12
 
Lajme Shqip Saturday, 02 March 2013 18:08

ATHINË – “Kumar dhe gjak”. Ky është titulli i një shkrimi të botuar sot në median elektronike dhe të shkruar greke “Zungla.gr”. Shkrimi është si më poshtë: Drogë, kumar, kazino dhe qendra argëtimi nate, si edhe … gjaku kompozojnë trillerin policor, i cili po zhvillohet ditët e fundit ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, me shkak vrasjen e një komisari të policisë shqiptare.

 Protagonisti i historisë i cili kujton skena nga filmi me gangsterë “Kumbari”, është një 44-vjeçar sipërmarrës nga Shqipëria, i quajtur Arben Frroku, i cili akuzohet se të shtunën e kaluar ka vrarë me një breshëri plumbash automatiku, Dritan Lamajn dhe më pas ka hyrë në Greqi për t’ju shmangur arrestimit.

 Por prapaskena e kësaj çështjeje është shumë e pasur, pasi informacione për “Zougla.gr”, sjellin në dritë se pas këtij krimi të oficerit të policisë shqiptare, gjenden arsye të cilat kanë të bëjnë me bindje politike.

 Sipërmarrësi suksesshëm apo “baron” i drogës?

Shumë janë zërat, të cilat e lidhin biznesmenin 44-vjeçar, Arben Frroku, si edhe oficerin e vrarë Dritan Lamaj.

 I pasur, pronar i disa sektorëve të prodhimit të energjisë, pronar i disa klubeve të natës dhe kazinove, Arben Frroku është i njohur në vendin fqinj.

 Zërat rreth këtij njeriu ndahen dhe janë të shumta. Disa bëjnë fjalë për një kontrabandist të madh droge, i cili arriti të bëhej edhe më i pasur duke tregtuar vdekje, ndërsa të tjerë thonë se bëhet fjalë për një biznesmen të zgjuar, energjik, të pastër e të suksesshëm, të cilin “sistemi” e do të burgosur dhe ekonomikisht të rrënuar, për shkak të bindjeve “antiberishiane” dhe afrimit të tij me Partinë Socialiste.

 Përsa i përket komisarit të vrarë Drian Lamaj, ka reportazhe dhe zëra, të cilat e sjellin të kishte lidhje me kontrabandistët e mëdhenj të drogës në Shqipëri dhe jo vetëm.

 “Nuk e vrava unë!”

 Frroku gjithsesi mohon në mënyrë kategorike autorësinë e vrasjes të komisarit shqiptar, duke theksuar se bëhet fjalë për kurth, i cili ka për synim arrestimin e tij, pasi të shtunën e kaluar kishte marrë pjesë në një manifestim kundër Berishës.

Të shtunën në mbrëmje u bë një sherr me drejtorin e Policisë së Tiranës, i cili është mbështetës i Berishës. U mblodhën 1000 vetë me pllakata, në mënyrë që ta ndjekin nga detyra, pasi gjithçka bëri e bëri me mbështetjen e Berishës. Kur mbaroi manifestimi, drejtori i policisë dërgoi dy policë që të më sulmojnë, të cilën edhe më goditën, por unë nuk reagova. Donin që të reagoja dhe të më arrestonin. Ika për në Greqi, në mënyrë që të takoj avokatin e kushëririt tim, i cili është i arrestuar për drogë në Kalkidiki. Ndërkohë që kisha ikur nga Tirana dhe vija drejt Greqisë, më telefonoi vëllai im dhe më tha se vranë Dritan Lamajn me kallashnikov

Arrestimi

Tjetër mendim duket se ka qeveria shqiptare, e cila menjëherë pas vrasjes së komisarit lëshoi urdhrin e arrestit, të cilin e dërgoi edhe Greqisë, edhe Interpolit. Policia greke dhe veçanërisht policia e Selanikut, diktuan 44-vjeçarin, së bashku me dy persona të tjerë, në një hotel në Selanik Tre personat u identifikuan, u arrestuan, dhe në posedim të tyre u gjet një sasi droge. Të arrestuarit u transportua përpara gjykatës, e cila, sipas avokatit të Frrokut e la të lirë me kushte kufizuese, pasi, siç u provua nuk kishte arsye që ai të mbahej nën arrest. Gjithsesi Frroku qëndron në burg, për shkak të urdhërarrestit që ka lëshuar vendi i tij, Shqipëria, përfundon reportazhi i medias greke.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 28 February 2013 15:56

Tirane – Hetimet për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt kanë nxjerrë dyshimet e para të lidhjeve të aferta të biznesmenit të dyshuar për vrasje me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit shqiptar.

