Lajme Shqip Friday, 18 October 2013 00:42

Abedin Januzaj, babai i yllit të futbollit, Adnan Januzaj, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se Januzaj nuk është kontaktuar asnjëherë nga Federata Shqiptare e Futbollit, përkatësisht presidenti Armando Duka.

Abedin Januzaj i ka quajtur dezinformata lajmet se Adnani është kontaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Nuk kam pasur asnjë thirrje nga FSHF që të bisedojmë për Adnanin. FSHF ka bërë vetëm dezinformata duke thënë se e kanë kontaktuar Adnanin. Kreu i FSHF-së, Armando Duka ka thënë se ka biseduar me mua para tetë muajsh por kjo është gënjeshtër. Januzaj nuk e ka refuzuar Shqipërinë, sepse nuk ka marrë ftestë”, ka thënë ndër të tjera Abedin Januzaj.

Ai ka lënë të kuptohet se megjithëkëtë, dyert për kombëtaren shqiptare nuk janë mbyllur, por ka akuzuar Dukën për dezinformata dhe sjellje jo profesionale.

Januzaj ka përjashtuar mundësinë që djali i tij të luajë për Kroacinë, Turqinë apo Serbinë ndërkaq nuk ka përjashtuar mundësinë që Adnani të veshë fanellën e Anglisë. 

 
Lajme Shqip Tuesday, 15 October 2013 14:21

Se është mysliman i devotshëm, Xherdan Shaqiri e tregoi edhe kësaj radhe.Ai në profilin zyrtar të tij në Facebook iu uron komunitetit mysliman Festën e Kurban Bajramit.

Ai këtë festë të madhëruar islame e uroi në tre gjuhë, gjuhë angleze, shqipe dhe gjermane. Urimi i Shaqirit është ky: Happy bajram to all muslims in the world….. Urime festa e kurban bajramit per te gjith muslimanve… Ich wünsche allen gläubigen Moslems einen besinnlichen Bajram…. XS.
Ndërsa shqiptari tjetër i Manchester United, Adnan Januzaj ka qenë më i shkurtë në urimin e tij për këtë festë: Eid Mubarak to all Muslim fans./B.Sot/ 

 
Lajme Shqip Saturday, 12 October 2013 21:49

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit  Bepe Marota ka thënë se kampioni i Italisë ka mundësi të provojë për ta sjellë të riun shqiptar nga Manchester United, Adnan Januzajn.

“Skenar” i njëjtë kishte ngjarë në vitin e kaluar, kur Juventus nga Manchesteri kishte sjellë Paul Pogban, të cilit i kishte skaduar kontrata, dhe tani ‘peshon” 40 milionë euro. 

“A duhet United të frikohet nga situata e re e ngjashme me atë me Pogban? Absolutisht jo. Nuk di se si atëherë i lejuan Pogbas t’i skadojë kontrata dhe të mos ia vazhdojnë bashkëpunimin. Januzaj ka kualitet dhe bëhet fjalë për një futbollist që premton”, tha Marota.

 Januzaj me kampionin anglez ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2014. /Koha/ 

 
Lajme Shqip Wednesday, 09 October 2013 11:58

Talenti shqiptar i Manchester United Adnan Januzaj së bashku me dy shokët e skuadrës David De Gea dhe RioFerdinand kanë shijuar një ndeshje të NBA, e cila është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në qytetin anglez. Januzaj, i cili refuzoi ftesën e kombëtares angleze ndoqi nga afër sfidën mes Oklahoma City Thunder dhe Philadelphia 76ers, e përfunduar në shifrat 103-99.

Por në pallatin sportit kishte edhe emra të tjerë të njohur të futbollit si: darren Fletcher, Andy Cole, Patrick Vieira apo edhe Jack Rodwell. /albeu/

 
Lajme Shqip Sunday, 06 October 2013 13:36

Adnan Januzaj mund të jetë futbollisti i parë shqiptar i cili mund të luaj për kombëtaren e Anglisë.

Trajneri i Manchester United, David Moyes e ka pranuar se përzgjedhësi i “tre luanëve”, Roy Hodgson disa herë është interesuar për djaloshin nga Istogu.

“Po, Hodgson dhe Federata Angleze janë interesuar disa herë për Januzajn”, ka thënë Moyes.

Legjenda angleze Gary Lineker i cili ishte duke e shikuar ndeshjen kundër Sunderlandit së bashku me përzgjedhësin anglez Hodgson përmes një postimi ka thënë se Januzaj mund të bëjë pjesë në kombëtaren angleze dhe e ka ftuar përzgjedhësin anglez që t’i bëjë ftesë.

