Lajme Shqip Saturday, 26 April 2014 12:29

Vendimi i Januzajt për të zgjedhur Belgjikën si përfaqësuesen e tij, ka krijuar pakënaqësi jo vetëm në Shqipëri, por gjithashtu dhe në radhët e kombëtares së Marc Wilmots. Kevin Mirallas, një prej yjeve të përfaqësueses së “Djajve të Kuq” i ka kërkuar trajnerit, të mos e grumbullojë futbollistin me origjinë nga Istogu për në Botëror.

Sipas sulmuesit të Evertonit është e papranueshme që në skuadër të përfshihet në momentet e fundit një futbollist që nuk ka dhënë asnjë kontribut në eliminatore për Belgjikën dhe të qëndrojë jashtë dikush që ka dhënë maksimumin sa herë që është thirrur nga ana e Wilmots.

Ky i fundit e priti krahë hapur Januzajn në momentin që ky i fundit pranoi të luante në Botëror për belgët, por vendimi nuk i ka pëlqyer Mirallas, i cili e ndjen tashmë veten të rrezikuar nga prania e mesfushorit të Manchester United, transmeton “Supersport”.

Mirallas ka pranuar se është diçka e mirë që Januzaj ka zgjedhur Belgjikën, por nuk është mirë që ai të grumbullohet në Botëror pasi Adnani nuk njeh as ambienti n dhe as lojën e ekipit.

Mirallas gjithashtu ka shtuar se Januzaj është një futbollist i mirë por nuk është aktivizuar shumë kohët e fundit me Manchster United. Sipas sulmuesit të Evertonit, një futbollist që nuk ka treguar ende në klubin e tij sesa vlen nuk mund të vijë e të bëhet lider i përfaqësueses.

Kohët e fundit Mirallas ka qenë i dëmtuar dhe vendi i tij në përfaqësuese për Botërorin brazilian është vënë jo pak në dyshim dhe pas deklaratave të lojtarit mund të qëndrojë pikërisht shqetësimi se Wilmots mund ta përjashtojë nga lista përfundimtare me 23 emrat që do të marrë në finalet e Kupës së Botës.

 
Lajme Shqip Friday, 21 February 2014 14:25

Abedin Januzaj ka përjashtuar opsionin që Adnan Januzaj të jetë prezent në fushë në ndeshjen që përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon ndaj Haitit me 5 mars.

Mediat angleze janë “qetësuar” me deklaratën e Abedin Januzajt duke thënë se Adnani ka lënë opsionin e hapur për të veshur fanelën e albionëve.

“Do të doja që Adnani të luaj për Kosovën, por çështja është delikate sepse Kosova ende nuk është anëtare e FIFA-s. Adnani nuk do të luaj në miqësoren e 5 marsit, por ndoshta po në të ardhmen” ka thënë Abedin Januzaj.

 
Lajme Shqip Friday, 14 February 2014 13:28

Roy Hodgson, ende shpreson se ai do të mund ta angazhojë për Tre Luanët anësorin e Manchester United, Adnan Januzajn, por jo në një të ardhme të afërt.

Hodgson është një admirues i mesfushorit shqiptar, por ia ka lënë Federatës Angleze të Futbollit të vendosë për angazhimin e tij ose jo.

“Derisa bordi i FA të ketë një ide të qartë se cila do të jetë politika e tyre, gjithçka do të jetë e thjeshtë duke ndjekur rregullat e FIFA ose të tjera rregulla, andaj gjithë çfarë mund të bëj unë është të ulem dhe të pres”.

“Por një gjë të cilën duhet ta kuptoni me Januzaj, pavarësisht rrugës që ndjek Anglia, me mënyrën se si janë rregullat për momentin, nuk ka gjasa që ai të luajë për Anglinë për disa vitet e ardhshme”, ka thënë Rodgers. /albeu/

 
Lajme Shqip Saturday, 02 November 2013 13:51

Behgjet Pacolli, po angazhohet për ta sjellë talentin kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzajn në Kombëtaren e Shqipërisë.

Ideja e Pacollit është: Adnani është një rast që thjesht nuk duhet humbur.

