Lajme Shqip Tuesday, 10 December 2013 22:39

Prishtinë- Pas deklaratave të veprimtarit Adem Demaçi se ish-presidenti Ibrahim Rugova nuk ka qenë hero dhe nuk ka vdekur për kombin, ka reaguar akademik Mark Krasniqi.

 

Krasniqi, i cili sot ishte temë gjithashtu për shkak të varrit që ia ka caktuar vetës se ku do te jetë ai, (Për më tepër shiko lajmin: https://www.lajmeshqip.com/kombetare/ti-besh-varrin-vetes ) madje edhe ka shkruar emrin dhe datën e lindjes në të, ka hedhur kritika ndaj deklaratës së Demacit për Rugovën. 

Ai ka thënë se Demaçi nuk mund të krahasohet asnjëherë me Rugovën, që sipas tij, me qasjen e tij paqësore ka shpëtuar popullin e Kosovës duke sjellur edhe intervenimin e NATO-s.

Në një intervistë, realizuar nga televizoni Rrokum, akademik Mark Krasniqi, ka thënë se Demaçi do bënte mirë të vdiste menjëherë kur ka dalur nga burgu.

“Adem Demaçi do të bënte mirë për vetveten sikur të vdiste atë ditë kur është dalë prej burgut se tash është njeri tjetër se çka kem mendu na sa ka qenë në burg…” ka thënë Krasniqi.

 

VIDEO: http://www.youtube.com/watch?v=Aj6FRlF4Xk8

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 10 December 2013 16:06

Prishtinë- Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi ka thënë se ish-presidenti Ibrahim Rugova nuk ishte hero dhe nuk ka vdekur për kombin.

Ai tha se Rugova nuk pati fuqi asnjëherë të nderojë heronjtë në Prekaz. Demaçi tha se asgjë nuk i ka bërë Rugova dhe nuk ka asgjë personale, por është i prirë ta thotë të vërtetën.

Demaçi tha se Rugova e la popullin e vet në Kosovë, shkoi në Itali, pastaj edhe në Serbi u bëri apel që të ndalet lufta, dhe sipas Demaçit këtij nuk i thonë hero, raporton KosovaPress.

Ai këto komente i bëri me rastin 10 dhjetorit të ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ku foli edhe për Nelson Mandelen, të cilin e cilësoi si hero të njerëzimit. 

 
Lajme Shqip Thursday, 24 October 2013 14:55

Prishtinë- Amerika e ka autorizuar Ankaranë që të merret me shtetet e shqiptarëve në Ballkan. Kështu shprehet Adem Demaçi duke komentuar vizitën e fundit në Kosovë të kryeministrit turk Recep TayyipErdogan

“Këto metafora që përdorë z.Erdogan “Kosova është Turqi” i bën për të treguar afërsinë. Ne jemi shteti i vogël, i ri dhe që kemi nevojë për një mbrojtje. Nuk ka mundësi që Amerika të merret gjithmonë me ne.Amerika i ka autorizuar turqitqë të kujdesen për Shtetin e Kosovës”, ka thënë Demaçi, për Gazetën Express.
Autori i libri “Gjarpërinjtë e gjakut” thotë se askush s’duhet të ketë frikë ngaturqit se mund të riokupojnë tokën e shqiptarëve. “Merreni pak ma me sabër këtë dashuri të madhe që po e shpreh Turqia ndaj nesh, merreni pak me kallajllëk dhe me javash. Ne nuk kemi frikë se Turqia mund të na okupoj ose riokupoj”, ka thënë ai.Sipas tij, miqësia me Turqinë ndikon drejtpërdrejtë te Serbia dhe Greqia të kenë kujdes me dy shtetet e shqiptarëve.

“Ju e dini, ushtrinë e Shqipërisë e furnizojnë me armë dhe e ushtrojnë turqit. Qiellin e Kosovës e mbron aviacioni turk. Ne jemi të rrethuar nga shtete të cilat gjithmonë kanë lakmuar që të na shkëpusin ndonjë copë. Sot Turqia po vihet në mbrojtje tonë. Këtë e din edhe Turqia, edhe Greqia, edhe Serbia, e dinë edhe të tjetër. Kështu që ne kemi nevojë për një miqësi shumë të ngushtë me Turqinë”, ka shtuar ai.

Kryeministri i Turqisë Erdogan ka qëndruar të mërkurën në Aeroportin e Prishtinës ku ka bërë përurimin e Terminalit të ri, i ndërtuar nga një kompani turke.

 
Lajme Shqip Monday, 27 May 2013 15:52

Qeveria dhe institucionet e vendit, besojnë në drejtësinë dhe pafajësinë e komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së, deklaroi sot kryeministri i Kosoves Hashim Thaçi.

“Ne kemi prezantuar qëndrimin e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve. Ne besojmë në drejtësinë por dhe në pafajësinë e komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së”, tha ai.

Ndërkaq sot në sheshin Nënë Tereza mijëra qytetarë protestuan për lirimin e tyre dhe kërkuan rishqyrtimin e mandatit të EULEX-it.