shqip Saturday, 02 November 2013 13:51

Behgjet Pacolli, po angazhohet për ta sjellë talentin kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzajn në Kombëtaren e Shqipërisë.

Ideja e Pacollit është: Adnani është një rast që thjesht nuk duhet humbur.

Nisur nga ky fakt, ai ka hartuar planin për ta veshur ‘kuqezi’ yllin e Unitedit. Nënshtetësi shqiptare familjes Januzaj dhe tokë në jug të Shqipërisë, janë dy gjërat që sipas Pacollit duhet t’i dhurohen fillimisht Januzajve.

Një gjë të tillë politikani i njohur kosovar e ka qitur edhe në letër dhe ia ka dërguar atë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. Këtë e konfirmoi vetë Pacolli në emisionin televiziv ‘Zonë e Lirë’.

“Ditët e fundit kam lexuar shumë nëpër gazeta ndërkombëtare për suksesin e madh të një shqiptari të ri, me të cilin duhet të krenohemi të gjithë ne. E pashë po ashtu edhe intervistën e babait të tij, i cili shprehu pakënaqësinë e trajtimit nga ana e Federatës së Futbollit të Shqipërisë. Vërtetë u çudita, sepse është një rast që nuk duhet humbur. Iu drejtova menjëherë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, me anë të një letre rreth planit për marrjen e Adnanit në Kombëtare”, deklaroi ai, duke shpalosur tutje ‘pakon’ Januzaj.

“Familjarëve të Adnanit duhet t’i ofrohet nënshtetësi shqiptare dhe si dhuratë një hapësirë toke në jug të Shqipërisë. Përmes kësaj, ai vend turistik do të bëhej edhe më i famshëm dhe do të tërhiqte shumë njerëz nga e gjithë bota”, vazhdoi Pacolli, për t’u shprehur më pas i gatshëm që të ndihmojë financiarisht në ndërtimin e shtëpisë në hapësirën e tokës që do t’i dhurohet familjes së talentit kosovar.

Të shkojmë me figura të shquara’

Jo Federata e Futbollit të Shqipërisë, por figura të ndritura shqiptare. Kështu mendon Pacolli që Adnani do t’i thoshte ‘po’ Shqipërisë. “Mendoj që duhet të formojmë një grup të njerëzve, të përbërë nga figura të njohura nga Kosova e Shqipëria. Kjo çështje është madhore dhe normalisht që nuk duhet t’i lihet në dorë vetëm Federatës së futbollit”, theksoi Pacolli. Ai ka një parandjenjë që përgjigjja e Adnanit do të jetë pozitive. “E kam përcjellë Adnanin dhe çdo gjë rreth tij. Jam i bindur që zemra e tij flet shqip dhe do t’ia dalim. Ai është krenaria jonë dhe do të jetë një ndër figurat më të spikatura të kombit shqiptar, jo vetëm në futboll”, potencoi presidenti i AKR-së. Në fund, ai u shpreh optimist që së shpejti do të ketë një takim me Edi Ramën.

Takimi me Ramën, gjatë javës së ardhshme

Pacolli është optimist që do të takohet së shpejti me Edi Ramën për të diskutuar rreth kësaj çështjeje. “Pres që të marrë një përgjigje nga Edi në ditët në vijim. Besoj që do të takohemi menjëherë gjatë kësaj jave”, u shpreh ai. /tribuna/

 
Lajme Shqip Sunday, 27 October 2013 12:57

Ryan Giggs mendon se United është frymëzuar nga shfaqja e Adnan Januzajt dhe e ka vlerësuar produktin më të fundit të akademisë së Manchester United si fryt të punës së sistemit zinxhir të klubit.

“Adnani po ecën shumë mirë për momentin. Këshillat do mund t’ia jepja nëse gjërat nuk po shkonin kështu. Lojtarët e rinj kanë rënie forme dhe kjo është e pashmangshme.

Le ta lëmë të qetë të shijojë atë që po bën. Po shijoj progresin e tij. I kam thënë të vazhdojë të luajë si në ndeshjet e fundit. Është talent dhe djalë i shkëlqyer dhe i dëgjueshëm”, deklaroi veterani i United, Ryan Gigs./koha/

 
Lajme Shqip Thursday, 17 October 2013 13:09

Adnan Januzaj ka zgjedhurAnglinë. Tabloidi britanik “DailyMail” raporton lajmin sipas të cilit i riu me origjinë shqiptare ka vendosur të luajë për kombëtaren e Roy Hodgson, duke mos zgjedhur Belgjikën dhe Shqipërinë. Por më parë duhet zgjidhur një çështje.