Fotot e një gostie midis katër drejtuesve kryesorë të policisë shqiptare me të akuzuarin janë një tronditje për unfiormat blu në vend, pasi publikohen vetëm tre ditë pas ngjarjes shokuese.

Në foto, i akuzuari Arben Frroku ndodhet në krah të Agron Kulicaj, nëndrejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i Drejtorisë kundër krimit të organizuar dhe asaj të krimeve të renda.

Pas tij, në të njëjtën foto, ndodhet Muhamet Rrumbullaku, nëndrejtor i përgjithshëm i Policisë së Shteit për çështjet e rendit dhe sigurisë publike, Nikolin Bala, drejtor i operacioneve speciale, si dhe Tonin Vocaj, drejtor i Drejtorisë për krimet e hapura.

Fotot, pavarësisht se nuk kanë kohën në të cilën janë bërë, japin imazhin e qartë se krerët e policisë kishin lidhje me të dyshuarin si vrasës.

Kjo errëson më tepër historinë, pas deklaratave të vetë kryekomisarit, që kishte kryer disa denoncime rresht ndaj Arben Frrokut për kërcënime me jetë, por ato nuk ishin marrë parasysh.

Të dhëna jozyrtare sugjerojnë se, mbrojtja kryekomisarit nuk iu mohua vetëm nga policia dhe kolegët e tij, por denoncimet nuk u morën parasysh as nga prokuroria e rrethit Tiranë, e cila asnjëherë nuk nisi një hetim në lidhje me kallëzimet e kryera nga Lamaj.

Largimi nga detyra në komisariatin numër gjashtë, kryekomisar Lamajt iu komunikua me pretekstin e dhunimit të biznesmenit, i cili dyshohet se e ka vrarë. Mesa duket, kjo do të jetë edhe një pjesë e hetimit, për të verifikuar nëse miqtë e biznesmenit të dyshuar si vrasës kanë ndikuar në largimin apo jo nga detyra e tij.

Burimet hetimore, por jozyrtare, bëjnë të ditur se i dyshuari për vrasjen e kryekomisarit ka patur lidhje të ngushta edhe me prokurorë, të cilët e kanë ndihumar atë që të mos ndiqej penalisht pas kallëzimeve të marra nga kryepolici i Kombinaitit.

Ndërkohë që në provat materiale do të merren edhe tabulatet telefonike të kryekomisar Lamajt, i cili ia kishte vënë në dispozicion të gjitha Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Ky seksion ishte në dijeni të plotë për të gjitha kërcënimet. Ndërkohë që në analizimin e ngjarjes së konfliktit të Frrokut me Lamajn, në raportet e saj SHKB ka qenë në favor të biznesmenit.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 25 February 2013 14:59

TIRANË – Ish shefi i Komisariatit nr.6 ne Tirane, Dritan Lamaj prehet ne Varrezat e Deshmoreve.

Ceremonia percjellese e tij, me gjithe nderet si komisar eshte bere pas mbylljes se homazheve ne Shtepine Qendrore te Ushtrise.

Ne prani te ministrit te Brendshem, atij te Mbrojtjes, Kreut te Shtabit te Forcave te Armatosura, reut te pergjithshem te Policise se Shtetit, familjareve, miqve dhe te njohurve, nen nje mot me reshje te dendura, arkivoli me trupin e pajete eshte varrosur prane Deshmoreve te Atdheut, duke iu dhene keshtu lamtumira e fundit.

 

Berisha gjate homazheve

Kreu i qeverise, Sali Berisha, duke shprehur ngushellimet per familjen, miqte dhe efektivet e policise ka garantuar qytetaret se  krimi nuk do te mposhte kurre  vullnetin e policive për të bërë ligjin.

Deklarata e Berishes

“Erdha për të shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta, nderimin më të madh për rënien në detyrë të komisarit Dritan Lamaj njëri nga oficerët, komisarët e shquar të policisë së shtetit. Ky akt kriminal, barbar do të marrë ndëshkimin e merituar ligjor, qeveria do mobilizojë cdo burim, cdo mundësi që autorët e këtij akti të shëmtuar të përballen me drejtësinë dhe të gjithë rreptësinë e ligjit shqiptar, shpreh mbështetjen e plotë të qeverisës për forcat e rendit publik, garantoj qytetarët se krimi nuk do mundet kurrë të mposhtë vullnetin e tyre për të bërë ligjin në të katër anët e vendit. Ngushëllimet më të thella familje, miqve, të afërmeve por dhe policisë”- tha Berisha.

