Lajme Shqip Saturday, 31 August 2013 12:45

Ndonëse ende po shijon suksesin e këngës së fundit “S’je i pari”, për të cilën thotë që është shumë e kënaqur, këngëtarja Adelina Tahiri i është përveshur punës për të sjellë edhe risi tjera. Ajo ka bërë të ditur për Tribuna se tashmë e ka përfunduar këngën më të re dhe klipin i cili do t’i hapë rrugë drejt tregut evropian. “Incizimi i këngës dhe xhirimi i klipit kanë përfunduar.

 Gjithçka është gati, vetëm pritet të lansohet këto ditë. Është një këngë në gjuhën angleze dhe ajo titullohet ‘Hot on fire’. Kënga është punuar në Angli me dy DJ. shumë të njohur, kështu që po shpresoj që mbase mund të kem fat të depërtoj pak edhe jashtë trojeve tona”, ka thënë fillimisht këngëtarja, shkruan ina.

 Edhe pse nuk ka dashur të japë detaje tjera rreth projektit të ri, ajo ka shtuar se është një projekt shumë më ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. “Kënga është shumë e mirë edhe klipi është shumë më ndryshe. Xhirimet janë bërë në Maqedoni nga një produksion anglez, mirëpo nuk kisha dashur të zbulojë më shumë detaje, sepse pastaj nuk do të jetë më interesant. Le të mbetet befasi për publikun”, ka vazhduar tutje këngëtarja shkupjane.

 
Lajme Shqip Thursday, 22 August 2013 23:21

Këngëtarja Adelina Tahiri  ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi me bikini në plazh duke shfaqur edhe njëherë linjat e përsosura të trupit.

Këngëtarja nga Maqedonia njejtë si të tjerat nuk heziton të ekspozojë trupin e saj gjatë stinës së verës që është bërë trend nga këngëtarët e estradës.

Këngëtarja nga Shkupi e lindur më 1992 morri famë prej prezantimit në festivalin “Top Fest 5” ku u prezantua me kengen e saj te titulluar “Me Trego” kenge e cila u kthye ne nje hit te atij viti.

Nje vit me pas Adelina do te ishte perseri pjesemarrese po ne te njejtin shoë “Top Fest 6″ dhe performoi kengen me te re te saj te titulluar “Enderr e Vjeter”.

 
Lajme Shqip Thursday, 15 August 2013 10:28

Pre e huliganëve grekë, të cilët sulmojnë makinat me targa të Maqedonisë, ka rënë edhe këngëtarja shqiptare nga Shkupi Adelina Tahiri.

Siç pohojnë mediat maqedonase, makina e tipit Passat, pronë e Adelina Tahirit, është ngjyrosur me ngjyrë të kuqe, dhe i është gërvishtur shkrimi MK në targat e saj, raportojne mediat.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin Nea Vrasta të Greqisë. Përveç Adelina Tahirit këtë verë rreth 50 makina të maqedonasve kanë rënë pre e sulmeve të huliganëve grekë.