Federata Angleze e Futbollit (FA) duhet të mbajë një premtim duke mos marrë parasysh që talentit të Manchester United i duhen të ketë qënë 5 vjet rezident në Britaninë e Madhe, në mënyrë që të ketë menjëherë mundësi të luajë për “Tre Luanët”.

Lajmi nuk është bërë ende publik nga FA apo vetë Januzaj por që me siguri nuk do të pritet mirë në Shqipëri. /albeu/

 
Lajme Shqip Sunday, 06 October 2013 13:36

Adnan Januzaj mund të jetë futbollisti i parë shqiptar i cili mund të luaj për kombëtaren e Anglisë.

Trajneri i Manchester United, David Moyes e ka pranuar se përzgjedhësi i “tre luanëve”, Roy Hodgson disa herë është interesuar për djaloshin nga Istogu.

“Po, Hodgson dhe Federata Angleze janë interesuar disa herë për Januzajn”, ka thënë Moyes.

Legjenda angleze Gary Lineker i cili ishte duke e shikuar ndeshjen kundër Sunderlandit së bashku me përzgjedhësin anglez Hodgson përmes një postimi ka thënë se Januzaj mund të bëjë pjesë në kombëtaren angleze dhe e ka ftuar përzgjedhësin anglez që t’i bëjë ftesë.

“Mendoj që Januzaj mund të luaj për disa shtete duke përfshirë edhe Anglinë. Megjithëse kjo ka të bëjë me nënshtetësinë, Federata Angleze dhe ajo Belge disa herë janë interesuar për të. Mirëpo ai ka zgjedhur të mos vendos për momentin”, ka shtuar Moyes. /Zëri/

 
Lajme Shqip Sunday, 06 October 2013 10:09

Trajneri i Manchester Unitedit, David Moyes ka deklaruar se futbollisti Adnan januzaj do të bëhet lojtar i madh.

“Unë e kisha në plan që Januzaj të luaj që para tre-katër javësh, por për shkaqe të ndryshme nuk iu dha rasti. Kundër Sunderlandit mendova se është pikërisht koha”, tha Moyes.

 “Ishte aq i mirë, sa ka qenë tepër vështirë të ndalet. Ai do të jetë i veçantë”, ka shtuar trajneri i United.

United ishte duke humbur nga Sunderland, por me golat e Januzajt vetëm për dy minuta arriti ta kthej rezultatin dhe të fitojë 2:1. 

Kosovarit 18 vjeçar kontrata me Manchesterin i skadon në fund të vitit, por Moyes beson se ai nuk do ta lëshojë Old Trafordin. 

“Nuk jam më i brengosur për këtë. Mendojë se çdo futbollist i ri do të luaj në Manchester, gjithnjë kam menduar kështu”, tha Moyes. 

Adnan Januzaj me golat e shënuar të shtunën është bërë shënuesi i dyfishtë më i ri në historinë e ekipit të Manchesterit, pasi që ai këtë e bëri me 18 vjet e 242 ditë. Pokështu, ai është lojtari i 11-të i Unitedit që ka shënuar gol në debytim, dhe i dyti me radhë me dy gola në ndeshjen e parë, pas të madhit Rudi Van Nisterrloyt./Koha/ 

 
Lajme Shqip Sunday, 29 September 2013 14:07

Manchester City kërkon ti marrë Manchester Unitedtalentin shqiptar, AdnanJanuzaj. Pavarësisht deklaratave të David Moyes, sipas të cilit Januzaj nuk do të largohet, duket se sheiku Mansour është magjepsur pas ish mesfushorit të Anderlecht, duke kërkuar me çdo kusht ta afrojë në “Etihad Stadium”.

Sipas të përditshmes angleze “Metro”, Manchester Citykërkon ta joshë 18-vjeçarin me një pagë faraonike, plot 45 mijë sterlina në javë. Kontrata është gati, ndërsa Januzajduhet vetëm të marrë një vendim pasi Manuel Pellegrini kërkon ta ketë në ekipin e tij që në janar kur hapet edhe merkatoja e dimrit, raporton Supersport.
“Metro” shton se mesfushori mund të nënshkruajë për 5 sezone me “Citizens” nëse nuk arrin marrëveshjen me United për zgjatjen e kontratës aktuale që skadon në vitin 2015.