“Mendoj që Januzaj mund të luaj për disa shtete duke përfshirë edhe Anglinë. Megjithëse kjo ka të bëjë me nënshtetësinë, Federata Angleze dhe ajo Belge disa herë janë interesuar për të. Mirëpo ai ka zgjedhur të mos vendos për momentin”, ka shtuar Moyes. /Zëri/

 
Lajme Shqip Sunday, 29 September 2013 14:07

Manchester City kërkon ti marrë Manchester Unitedtalentin shqiptar, AdnanJanuzaj. Pavarësisht deklaratave të David Moyes, sipas të cilit Januzaj nuk do të largohet, duket se sheiku Mansour është magjepsur pas ish mesfushorit të Anderlecht, duke kërkuar me çdo kusht ta afrojë në “Etihad Stadium”.

Sipas të përditshmes angleze “Metro”, Manchester Citykërkon ta joshë 18-vjeçarin me një pagë faraonike, plot 45 mijë sterlina në javë. Kontrata është gati, ndërsa Januzajduhet vetëm të marrë një vendim pasi Manuel Pellegrini kërkon ta ketë në ekipin e tij që në janar kur hapet edhe merkatoja e dimrit, raporton Supersport.
“Metro” shton se mesfushori mund të nënshkruajë për 5 sezone me “Citizens” nëse nuk arrin marrëveshjen me United për zgjatjen e kontratës aktuale që skadon në vitin 2015.

18-vjeçari i lindur në Bruksel, e ka nisur karrierën tek të rinjtë e Anderlecht në vitin 2005, ndërsa 6 vjet më vonë u bashkua me Manchester United pas këmbënguljes së ish trajnerit Sir Alex Ferguson. /albeu/

 
Lajme Shqip Friday, 06 September 2013 15:08

Adnan Januzaj nuk do të zgjedhë një kombëtare pa u kthyer më parë në një lojtar të rëndësishëm në futbollin europian dhe një futbollist që luan rregullisht si titullar në klubin e tij, ky është vendimi që në fakt është marrë nga babai i futbollistit të Mançester Junajtid, i cili kërkohet nga kombëtarja shqiptare e futbollit, por edhe ajo e Belgjikës.

18-vjeçari ka preferuar të qëndrojë në heshtje rreth kësaj teme, duke lënë që në vend të tij të flasin familjarët dhe në rastin konkret menaxheri i tij, Dirk De Vrise. Ky i fundit, është ai që mundësoi kalimin e talentit shqiptar nga Anderleht te Mançester Junajtid dhe vazhdon të jetë një nga këshilltarët kryesorë të familjes Januzaj për të ardhmen e djaloshit të talentuar. Megjithatë, ai ka pranuar se në rastin konkret nuk mund të ndërhyjë, pasi gjithçka është në dorën e djaloshit për të bërë zgjedhjen e tij.

“Mënyra si ka renditur gjërat babai i tij, do të thotë se fillimisht i biri duhet të luajë për një klub të madh. Atëherë, kur ai të jetë titullar do të bëjë zgjedhjen e tij për ekipin kombëtar”, shpjegoi De Vrise. Ky i fundit ka treguar gjithashtu se nëse Federata Shqiptare e Futbollit është treguar disi e ndrojtur në kontaktet me futbollistin, Federata Belge po insiston aq shumë sa është bërë disi e bezdisshme.

“Federata belge e ka bombarduar Adnanin me e-maile dhe mesazhe, por babai i tij dëshiron që djaloshi të lihet i qetë”, deklaroi menaxheri për mediat belge. Sipas këndvështrimit të menaxherit, Januzaj nuk do të zgjedhë shumë shpejt një kombëtare, pasi ai duket se është përqendruar 100% te Mançester Junajtid, skuadër që do t’i rinovojë kontratën 18-vjeçarit. /koha/

 
Lajme Shqip Tuesday, 03 September 2013 16:46

Lorik Cana, ka thënë se Adnan Januzaj e di fort mirë se përfaqësuesja që i përket është ajo e Shqipërisë. Ndërkohë, kapiteni i Kombëtares mendon se çdo rezultat është i mundshëm në dy ndeshjet e radhës kundër Sllovenisë dhe Islandës

Prej ardhjes së Gianni de Biasit në krye të Kombëtares, shumë talent shqiptarë kanë veshur fanellën kuqezi. Por, trajneri italian ka shprehur dëshirën që në radhët e veta ta ketë edhe talentin e Manchester Unitedit, Adnaj Januzajn.

Sa i përket përfshirjes në ekipin kuqezi, Januzaj deri më tani ka heshtur, derisa ka refuzuar ta veshë fanellën e përfaqësueses së Belgjikës. Ndërkohë, kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana ka thënë se Adnan Januzaj e di fort mirë se përfaqësuesja që i përket është ajo e Shqipërisë.