Homazhet

Homazhet u mbajten në ambientet e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, ku para arkivolit me trupin e pajete jane perkulur me radhe krere te larte te policise, ushtrise.

Homazhe ka zhvilluar ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ministri i Brendshem, Flamur Noka, gjenerali Gjunkshi, kreu u PS-se, Edi Rama shoqeruar nga deputete te grupit parlamentar te PS-se.

Me pas, homazhe ka zhvilluar kreu i qeverise, Sali Berisha, duke vendosur lule dhe duke u perkulur mbi arkivolin me trupin e pajete te komisarit. Pjese homazheve jane bere ministra e anetare te tjere te kabinetit.

Pas homazheve, trupi i të ndjerit Kryekomisar Dritan Lamaj do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.

 

Policia: Vrasja per shkak te detyres

Policia e Tiranes ka ngjoftuar se vrasja  e Dritan Lamajt eshte per shkak te detyres.

Deklarata e plote

Dje rreth ores 18.20’ pranë zonës “Vasil Shanto” është vrarë me armë zjarri punonjësi i policisë Kryekomisar Dritan Lamaj, 41 vjeç, me banim në Tiranë.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, strukturat për krimet e rënda të Policisë së Shtetit, u formua një grup i posaçëm hetimor, të cilët  kryen veprimet e para proceduriale duke mbledhur dhe administruar të gjitha provat e vlefshme.

Nga grupi hetimor në përbërje të të cilit janë oficerët për hetimin e krimeve të rënda, Prokurorë të Krimeve të Rënda dhe Ekspertë kriminalistë, nga analizimi i ngjarjes dhe i provave të administruara është arritur në konkluzionin se  vrasja e Kryekomisar Dritan Lamaj, është kryer nga autorët, për shkak të detyrës si punonjës  policie.

 

Ngjarja

Ngjarja ndodhi mbreme minuta në zonën e  “Vasil Shantos” në Tiranë, nderkohe policia pak pas ngjarjes njoftoi se nje automjet tip BMW me targa te Durresit eshte shpallur ne kerkim, pasi dyshohet se me te jane larguar autoret.

Komisari 41- vjecar, babai i 2 fëmijeve ishte duke udhëtuar i vetëm me automjetin e tij tip Lancia me targë TR25 64 N në momentin që është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Ai u transportua me urgjence ne Spitalin Ushtarak, por sipas mjekeve duhet te kishte humbur jeten gjate rruges.

Nga te dhenat e para mesohet se autori i krimit i ka prere rrugen automjetit me te cilin po udhetonte Lamaj dhe ka ruajtur momentin qe ai ka qene i vetem.

Forcat te shumta te policise dhe kreret e policise kane mberritur ne vendin e ngjarjes.

Per çdo person i cili jep informacion te vlefshem ne drejtim te identifikimit te autorit Policia e Shtetit ka vendosur ne dispozicion shumen e parave prej 100 mije dollare, duke siguruar anonimatin e informatorit.

Dritan Lamaj në kohën që ka qenë në detyrë ka pasur përplasje me disa biznese.  Atij i janë bërë akuza publike për mënyrën se si është sjellë kundrejt disa sipermarresve.

Lamaj kishte bere disa ankesa ne Prokurori per dsa kercenime qe kishte marre se fundi, per te cilat prokuria tha se eshte duke hetuar.

Nderkohe, pas ngjarjes, kompetenca e hetimit i ka kaluar Krimeve te Renda. Kjo, heton vrasjen per shkak te cilesive te vecanta te viktimes, ku perfshihet edhe polici. Me shume se 30 persona u pyetur dje ne mbremje nga grupi i hetimit i Krimeve te Renda, qe tha se po bashkepunon ngushte me policine ne hetimin e ngjarjes.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 24 February 2013 20:39

TIRANË – Kanë mjaftuar 2 breshëri automatiku dhe krimi t’i marrë jetën një tjetër drejtuesi policie. Ish-shefi i komisariatit numër 6 në kryeqytet, Dritan Lamaj humbi jetën pasi është qëlluar sot rreth orës 18:45 minuta me armë në zonën e njohur me emrin “Vasil Shanto” në Tiranë.

