Lajme Shqip Friday, 21 February 2014 14:25

Abedin Januzaj ka përjashtuar opsionin që Adnan Januzaj të jetë prezent në fushë në ndeshjen që përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon ndaj Haitit me 5 mars.

Mediat angleze janë “qetësuar” me deklaratën e Abedin Januzajt duke thënë se Adnani ka lënë opsionin e hapur për të veshur fanelën e albionëve.

“Do të doja që Adnani të luaj për Kosovën, por çështja është delikate sepse Kosova ende nuk është anëtare e FIFA-s. Adnani nuk do të luaj në miqësoren e 5 marsit, por ndoshta po në të ardhmen” ka thënë Abedin Januzaj.

 
Lajme Shqip Monday, 27 January 2014 16:38

Një studente 25-vjeçare, Melissa McKenzie,ka sulmuar në media talentin kosovar të Manchester United, AdnanJanuzaj. Shkak për këtë deklaratë publike të saj, publikuar edhe nga prestigjiozja britanike “The Sun”, është bërë mënyra e pritjes dhe sjelljes së 18-vjecarit gjatë takimit në një…restorant popullor. Ajo thotë se pati fatin të takohej me Adnan Januzaj, megjithatë ky i fundit nuk u tregua i sjellshëm dhe kavalier, duke e lënë vajzën të paguajë edhe parkimin.

“Unë kurrë nuk kam takuar një njeri aq dorështrënguar si ai, deri tani. Isha shumë e gëzuar që po takohesha me të. U njohëm përmes internetit dhe ramë dakort për t’u takuar. Shpenzova 30 paundë për t’u rregulluar dhe shkuar në takim. Në fakt shpresova se ai do të vinte të më merrte me ndonjë makinë luksoze, por u desh që unë të shkoja tek ai me makinen time “Fiesta”. Më priti në një vend të thjeshtë, një restorant popullor, ndërsa më la të paguaja edhe parkingun”, është shprehur Melissa, raporton albeu.

Mediat angleze raportojnë i mëshojnë faktit se talenti i United e dërgoi Melissan për drekë në një vend të thjeshtë, ku gjithcka i kushtoi vetëm 18 paundë.

“Unë zakonisht shkoj në atë lokal për ndonjë ushqim të shpejtë, për të ngrënë me bashkëmoshatarët e mi. Nuk e prisja të përfundoja atje me një futbollist të Manchester United, veçanërisht me atë veshje speciale timen për ndonjë hotel me 3 yje dhe në këmbë”, ironizon studentja e zhgënjyer nga sjellja e Januzajt.

 
Lajme Shqip Sunday, 19 January 2014 16:24

 

Është menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho trajneri i radhës që ka thurur elozhe për super talentin shqiptar të Manchester United-it, Adnan Januzajn.

Chelsea dhe United do të ndeshen sonte në ‘Stamford Bridge’ në kuadër të Premier Ligës angleze. Tekniku portugez në prag të përballjes me “Djajtë e Kuq”, ka thënë se Janzuaj i bën përshtypje, madje strategu portugez dyshon se 18 vjeçari duket më i rritur në fushë krahas moshës që ka.

“Ai në fushë nuk është 18 vjeç. Në fushë duket sikur të ishte 25 vjeç. Ndoshta ka ndonjë gabim në çertifikatën e lindjes së tij”, ka thënë Mourinho, shkruan almakos.

Ish trajneri i Portos, Interit e Real Madridit, mendon se Januzaj do të jetë një lojtar i famshëm i Manchester United-it.

“Januzaj duke futbollist shumë i pjekur në fushë. Ai i ka të gjitha kushtet për të qenë lojtar i famshëm te Manchester United. Nuk e njoh personalisht atë, por duket se është i kompletuar”, ka theksuar Mourinho.

Januzaj sot pritet të jetë titullar në sfidën e skuadrës së tij kundër Chelseas.

 
Lajme Shqip Thursday, 16 January 2014 17:20

Gazeta sportive turke Fanatikshkruan në numrin e sotëm seAdnan Januzaj tashmë ka bërë zgjedhjen e tij.

Sipas kësaj gazete, mesfushori i Manchester United e ka marrë një vendim të tillë pasi FIFA i lejoi Kosovës të luajë ndeshje miqësore pa himn dhe flamur, transmeton Albeu lajmin eFanatik.

“Në emër të popullit të Kosovës dhe të familjes sime, për t’i bërë ata të lumtur, zgjedhja ime do të jetë Kosova”, citongazeta fjalët e Adnan Januzaj. /albeu/

 
Lajme Shqip Wednesday, 25 December 2013 23:23

Tekniku i Manchester United shprehet se Adnan Januzaj do të jetë Cristiano Ronaldo i ri. David Moyes ka thënë se edheRonaldo ishte i ri kur luajti nëekipin e parë të “Djajve të Kuq”, sikurse edhe talenti 18-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili po shkëlqen nga ndeshja në ndeshje.