Nisur nga ky fakt, ai ka hartuar planin për ta veshur ‘kuqezi’ yllin e Unitedit. Nënshtetësi shqiptare familjes Januzaj dhe tokë në jug të Shqipërisë, janë dy gjërat që sipas Pacollit duhet t’i dhurohen fillimisht Januzajve.

Një gjë të tillë politikani i njohur kosovar e ka qitur edhe në letër dhe ia ka dërguar atë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. Këtë e konfirmoi vetë Pacolli në emisionin televiziv ‘Zonë e Lirë’.

“Ditët e fundit kam lexuar shumë nëpër gazeta ndërkombëtare për suksesin e madh të një shqiptari të ri, me të cilin duhet të krenohemi të gjithë ne. E pashë po ashtu edhe intervistën e babait të tij, i cili shprehu pakënaqësinë e trajtimit nga ana e Federatës së Futbollit të Shqipërisë. Vërtetë u çudita, sepse është një rast që nuk duhet humbur. Iu drejtova menjëherë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, me anë të një letre rreth planit për marrjen e Adnanit në Kombëtare”, deklaroi ai, duke shpalosur tutje ‘pakon’ Januzaj.

“Familjarëve të Adnanit duhet t’i ofrohet nënshtetësi shqiptare dhe si dhuratë një hapësirë toke në jug të Shqipërisë. Përmes kësaj, ai vend turistik do të bëhej edhe më i famshëm dhe do të tërhiqte shumë njerëz nga e gjithë bota”, vazhdoi Pacolli, për t’u shprehur më pas i gatshëm që të ndihmojë financiarisht në ndërtimin e shtëpisë në hapësirën e tokës që do t’i dhurohet familjes së talentit kosovar.

Të shkojmë me figura të shquara’

Jo Federata e Futbollit të Shqipërisë, por figura të ndritura shqiptare. Kështu mendon Pacolli që Adnani do t’i thoshte ‘po’ Shqipërisë. “Mendoj që duhet të formojmë një grup të njerëzve, të përbërë nga figura të njohura nga Kosova e Shqipëria. Kjo çështje është madhore dhe normalisht që nuk duhet t’i lihet në dorë vetëm Federatës së futbollit”, theksoi Pacolli. Ai ka një parandjenjë që përgjigjja e Adnanit do të jetë pozitive. “E kam përcjellë Adnanin dhe çdo gjë rreth tij. Jam i bindur që zemra e tij flet shqip dhe do t’ia dalim. Ai është krenaria jonë dhe do të jetë një ndër figurat më të spikatura të kombit shqiptar, jo vetëm në futboll”, potencoi presidenti i AKR-së. Në fund, ai u shpreh optimist që së shpejti do të ketë një takim me Edi Ramën.

Takimi me Ramën, gjatë javës së ardhshme

Pacolli është optimist që do të takohet së shpejti me Edi Ramën për të diskutuar rreth kësaj çështjeje. “Pres që të marrë një përgjigje nga Edi në ditët në vijim. Besoj që do të takohemi menjëherë gjatë kësaj jave”, u shpreh ai. /tribuna/

 
Lajme Shqip Thursday, 15 August 2013 17:25

Pas lajmit të publikuar nga portali belg “voetbalnieuws.be” se talenti shqiptar I Manchester United AdnanJanuzaj ka refuzuar disa herë ftesat e kombëtares belge për shkak se do të luajë për Kombëtaren kuqezi kanë sjellë një atmosferë shumë të gëzueshme në opinion sportiv mbarë-shqiptar. Menjëherë pas dhënies së lajmit në mediat shiptare mijëra tifozë të çdolloj grupmoshe kanë pushtuar faqet në Facebook dhe Twitter me ftesën publike drejtuar 18-vjeçarit: Adnan Januzaj, thuaji Po Shqipërisë.

Ftesat kanë ardhur nga çdo cep i botës ku ndodhen shqiptarë, të cilët te Januzaj shohin të ardhmen e Kombëtares tonë.

Ditë më parë ftesë publike në drejtim të tij bënë edhe trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi dhe kapiteni Lorik Cana, shkruan albeu.

Adnan Januzaj po tërheq vëmëndjen e gjithë opinionit sportiv në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm dhe nuk kanë munguar as krahasimet me futbollistë legjendarë të Manchester United.