Efektivët bëjnë të ditur se Lamaj, 41 vjec, babai i 2 fëmijeve ishte duke udhëtuar i vetëm në kryqëzimin e rrugës ‘Ibrahim Dervishi’ e ‘Petro Korçari’, me automjetin e tij tip Lancia me targë TR25 64, në momentin që është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Lamaj u dërgua me gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak ku informacionet e fundit bëjnë me dije se ish-shefi ra fillimisht në vdekje klinike dhe pak minuta me pas humbi jeten. 

Nga të dhënat e para te policise mësohet se vrasja është një atentat i mirëfilltë mafioz. Sipas burimeve nga policia, autori apo autorët kanë studiuar cdo lëvizje të Lamaj dhe kanë gjetur momentin kur ai ndodhej i vetëm duke lëvizur me automjetin në errësirë në një zonë të pandriçuar, por shumë të populluar në këtë orë të mbrëmjes, tek “Vasil Shanto”. News24 meson se autorët kane qene me motorr dhe se i kane prere rrugen Lamajt. Ata kanë zbrazur 2 breshëri me automatik kallashnikov në drejtim të xhamave të zinj të automjetit me të cilin udhëtonte Lamaj. Plumbat e njëpasnjëshëm nuk i kanë dhënë asnjë mundësi ish-shefit të komisariatit të largohet. Dëshmitarët pohojnë se autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Nderkohe, struktura te shumta te Policise se Shtetit u angazhuan maksimalisht per zbulimin dhe kapjen e autorit.
Dyshimet më të fundit të policisë janë se autorët mund të jenë larguar në drejtim të qytetit të Durrësit me një automjet tip BMW.

Mësohet se vrasja e Lamaj ka ngritur në këmbë krerët e strukturave të policisë së Tiranës. Prokurorët Eugen Beçi dhe Besnik Muçi ndodhen në vendngjarje.

Policia po shoqëron disa persona me të cilët z Lamaj ka pasur konflikte të mëparshme.Policia vendos shpërblimin prej 100 mijë dollarë për çdo informacion mbi vrasjen e ish-shefit të policisë së komisariatit nr 6 në kryeqytet.

Ish-shefi i Komisariatit nr 6 në Tiranë, Dritan Lamaj njihet si një person që në kohën që ka qenë në detyrë ka pasur përplasje me disa biznese në zonën e Kombinatit. Në këtë periudhë atij i janë bërë akuza publike për mënyrën sesi është sjellë kundrejt këtyre bizneseve.
Po kështu në muajin shtator të vitit 2012 nje biznesmeni akuzoi publikisht Lamaj se kishte përdorur dhunë ndaj personit të tij. 

Dritan Lamaj, pas detyrës në krye të Komisariatit numër 6, aktualisht punonte në një prej sektorëve të drejtorisë së Policisë së Përgjithshme të Shtetit. Ne muajin nentor te vitit 2012, Dritan Lamaj u transferua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe në vend të tij, shef i Komisariatit Nr.6 u emërua Sejfulla Metko

Me vrasjen e sotme, krimi godet dhe njëherë tjetër në radhët e policisë. Pas vrasjes së kryekomisarit Adem Tahiraj në Shijak dhe shefit të krimeve të Burrelit, Musa Skura, dora e krimit ekzekutoi sot ish-shefin e Komisariatit numër 6 në Tiranë, z. Dritan Lamaj.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 24 January 2013 17:29

Tiranë – Iu dha lamtumira e komisar Musa Skurës. Femijët, bashkëshortja, të afërmit dhe kolegët e tij e përcollën për në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Komisari prehet në banesën e fundit, krah dëshmorëve të tjerë, për një Shqipëri më të sigurtë.

Në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë  mbi arkivolin me trupin e komisarit u bënë homazhe, nga miq, kolegë dhe autoritetet shtetërore më të larta të vendit. Kryeministri Berisha, pasi ka shprehur ngushëllimet familjes tha se, vepra e komisarit është njëfrymëzim për Policine Shqiptare në luftë kundër krimit.

“Shpreh mbështetjen time më të plotë dhe të Qeverisë, ndaj efektivave të policisë, luftës së tyre me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloji tjetër. Sakrifica sublime e komisar Musa Skurës, burrëria e tij, guximi i madh do të jenë një frymëzim sikundër dhe qindra shokëve të tjerë të tij,që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për të garantuar jetën, pronën, rendin dhe qetësinë”, tha Berisha.

Por ndersa Kryeministri i vendit foli per mbeshtetje te policisë, kreu i opozites, qe beri homazhe me heret se, tha se policia ndihet e tradhetuar. Mes ngushellimeve, Rama tha se, jane deshmore ne nje lufte ku krimi ka fituar epersi te frikshme.