18-vjeçari i lindur në Bruksel, e ka nisur karrierën tek të rinjtë e Anderlecht në vitin 2005, ndërsa 6 vjet më vonë u bashkua me Manchester United pas këmbënguljes së ish trajnerit Sir Alex Ferguson. /albeu/

 
Lajme Shqip Friday, 16 August 2013 22:35

 

 

Babai i Adnan Januzajt, Abedin Januzaj, kishte deklaruar më 15 maj të këtij viti se djali i tij nuk do t’i bashkohej kombëtarës së Shqipërisë.

Ai kishte demantuar atëkohë lajmet e nxjerra nga Federata Shqiptare se djali i tij do të luajë së shpejti për Shqipërinë.

“Asnjëherë, askush nga Kombëtarja e Shqipërisë nuk na ka kontaktuar për të na pyetur rreth mundësisë së inkuadrimit të Adnanit në skuadër. Por, për shkak të mënyrës se si kanë rrjedhur gjërat, edhe nëse na thërrasin do t’i refuzojmë.” – thoshte ai për KTV-në.

Ai kishte thënë se djali i tij është i interesuar vetëm për Manchester United dhe kishte lënë të hapur mundësinë që t’i bashkohej kombëtarës së Belgjikës.

Por, duket se fushata me sloganin  “Adnan Januzaj, thuaj ‘po’ Shqipërisë”, ka prekur prindin e tij i cili tashmë ka ndërruar qëndrim.  

Ai ka këshilluar djalin e tij t’i bashkohet ekipit kombëtar shqiptar. Vetë protagonisti në fjalë nuk është shprehur në lidhje me të ardhmen.

I pari që e nisi këtë fushatë ishte kapiteni Lorik Cana, i cili publikisht deklaroi: “Januzaj, hajde vishu kuqezi!” Menjëherë pas kësaj thirrjeje, mijëra shqiptarë i kanë kërkuar talentit 18-vjeçar të zgjedhë Shqipërinë për të luajtur me kombëtaren dhe jo Belgjikën

 

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 30 April 2013 19:08

Adnan Januzaj do të veshë fanellën me numër 44 të skuadrës së parë të Mançester Junajtid pasi Aleks Ferguson ka vendosur ta aktivizojë në javët e fundit të kampionatit si shenjë vlerësimi për sezonin e shkëlqyer në radhët e ekipit të të rinjve.

Trajneri skocez ka folur edhe publikisht për talentin kosovar, duke mos ngurruar ta cilësojë si lojtarin e të rinjve me më shumë potencial për të shpërthyer në ekipin e parë në sezonin e ardhshëm.

“Lojtarët e rinj do të jenë themeli për 5-6 vitet e ardhshme, si Adnan Januzaj, i cili po tregon mjaft mirë veten”, ishte komenti i tij për mediat angleze. Kjo i shtohet edhe asaj që trajneri skocez ka thënë më parë gjatë sezonit për 18 vjeçarin. “Adnani është një lojtar i balancuar shumë mirë. Ai është 18 vjeç dhe ka ende mundësi të rritet. Por që tani ka një balancim të mirë, shpejtësi dhe është një lojtar i mirë teknik”.

Futbollisti kosovar me pasaportë belge, kaloi te Mançester Junajtid nga akademia e Anderleht në vitin 2011, ndërsa ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij te ekipi i rezervave. Sigurisht, fjalët e Ferguson kanë rritur më shumë interesimin rreth këtij futbollisti që në javët e ardhshme do të bëhet pjesë e ekipit të parë.

Përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë kërkuar prej kohësh që të veshin futbollistin me fanellën kuqezi, por deri tani, ai ka refuzuar, ndërsa është në pritje të një ftese edhe nga përfaqësuesja belge. Por fakti që ai nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje me Belgjikën ka bërë që trajneri De Biasi të kërkojë të takohet vetë me futbollistin, me shpresën që të binde këtë të fundit të bëhet pjesë e kombëtares, duke i ofruar mundësinë që të aktivizohet që në miqësoren e qershorit kundër Turqisë. (LajmeShqip.com)