“Mund t’ju them vetëm atë që shoh. Disa njerëz duhet të kuptojnë se Januzaj është një talent. Për momentin kundërshtarët po e godasin, por edhe Ronaldon e patën goditur dhe shikoni se ku ka arritur tani”, është shprehur tekniku skocez.

“Adnani gjithashtu do të bëhet një futbollist i madh si Ronaldo me kalimin e kohës. Tani për tani detyra e tij është që të sigurohet se është në gjendje të luajë”, vijoi ai.

Adnan Januzaj, 18-vjeç, këtë sezon ka debutuar me ekipin e parë të kampionëve të Premier League-s dhe deri më tani numëron 15 ndeshje duke shënuar tre gola. /albeu/

 
Lajme Shqip Tuesday, 26 November 2013 13:49

Ryan Giggs thotë se ai sheh diçka nga vetja te ylli shqiptar,  i cili po mbin në Old Trafford, Adnan Januzaj. “Ai e merr topi dhe ka një ekuilibër të mirë dhe është emocionues – siç isha unë kur unë për të parën herë u përfshiva në ekip. Ai është një lojtar ngazëllues për fansat dhe për lojtarët tjerë [të ekipit të parë] dhe për lojtarët e akademisë”, transmeton telegrafi deklaratën e  Giggs.

“Ata mund të shikojnë dhe të shohin se është e mundshme t’ia dalësh në ekipin e parë nëse punon fuqishëm dhe në mënyrën e duhur”, citohet të ketë deklaruar ai.

“Mendoj se ai ka rreth shtatë ose tetë vende ku mund të zgjedhë të luajë. Unë jam përpjekur ta bind atë të luajë për Uellsin, por ai nuk është i interesuar!”, ka thënë Giggs. /koha/ 

 
Lajme Shqip Saturday, 02 November 2013 13:51

Behgjet Pacolli, po angazhohet për ta sjellë talentin kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzajn në Kombëtaren e Shqipërisë.

Ideja e Pacollit është: Adnani është një rast që thjesht nuk duhet humbur.

Nisur nga ky fakt, ai ka hartuar planin për ta veshur ‘kuqezi’ yllin e Unitedit. Nënshtetësi shqiptare familjes Januzaj dhe tokë në jug të Shqipërisë, janë dy gjërat që sipas Pacollit duhet t’i dhurohen fillimisht Januzajve.

Një gjë të tillë politikani i njohur kosovar e ka qitur edhe në letër dhe ia ka dërguar atë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. Këtë e konfirmoi vetë Pacolli në emisionin televiziv ‘Zonë e Lirë’.

“Ditët e fundit kam lexuar shumë nëpër gazeta ndërkombëtare për suksesin e madh të një shqiptari të ri, me të cilin duhet të krenohemi të gjithë ne. E pashë po ashtu edhe intervistën e babait të tij, i cili shprehu pakënaqësinë e trajtimit nga ana e Federatës së Futbollit të Shqipërisë. Vërtetë u çudita, sepse është një rast që nuk duhet humbur. Iu drejtova menjëherë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, me anë të një letre rreth planit për marrjen e Adnanit në Kombëtare”, deklaroi ai, duke shpalosur tutje ‘pakon’ Januzaj.

“Familjarëve të Adnanit duhet t’i ofrohet nënshtetësi shqiptare dhe si dhuratë një hapësirë toke në jug të Shqipërisë. Përmes kësaj, ai vend turistik do të bëhej edhe më i famshëm dhe do të tërhiqte shumë njerëz nga e gjithë bota”, vazhdoi Pacolli, për t’u shprehur më pas i gatshëm që të ndihmojë financiarisht në ndërtimin e shtëpisë në hapësirën e tokës që do t’i dhurohet familjes së talentit kosovar.

Të shkojmë me figura të shquara’

Jo Federata e Futbollit të Shqipërisë, por figura të ndritura shqiptare. Kështu mendon Pacolli që Adnani do t’i thoshte ‘po’ Shqipërisë. “Mendoj që duhet të formojmë një grup të njerëzve, të përbërë nga figura të njohura nga Kosova e Shqipëria. Kjo çështje është madhore dhe normalisht që nuk duhet t’i lihet në dorë vetëm Federatës së futbollit”, theksoi Pacolli. Ai ka një parandjenjë që përgjigjja e Adnanit do të jetë pozitive. “E kam përcjellë Adnanin dhe çdo gjë rreth tij. Jam i bindur që zemra e tij flet shqip dhe do t’ia dalim. Ai është krenaria jonë dhe do të jetë një ndër figurat më të spikatura të kombit shqiptar, jo vetëm në futboll”, potencoi presidenti i AKR-së. Në fund, ai u shpreh optimist që së shpejti do të ketë një takim me Edi Ramën.