“Janë dëshmorë në një luftë në krimin që ka fituar një epërsi të frikshme, në kushtet kur fatkeqësisht policia është tradhtuar, është braktisur. Në nderim të kujtimit të këtij komisari dhe të komisarëve të tjerë që kanë dhënë jetën të angazhohem solmenisht se dita e një përballjeje, ku Policia do të rimarrë trenin e humbur dhe ku krimi do të zbrapset për t’u kthyer në skutat e veta, është shumë e afërt”, tha Rama.

Homazhe kryen edhe kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, lideri i LSI-së, Ilir Meta, qe propozoi burgim te perjetshme per te gjithe vrasesit e policeve, kreu i Frymes se Re Demokratike Bamir Topi, qe kerkoi ashpersim te ligjeve.

Komisar Musa Bajram Skura, lindur më 17 korrik 1963, në qytetin e Burrelit, ishte i martuar dhe kishte 3 djem. Me 13 janar gjate nje operacioni policor ai u plagos rende. Skura vdiq ne Spitalin ‘Padre Pio’, ne Foxha te Italise, ku u dergua per nje kurim me te specializuar.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 14 January 2013 15:24

TIRANE – Zbardhen detaje të operacionit të policisë së Burrelit mbrëmjen e së dielës, ku mbeti i plagosur shefi i krimeve, Musa Skura. Burime të policisë bëjnë të ditur se forcat e rendit ndodheshin pranë fshatit Suç pas sinjalizimeve për grabitje të shpeshta me maska në aksin Burrel-Klos.

Mësohet gjithashtu se shefi i krimeve Musa Skura ka qenë duke udhëtuar me një makinë civile, kur është hasur me dy persona të cilët kishin dalë të armatosur dhe të maskuar në këtë aks. Teksa ka kërkuar dorëzimin e tyre, shefi i krimeve është qëlluar nga një person i tretë, i cili ishte fshehur rreth 10 metra në anë të rrugës.

Pikërisht në këtë moment Musa Skura është plagosur me disa plumba në trup. Plumbat kanë prekur aksidentalisht edhe njërin prej grabitësve. Pas kësaj ka nisur shkëmbimi i zjarrit mes forcave të tjera të policisë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes dhe grabitësve. Ndërkaq, edhe në mëngjesin e sotëm ka pasur forca të shumta të policisë dhe RENEA-s në vendin e ngjarjes për mbledhjen e provave të tjera materiale, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

NOKA: DO BEJME GJITHÇKA PER T’I SHPETUAR JETËN
Ministri i Brendshëm Flamur Noka vizitoi në Spitalin Ushtarak shefin e krimeve të Burrelit Musa Skura, i cili ndodhet ne reanimacion në gjendje kritike për jetën. Ministri Noka bëri të ditur se po diskutohet transportimi i Skurës në një nga spitalet më të specializuara në Foxhia të Italisë. 

“Gjendja e shefit të Krimeve të Burrelit është e stabilizuar, por ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për t’i shpëtuar jetën. Kemi kontaktuar me spitalin “San Giovani” në Foggia të Italisë, një nga spitalet më të specializuara”, tha Noka për mediat, duke shtuar se “jemi në pritje të kthimit të përgjigjes dhe dërgimin e një avioni sanitar për transportimin e shefit të krimeve”. 

Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihja, tha se “është kontaktuar me spitalin e specializuar në Foggia të Italisë, ku është bërë gati dhe vendi, dhe jemi në pritje të vendimit të palës italiane për avionin sanitar”. “Gjendja e pacientit lejon transportin”, tha Mihja. 

MJEKËT: MUSA SKURA ENDE NË RREZIK PËR JETËN
Shefi i krimeve në policinë e Burrelit, Musa Skura, iu nënshtrua një operacioni të vështirë mbrëmjen e djeshme në Spitalin Ushtarak në kryeqytet. Sipas mjekut reanimator Bardh Kurti, Skura u paraqit në spital në gjendje shoku hemorragjik, ndërsa plumbat i kishin prekur 5 organe. Sipas mjekut, gjendja e shefit të krimeve është e stabilizuar, por nuk është tejkaluar ende rreziku për jetën.

