Lajme Shqip Tuesday, 06 September 2011 13:27

Mund të duket e çuditshme që një këngëtare kaq profesioniste të ketë kaq shumë emocione përpara se të ngjitet në skenë.

Për revistën “Vogue” ajo rrëfen se përzierja e stomakut të saj përpara këtyre evenimenteve tashmë është kthyer si një ritual për të.

“Gjithnjë vjell përpara se të ngjitem në skenë. Por asnjëherë në skenë! Më shkojnë shtatë nga çfarë do eventi.”

Nuk është hera e parë që Adele rrëfen mendimet dhe ndjenjat e saj me kaq sportivitet… Duke marrë parasysh moshën e saj 23 vjeçare dhe paraqitjen e saj memoriale që presin të gjithë, normalisht që ajo do të ndihet nën ankth. Gjithësesi, sa më shumë stres ka, aq më shumë e shijon koncertin, ka thënë ajo. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 03 September 2011 18:12

Nuk ka as më të voglin dyshim që Adele po të ishte spiune, do të ishte plotësisht e paaftë!
Këngëtarja ka nxjerrë sheshit një top-sekret, atë që është duke regjistruar kolonën zanore të filmit të ri Bond.

E pyetur në spektaklin e Jonathan Ross Show në lidhje me projektin e saj më të madh, asaj i ka rrëshkitur goja dhe ka treguar diçka që nuk duhej ta thoshte. Ajo ka treguar se do t’i kthehet sërish studios së regjistrimit në nëntor dhe, madje, ky ishte një projekt i përshpejtuar.

“Epo, në fakt do të jetë një kolonë zanore… Wow, më duket se fola shumë!” Dhe një i ftuar në studio pyeti “Kolonë zanore?” dhe tregoi me gisht shenjën e James Bond Music.

Adele e turpëruar dhe e vënë në siklet ka thënë: “Është thjeshtë jë koncept, një këngë…”
Kjo do të thotë që projekti për një James Bond të ri është rrugës. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Thursday, 01 September 2011 16:59

Adele është duke organizuar turin e saj të ardhshëm vetë. Ajo ka shkruar në profilin e saj të rrjetit social “Blog”:

“Jam duke planifikuar një skenar fotografish me të miat dhe tuajat. Më dërgoni foto argëtuese që keni bërë gjatë koncerteve të mia, me detaje të datës dhe vendit. M’i dërgoni se ju sigurojë që do shikoni veten tuaj në ekranin e madh. Fotografitë m’i dërgoni në AdeleOnTour@gmail.com

Nëse ka ndonjë nga shqiptarët që ka qënë në koncertin e saj, dërgojeni edhe ju, pse jo? (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 15 August 2011 21:55

Këngëtarja e famshme britanike, Adele, është në majat e thyerjeve të rekordeve me albumin e saj “21”. Ajo renditet numri 1 në 18 vende të ndryshme të botës.

Këngëtarja e hitit “Someone Like You” ka deklaruar se megjithëse është beqare e ka edhe ajo një fiksim. Dhe fiksimi i saj është ylli Zach Galifianakis i filmit “The Hangover”.

Adele e cila njihet shumë për humorin e saj, thotë se ilaci më i mirë i zemrës për të, është dikush që e bën për të qeshur dhe paraqitja fizike për të nuk ka fare rëndësi. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 29 July 2011 15:42

Kёngёtarja e famshme angleze ёshtё personi qё vazhdimisht thyen rekorde. Rekordi i fundit qё ka thyer ka qenё me albumin e saj ‘21’; albumi nr.1, qё qёndron nё majat e klasifikimeve kaq gjatё, i vetmi nё 40 vitet e fundit tё muzikёs.

Kjo ёshtё java e 18 qё ajo qёndron nё majat e klasifikimeve.

Albumi i saj “21” ёshtё çertifikuar tri herё me çmimin ‘Platinium’ pёr shitjen e mё shumё se tre milion kopjeve.

Nё mё shumё se gjysёm shekulli vetёm tetё albume mbahen pёr arritjen e majave tё klasifikimeve pёr njё kohё tё gjatё. Ndёr to kujtojmё “The Beatles” qё kanё qenё Nr.1 me katёr albume, Elvis Prestley me njё album dhe Simon And Garfunkel, ku ky i fundit ka ndenjur i pari pёr 41 javё, mё 1971. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 12:16

Beyonce, e cila ndodhet në Angli për promovimin e albumit të saj të katërt, ka patur përkrahje, si gjithnjë, bashkëshortin e saj Jay-Z.

Ai është ndër producentët më të fuqishëm dhe kësaj here qëllimi i vizitës së tij nuk ka qënë vetëm për të shoqëruar Beyonce. Ai është parë të drekojë me këngëtaren e madhe angleze, Adele.

Është mësuar se ai i ka ofruar asaj bashkëpunim dhe për këtë arsye ato kanë shkëmbyer këshilla me njëri-tjetrin. Të dy janë parë duke diskutuar shtruar dhe duke qeshur, ka raportuar tabloidi “The Sun”.

Pritet që shumë shpejtë të jetë një bashkëpunim midis tyre, që nuk do mend të kuptohet se ka për të qënë i mrekullueshëm, pasi që të dy janë personazhe potencialisht të fortë në art. (Lajmeshqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 16 June 2011 15:40

Kantautorja britanike 21-vjeçare Adele, i ka zёnё sёrish vendin Gagas qё prej dy javёsh kishte pushtuar vendin e parё tё klasifikimit botёror pёr 100 albumet mё tё mira.

Pёrpara dy javёsh Gaga publikoi nё profilin e saj shitjet qё kishte patur albumi i saj ‘Born This Way’ duke arritur shifrёn rekord tё vendosur qё nё vitin 2005. Por javёn e fundit shitjet pёr tё kanё rёnё nё 84%.

Ndёrkohё Adele qё ёshtё shembull i tё qёnit hit nё mёnyrё konstante nё kёtё paradё, ka patur njё shitje tё albumit tё saj ‘21’ me rreth 114 mijё kopje pёrgjatё 15 javёve tё fundit.

Adele prej 10 javёsh ka qёndruar numri 1 i kёsaj parade duke ju afruar paradёs mё tё gjatё tё historisё, George Michael qё me albumin e tij ‘Faith’ qёndroi numri 1 nё klasifikim pёr 12 javё rresht nё vitin 1988.

Hiti i fundit i Adeles ёshtё ‘Rolling In The Deep’. Vёrtetё e bukur!

 
Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 15:38

Angli – Sipas njё sondazhi tё bёrё kёngёtarja Adele ka qёndruar nё majat e hit-paradave pёr 16 javё rresht me albumin e saj ‘21’.

Pavarёsisht karrierёs sё shkurtёr tё saj ajo ka mundur edhe shifrat e industrive mё tё qёndrueshme, si Simon Cowell, Jay-Z dhe Damon Albarn.

Lista e sondazhit konsistonte nё industrinё e personazheve (kёngёtarёve) dhe ekipit mbrapa suksesit tё artistёve. Adele ka qёnё mё e votuara duke qёnё numri 1 nё 15 shtete dhe duke shitur gjashtё milion kopje tё albumit tё saj ‘21’ nё njё kohё kur shitjet e albumeve kanё pёsuar rёnie.

Richard Russell ka thёnё pёr Adelen: “ I gjithё mesazhi i saj ёshtё vetёm muzika. Nuk ka efekte zbukurimi apo joshje seksualiteti, qё shumё kёngёtare sot e pёrdorin pёr tё fituar famёn.”