Takimi me Ramën, gjatë javës së ardhshme

Pacolli është optimist që do të takohet së shpejti me Edi Ramën për të diskutuar rreth kësaj çështjeje. “Pres që të marrë një përgjigje nga Edi në ditët në vijim. Besoj që do të takohemi menjëherë gjatë kësaj jave”, u shpreh ai. /tribuna/

 
Lajme Shqip Sunday, 27 October 2013 12:57

Ryan Giggs mendon se United është frymëzuar nga shfaqja e Adnan Januzajt dhe e ka vlerësuar produktin më të fundit të akademisë së Manchester United si fryt të punës së sistemit zinxhir të klubit.

“Adnani po ecën shumë mirë për momentin. Këshillat do mund t’ia jepja nëse gjërat nuk po shkonin kështu. Lojtarët e rinj kanë rënie forme dhe kjo është e pashmangshme.

Le ta lëmë të qetë të shijojë atë që po bën. Po shijoj progresin e tij. I kam thënë të vazhdojë të luajë si në ndeshjet e fundit. Është talent dhe djalë i shkëlqyer dhe i dëgjueshëm”, deklaroi veterani i United, Ryan Gigs./koha/

 
Lajme Shqip Saturday, 19 October 2013 13:41

Mesfushori i ekipit anglez, Mançester Junajtid, AdnanJanuzaj, nënshkroi një kontratë 5- vjeçare me klubin, duke ia dedikuar kështu të ardhmenekipit të njohur.

Januzaj, ka deklaruar se është një emocion i madh që të nënshkruajë me ekipin.”Për mua është emocionuese kjo arritje. Unë gjithmonë e kam dashur këtë skuadër dhe jam i bindur se është skuadra e duhur për mua. Ky sezon ka qenë fantastik për mua, duke shkëlqyer në ndeshjet parasezonale, duke debutuar në kupë dhe më pastaj edhe në Premierligë. Unë dua të punoj edhe më shumë për të qenë lojtar i rëndësishëm te United” deklaroi Januzaj.

Kontrata aktuale e Januzajt skadonte në verë. Ai ka arritur të bëjë përshtypje të mira në Angli, sidomos pas fitores 2- 1 ndaj Sanderlend më 5 tetor.

“Ai është një talent i jashtëzakonshëm. Balanca i tij, vetëpërmbajtja dhe aftësia për të shmangur lojtarët është vërtet e jashtëzakonshme për një djalosh të moshës së tij” tha trajneri i ekipit, David Moyes. /albeu/

 
Lajme Shqip Friday, 18 October 2013 23:04

Pas intervistës së dhënë mbrëmë në “Koha TV” të Kosovës, ku babai i talentit 18-vjeçar të Manchester UnitedAdnan Januzajt, Abedini, akuzonte rëndë FederatënShqiptare të Futbollit për amatorizëm dhe për mungesë interesimi për djalin e tij, ka ardhur reagimi i kësaj të fundit.

Federata Shqiptare e Futbollit, në një komunikatë për shtyp shprehet:

“Ashtu si në çdo rast, ndjeshmëria e FederatësShqiptare te Futbollit rreth talenteve shqiptarë të këtij sporti magjik, ka qenë prezent edhe për çështjen e AdnanJanuzajt. Qëndrimi publik për futbollistin shqiptar të Mancester Junajtid është endur mes kërkesave dhe ofertave, pranimeve dhe refuzimeve, diku mediatike, rrallëherë konkrete e më në fund gati të paqarta. Në mes të dy “brigjeve”, talentit Januzaj dhe atyre që e kërkojne atë, janë vendosur barriera psikologjike me bazë nacionaliste, origjine dhe të kaluarës së tij familjare. Pikërisht këtu kanë nisur edhe diskutimet e mëdha me prova të vogla, të cilat ndonjëherë kapërcejnë edhe kufijtë e etikës së qytetarisë së vërtetë.Federata Shqiptare e Futbollit nuk dëshiron të merret me shpjegime anësore të cështjes, sepse qartazi ato kanë shkaktuar dhe vazhdojnë të krijojnë keqkuptime, që nuk i shërbejnë qëllimit. Ne jemi të gatshëm të pranojmë gjithçka, vetëm që i talentuari Januzaj të bëhet pjesë e kombëtares tonë dhe të kontribuojë në të ardhmen për futbollin shqiptar. Federata Shqiptare e Futbollit deklaron zyrtarisht, se siç është vepruar edhe më parë me futbollistët që sot janë pjesë e kombëtares, do të vijojë punën pa asnjë ndikim, mëdyshje apo hezitim që Adnan Januzaj të vishet kuqezi, për të nderuar veten, familjen dhe flamurin e të parëve të tij”. /albeu/