“Pacienti kishte dëmtim të veshkës së djathtë, e cila iu hoq farë, dëmtim të stomakut që iu qep, çarje të zorrëve të trasha dhe të holla të cilat u qepën. Mori rreth 9 qese gjak. I sëmuri është në parametra stabël, por situata mbetet e rëndë, për shkak të dëmtimit të shumë organeve. Ka ende rrezik për jetën, pasi ka komplikacione respiratore”,- bëri të ditur mjeku. 

Sipas mjekut Kurti, momentalisht nuk është i nevojshëm transportimi jashtë shtetit. 

SHEHU: GJENDJA E SKURËS, E RENDE
Kryetari i Komisionit të Shëndetësisë, Tritan Shehu vizitoi në spital shefin e krimeve të Burrelit, i cili u plagos një ditë më parë gjatë një operacioni për kapjen e një grupi grabitësish.

Në një prononcim për mediat, deputeti Shehu deklaroi se gjendja e Musa Skurës është e rëndë, pasi plumbat i kanë prekur disa organe të rëndësishme të trupit. Sipas Shehut, transportimi i tij jashtë vendit po diskutohet, pasi lëvizja e pacientit është tepër e vështirë.

“Po trajtohet me impenjim nga kolegët reanimatorë. Situata shëndetësore është përsëri e rëndë me mjaft probleme, si pasojë e traumës së djeshme.”- deklaroi Shehu.

ARRESTIMI
Ndërkohë forca të shumta të policisë së Burrelit dhe të Dibrës u vunë në ndjekje të personave që shkëmbyen zjarr me policinë. Burimet e policisë deklarojnë se është arrestuar i plagosuri Fitim Alla si dhe një tjetër agresor, Vilson Milkurti. Në orët e vona të mbrëmjes, RENEA arrestoi dhe 22-vjeçarin, Rigert Lifja. Po të njëjtat burime thonë se është bërë krehja e gjithë zonës dhe se janë ngritur postblloqe të shumta në rrugën Burrel-Klos dhe në akset rurale. Kjo, me qëllim vënien në pranga të autorëve të tjerë të krimit.(B.W/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 03 December 2012 17:34

TIRANË– Gjyqtari Neritan Tabaku është njohur sot me akuzën për shpërdorim detyre me pasoja të rënda, pasi u paraqit në prokurori.

Prokurori i cështjes Luljan Zonja ka deklaruar se Neritan Tabaku është zyrtarisht i pandehur. Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën, duke liruar nga burgu Ilir Xhakjan, i cili vrau kryekomisarin e Shijakut Adem Tahiraj.

Gjyqtari dyshohet se ka vonuar qëllimisht zbardhjen e vendimit që liroi Ilir Xhakjan, vrasësin e Shefit të Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Gjyqtari Tabaku është vënë në qendër të kritikave pas vrasjes së kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj nga Ilir Xhakja, një shtetas me disa precedentë penale, disa prej tyre për vrasje.

Pyetja që u shtrua pas vrasjes së komisarit ishte, si u lirua nga disa kalvare gjyqesh Ilir Xhakja, një person me CV të pasur kriminale.(B.W/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 05 October 2012 17:55

DURRËS –  Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pezulluar sot gjyqtarin e Durrësit, për ‘shpërdorim detyre’. Vendimi vjen pak ditë, pasi inspektorët e KLD-së, nisën verifikimin e dosjeve penale të Ilir Xhakjes, i dyshuari i vetëm dhe kryesor për vrasjen në detyrë të kryekomisarit Adem Tahiraj, shef i Komisariatit të Policisë së Shijakut.

Prokuroria ka nisur kështu hetimet për gjyqtarin, i cili akuzohet se ka liruar Xhakjan. Sipas organit qendror të akuzës, Gjykata e Durrësit e shpalli vendimin e saj për këtë çështje me numër 98, datë 9.2.2011, duke e deklaruar të pafajshëm shtetasin Ilir Xhakja për veprën penale të parashikuar nga neni 78/1 -25 dhe duke e pushuar çështjen ndaj tij për veprën penale të parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal. Në seancën gjyqësore vendimi nuk u dha i arsyetuar dhe as i zbardhur. Ndërsa, Prokuroria e Durrësit e apeloi vendimin nr.98, date 9.2.2011 megjithëse vendimi nuk ishte vënë në dispozicion i arsyetuar. 