“Më e rëndësishme është që ai i ka shanset të luajë me Shqipërinë, sepse nuk është aktivizuar në asnjë skuadër tjetër më parë. Duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion, pra të jetë gjithnjë në fokusin e Shqipërisë, por mbi të gjitha më e rëndësishme është që ai të ketë shëndet, të luajë rregullisht dhe të jetë i sigurt në të ardhmen e tij”, ka deklaruar Cana në një intervistë për “Top Channel” në emisionin “Procesi Sportiv”.

“Duhet të rritet gjithnjë e më shumë. Luan në një ndër klubet më të mëdha në botë, çka nuk e ka arritur asnjë shqiptar tjetër në këtë moshë. Kur të vijë koha të zgjedhë një përfaqësuese, ai e di fort mirë se përfaqësuesja që i përket dhe që e mirëpret është ajo e Shqipërisë. Të jeni të bindur se nëse vjen, do e presim ashtu siç kemi pritur edhe shumë lojtarë të tjerë të rinj që kanë ardhur.”, ka theksuar mesfushori i Lazios.

Sa i përket dy ndeshjeve të radhës kundër Sllovenisë dhe Islandës, Cana ka thënë se çdo rezultat është i mundshëm.

“Ne mund t’i mposhtim sllovenët, por mund edhe të na befasojnë. Tani jemi ne më të sigurt dhe më me besim në vetvete. Mendoj se me atë çka kemi dhënë, i kemi lënë më pak hapësirë fatit dhe jemi bazuar më shumë te cilësia e lojës tonë. Realisht cilësia e lojës sonë është rritur. Kemi treguar se luajmë mirë edhe jashtë fushës. Gjithsesi, duhet ta përgatisim mirë ndeshjen dhe të hyjmë me besim në fushë”, ka deklaruar Cana.

Ai ka thënë se ekipi kuqezi ka alternativa për ta zëvendësuar Mërgim Mavrajn,i cili shkaku i lëndimit do të mungoj në dy ndeshjet e radhës.

Ndërkohë, Cana ka mirëpritur transferimin e Etrit Berishës nga ekipi suedez Kalmar në Lazio.

“Edhe unë jam shumë i kënaqur, sepse e vlerësoj shumë si portier. Ai ka cilësi të mira dhe është një person fantastik”, ka përfunduar Cana, i cili ndihet në formë të mirë, pas një lëndimi që pati në gju.

 
Lajme Shqip Wednesday, 21 August 2013 17:43

Manchester Unitedi po mendon t’ia ofrojë një kontratë pesëvjeçare talentit kosovar, Adnan Januzaj. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat angleze, sipas së cilave, ‘Djajtë e Kuq’ i kanë përshpejtuar procedurat pasi nuk duan ta humbin 18 vjeçarin, siç e humbën vitin e kaluar talentin francez Pogba.
Menaxheri David Moyes ka mbetur i mahnitur me talentin e Januzajt dhe e ka afruar menjëherë në ekipin e parë. Tash, klubi nga Old Traffordi e ka bërë gati kontratën afatgjate, e cila do ta lidhte futbollistin me pasaportë belge me klubin e trofeshëm britanik deri në vitin 2018, shkruan Express.
Për Januzajn, interesim kanë shfaqur Juventus, Barcelona e Bayern Munich, mirëpo ai duket të jetë i lumtur në klubin anglez. Ish menaxheri i Unitedit, Sir Alex Ferguson e kishte lavdëruar shumë Januzajn, të cilin e konsideronte si e ardhme e këtij klubi dhe rrugën e tij duket se po e ndjek edhe Moyes.

 
Lajme Shqip Monday, 19 August 2013 23:17

“Ne belgët, duam që Adnani të zgjedhë Belgjikën. Like & Share sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të shihet përkrahja jonë. Do të ishte e mirë që secili të bëni nga një foto tuajën në të cilën do të shkruani: Adnan Januzaj, thuaj po Belgjikës”. Të gjithë për Adnanin. Kështu shkruhet në një faqë që është krijuar sot në Facebook dhe e cila ka emrin “Adnan Januzaj , Say yes to Belgium”. Nuk dihet nëse faqja është vërtetë nga Belgjika, mirëpo ajo vjen në kohën kur fushata “Adnan Januzaj, thuaj po Shqipërisë”, ka marrë tashmë hovin e saj në rrjetin social Facebook, ku dhjetëra qindra tifozë të kombëtares shqiptare, kanë dërguar fotografitë e tyre të ndryshme, por me një gjë të përbashkët: thirrjen që Adnani ti bashkangjitet kombëtares shqiptare.