Ilir Xhakja konsiderohet i dyshuari i vetëm dhe kryesor për vrasjen në detyrë të kryekomisarit Adem Tahiraj, shef i komisariatit të policise se Shijakut, ngjarje e ndodhur me 13 shtator në fshatin Katund Sukth, 12 km larg Durrësit. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 24 September 2012 16:30

Tiranë  – Pak ditë pas vrasjes së kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiraj, inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zbarkuan në gjykatën e Durrësit, duke sekuestruar prej andej të gjitha dosjet penale që mbajnë emrin e 38-vjeçarit me precedentë të theksuar kriminalë, i cili pak kohë pas lirimit, kreu vrasjen e radhës, atë të kryekomisarit Tahiraj.

Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë konstatoi parregullsi në veprimtarinë e gjyqtarëve të Gjykatës së Durrësit, në proceset në ngarkim të autorit të vrasjes se kryekomisarit, Ilir Xhakja. 

Në një njoftim për mediat KLD sqaron se “Inspektorati verifikoi ankesën publike mbi veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në shqyrtimin e akuzave penale në ngarkim të të dyshuarit, si autor i aktit të rëndë kriminal ndodhur në datën 13.09.2012, Ilir Xhakja. Nga verifikimi janë konstatuar parregullsi, të cilat në përputhje me nenin 32 të Ligjit Nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, përbëjnë shkak për procedim disiplinor të gjyqtarëve.”

Për këtë arsye, zëvendëskryetari i KLD-së, Elvis Cefa i përcolli sot Ministrit të Drejtësisë, dokumentacionin përkatës dhe relacionin, për vazhdimin e procedurave ligjore, lidhur me procedimin disiplinor të gjyqtarëve.

HETIMET
Pak ditë më parë Prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj gjykatësit Neritan Tabaku, i cili një vit e tetë muaj më parë firmosi pafajësinë e Ilir Xhakjas, duke e çliruar nga akuza e vrasjes së Qerim Malokut. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bënë të ditur, se gjykatësi Tabaku do të hetohet për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi nuk ka zbardhur dhe depozituar brenda afateve ligjore vendimin e firmosur ndaj personit me precedentë të theksuar kriminalë, duke cenuar rëndë interesat e ushtrimit të ndjekjes penale në kohë ndaj Ilir Xhakjas dhe të dhënies së drejtësisë.

Neritan Tabaku, me vendimin nr.98, datë 9.2.2011, i dha pafajësinë Xhakjas për “vrasje” dhe pushoi akuzat e tjera, pavarësisht se prokuroria kishte kërkuar dënimin me 24 vite burg për vrasje. Në seancën gjyqësore vendimi nuk u dha i arsyetuar dhe as i zbardhur. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës e apeloi vendimin nr.98, datë 9.2.2011, megjithëse vendimi nuk ishte vënë në dispozicion i arsyetuar. Dosja ende nuk është shqyrtuar nga shkalla e dytë e gjyqësorit, për shkak se vendimi nuk është zbardhur.

Vrasja e kryekomisarit Tahiraj, ku i dyshuari kryesor është Ilir Xhakja, zbuloi dhe skandalin e drejtësisë. “Pas arrestimit të të dyshuarit Ilir Xhakja dhe informimit në lidhje me ecurinë e çështjes së ankimit të vendimit nr.98, datë 9.2.2011, rezultoi se çështja në fjalë nuk kishte nisur ende të shqyrtohej në Gjykatën e Apelit, pasi fashikulli përkatës ende nuk kishte mbërritur aty nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shkak se dosja penale në fjalë ende nuk ishte dorëzuar në kryesekretarinë gjyqësore nga gjyqtari i çështjes, qysh prej datës së shpalljes së vendimit”, – njoftoi prokuroria, e cila tashmë po heton gjykatësin Tabaku për shpërdorim detyre. 

AKUZAT
Vrasja e kryekomisarit Tahiraj ka ngjallur debate të forta dhe akuza të ndërsjella mes kryeministrit Berisha dhe ish-kryetarit të KLD-së, Bamir Topi dhe nënkryetarit Kreshnik Spahiu. 

Kryeministri Berisha akuzoi Topin dhe Spahiun si përgjegjës për lirimin e vrasësit të kryekomisarit të Shijakut. Berisha deklaroi se ekzekutori i Adem Tahirajt është liruar me urdhër të Bamir Topit, në kohën kur drejtonte Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Sipas Kryeministrit, ish-kryetari i KLD-së dhe ish-nënkryetari, janë personat me përgjegjësi direkte, që i kanë bërë presion gjykatësit për moszbardhjen e vendimit që liroi nga burgu vrasësit e kryekomisarit, si dhe kanë punësuar në KLD njërin nga personat e përfshirë. 

Nga ana tjetër ish-presidenti Bamir Topi hodhi poshtë akuzat e kryeministrit Berisha dhe sqaroi çështjen e emërimeve në gjyqësor duke u distancuar prej akuzave. “Lidhur me emërimet në gjyqësor: Baltë e shpifje pafund, me shpresën se duke bërë kështu diçka do të mbetet. Çdo procedurë e KLD-së në emërimin e transferimin e gjyqtarëve është bërë edhe me votën e ministrave të tij dhe me votim të fshehtë të 15 anëtarëve të KLD-së, ku presidenti ka vetëm një votë”, – tha Topi. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 19 September 2012 16:14

Tiranë – Kryeministri Sali Berisha propozoi sot, gjatë mbledhjes së qeverisë, që të dërgohet në Kuvend për miratim ligji që të përcaktojë dënim përjetë ndaj çdo atentatori apo vrasësi të efektivave të policisë.

Duke iu referuar ngjarjes së vrasjes së Kryekomisarit Adem Tahiraj në krye të detyrës, Kryeministri theksoi se, “ky ndryshim është i domosdoshëm dhe besoj dhe shpresoj se opozita do ta votojë atë”.

“Të ngresh dorë kundër dhe të ekzekutosh një njeri që po kontrollon, që po bën detyrën, meriton ndëshkimin më maksimal. Ne nuk kemi ndëshkim kapital, por kemi ndëshkim përjetë. Ky nen duhet të dërgohet sa më parë në Kuvend dhe kjo është dhe mbështetja e madhe që policia e shtetit meriton”, tha Berisha.

Kryeministri gjithashtu përsëriti akuzën e tij ndaj ish-Presidentit Bamir Topi dhe ish-kreut të KLD-së Kreshnik Spahiu. “Vrasësi i komisarit rezulton se ishte liruar me kërkesë të Kreshnikut të KLD-së, të Topit dhe faqeziut të tij. Pse e liroi? I duhej për të mbajtur banditët. Ndaj dhe vinin gjykatësit në presion, ose i shpërblenin me emërime.

Kam besim të plotë tek drejtësia, ndiqeni këtë rast, mos u përbaltni, prokurori ka qëndruar, ka treguar ndërgjegje personale dhe nuk ka kërkuar eskortë, ka patur ligjin si mburojë, por hanxharët e KLD-së urdhëruan moszbardhjen e vendimit. Janë tre fëmijë që humbën babain e tyre, efektivat komisarin më të ndeshëm, më të vendosur, sepse bajlozët e krimit në pushtet duhet të rekrutonin veasësin. Por unë ju them se beteja me krimin është e pashmangshme”, tha Kryeministri Berisha.

E dyta ka të bëjë me ndryshimin e nenit që penalizon hakmarrjen dhe gjakmarrjen si krim që duhet dënuar vetëm me burgim të përjetshëm. Aktualisht, Kodi Penal, i ndryshuar ne vitin 2007 me nismen e shoqerise civile, e perfaqesuar nga Forumi per Mendimin e Lire, parashikon denim alternativ jo me pak se 20 vjet burg ose burgim te perjeteshem, si dhe 3 milionë lekë gjobë.

Por duke u nisur edhe nga vrasja per gjakmarrje e nje adoleshenteje ne Dukagjin, pak jave me parë, Kryeministri Berisha kerkoi penalizim maksimal dhe taksativ per krimin e hakmarrjes dhe gjakmarrjes.

“Vrasja per hakmarrje duhet te marre ndeshkimin maksimal. Prita qe vrau vajzen ne Dukagjin ishte prite ndaj nje shoqerie te lire. Une besoj se edhe ne kete rast, si vend na takon te kemi nje denim me te vecante se te tjeret.  Shpresoj qe edhe opozita ta pranoje dhe ta votoje. Nuk shkohet perpara me kete trashegimi thellesisht negative”, tha Berisha.

Por ka edhe nje aspekt tjeter, qe, megjithese ligji ekziston dhe eshte i rrepte, nuk duket se zbatohet nga organet pergjegjese. Kanosja per hakmarrje dhe gjakmarrje ose nxitja e ketyre veprave penale denohet me burgim, por, deri tani, megjithese ligji eshte ashpersuar, nuk ka asnje statististike per zbatimin e tij, edhe pse nje studim i Forumit per Mendimin e Lire ka faktuar se, kryesisht ne rrethin e Shkodrës, janë te ngujuar me dhjetëra familje per shkak te frikes nga gjakmarrja. (LajmeShqip.com)

12