Lajme Shqip Monday, 13 February 2012 15:45

Ndarja e çmimeve Grammy në Staples Center të Los Angeles filloi me një homazh për Whitney Houston, këngëtaren 48-vjeçare që u gjet e vdekur të premten në një hotel të Beverly Hills.

Adele ishte këngëtarja që triumfoi në mbrëmje duke fituar 6 çmime Grammy, mes të cilëve atë për këngën, singëllin dhe albumin e vitit me ‘Rolling in the Deep’, këngë që është pjesë e albumit ‘21’.

Këngëtarja britanike ka falenderuar mjekët që e operuan në kordat vokale duke i bërë të mundur ngjitjen sërish në skenë. Mbrëmjen e djeshme u pa qartë se mjekët kanë bërë një punë të shkëlqyer: zëri i Adele është rikthyer.

Në kategorinë “rock” dominon grupi Foo Fighters që me këngën e tyre ‘Walk’ marrin pesë çmime.

Fitues të tjerë (mbi 75 kategori për të cilët u ndanë çmime) ishin edhe Kanye West dhe Jay-Z në kategorinë “rap”; Lady Antebellum për albumin më të mirë “country” me ‘Own the Night’; Taylor Swift për këngën e saj ‘Mean’; Bon Iver si artisti i ri më i mirë.

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve Grammy u pasurua edhe nga performancat e artistëve si Paul McCartney, Rihanna, Chris Brown dhe Kelly Clarkson. (TCH)

 
Lajme Shqip Wednesday, 18 January 2012 16:30

Ajo është një nga këngëtaret më potenciale angleze dhe njihet shumë për ironinë dhe sarkazmën e saj. Me përgjigjjet e saja ka qenë gjithnjë aq e drejtpërdrejtë, sa ndonjëherë i ka vënë në siklet edhe vetë gazetarët!

E përfolur prej disa ditësh se po frekuentohet me një burrë të martuar, duket se kjo gjë e ka ngacmuar tej mase, aq sa ajo të flasë për herë të parë publikisht për jetën e saj private.

“Kjo është hera e parë dhe do të jetë e fundit që unë komentoj mbi lidhjen time me Simon. Krejtësisht ndryshe nga lajmet që po përhapin gazetat me titujt e tyre kryesorë, Simon është një djalë i divorcuar prej 4 vitesh. Këto janë faktet. Shihemi bashkë në muajin Shkurt,” ka shkruar ajo në profilin e saj social.

Simon Konecki, 36, është bosi i ‘Drop4Drop’ dhe ka qenë i martuar me modelen Clary Fisher në 2004-ën, nga e cila ka edhe një vajzë 5 vjeçare.

Të fotografuar të dy sëbashku duke u puthur gjatë një fundjave në Florida, i ka ndezur thashethemexhinjtë duke e akuzuar atë për një marrëdhënie me një burrë të martuar. Por e vërteta qëndron ndryshe, dhe për këtë Adele nuk ka patur as më të voglin ngurrim për ta përgënjeshtruar.

Pas një historie dashurie të dështuar, që e bëri të kompozojë një nga këngët më të famshme të repertorit të saj ‘Someone like you’, urojmë që kësaj here Adele të mos dalë e zhgënjyer. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 14:15

Të mërkurën Adele ka dalë për herë të parë nga shtëpia që mbas operacionit të fytit të saj.

23-vjeçarja jo vetëm që dukej e relaksuar, por dukej edhe e dobësuar!

Këngëtarja që nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë e saj për ushqimin, kësaj here kishte humbur peshë, por me siguri jo nga dieta por nga situata delikate pas operimit.

Pritet që ajo të marri veten plotësisht mbas kësaj ndërhyrjeje. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Friday, 02 December 2011 13:00

Këngëtarja britanike Adele ka dhënë një intervistë për revistën Max dhe ka treguar se ushqimi është një nga gjërat e saj të preferuara dhe se nuk ka ndërmend që të shkoj në palestër për t’u dobësuar.

“Mua më pëlqen të ha dhe të pi gjëra të shijshme. Dietën as që e çoj nëpër mënd! Unë nuk kam nevojë të dobësohem për të dalë në kopertinën e parë të një reviste. Mua më nxjerrin gjithsesi në faqe të parë. Do të më kishte pëlqyer të shikoja gjoksin dhe prapanicën e Lady Gagës dhe Katy Perryt zbuluar, por jo, për veten time nuk do e kisha bërë asnjëherë! Muzika ime është ndryshe prej shumë të tjerëve. Ajo është muzikë që duhet dëgjuar dhe jo parë,” ka thënë Adele.

Ajo është 23 vjeçe dhe ka shitur 10 milion kopje të albumit të saj nëpër botë, si dhe ka fituar dy çmime Grammy. Kënga e saj “Someone Like You” u bë një hit botëror ende pa dalë albumi në shitje dhe realisht çdo gjë që Adelen e kanë bërë të famshme janë këngët që ajo i ka kënduar nga shpirti. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 09:50

Këngëtarja britanike Adele përpara pak ditësh i është nënshtruar një operacioni në fyt.

Doktori i këngëtares është i njëjti që operoi liderin e Aerosmith, Steven Tyler. Sipas tij Adele do të rikuperohet shumë shpejt.

Ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje mikrokirurgjikale me lazer në kordat zanore. Operimi është bërë në spitalin e Bostonit “Voice Center”.

Përpara se t’i nënshtrohej kësaj ndërhyrjeje ajo ishte e detyruar t’i anulonte të gjitha koncertet e planifikuara deri në fund të vitit.

Thuhet se Adele është mjaft e trishtuar dhe e frikësuar se mos humbet zërin e saj. Një i afërm i saj ka treguar se ajo është shndërruar këto ditë në një njeri shumë pak social. Nuk del, rri vetëm, çohet nga krevati vonë dhe ha ushqim të pa kontroll, aq sa ka shtuar edhe disa kilogramë të tjerë. Shikon gjatë gjithë kohës televizor dhe dvd, dhe kur rastis që ndonjë kanal transmeton ndonjë klip të saj, ajo e fik menjëherë televizorin. Urojmë që periudha e stresit t’i kaloj sa më shpejt dhe ajo të rikthehet me potencialin e zërit të plotë si në fillim, ashtu siç bëri edhe Steven Tyler. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Thursday, 03 November 2011 12:13

Megjithëse vitet kanë kaluar, zemra e saj nuk heq dorë nga djali që e frymëzoi të shkruante këngë të mrekullueshme.
Adele, këngëtarja që ka pushtuar majat e klasifikimeve muzikore, ka rrëfyer se do bënte gjithçka që të rifitonte të dashurin që e frymëzoi për albumin e saj ‘21’, album i cili theu rekord të shitjeve.

Këngëtarja zemërthyer, që për momentin po përballet me vështirësi të kordave të saj zanore, ka rrëfyer:
“Është diçka e hidhur sepse unë nuk do të hiqja dorë nga ky sukses për asgjë në botë, por në të njëjtën kohë do të kisha bërë gjithçka që të isha me të. Është e vërtetë, e ndjej mungesën e tij. E kam të vështirë kur i këndoj këto këngë, pasi më kujtojnë se sa mrekullisht mirë ishim bashkë kur ishim mirë, por edhe se sa keq ishim kur gjërat po përkeqësoheshin.”

Fituesja e çmimeve Grammy, Adele 23 vjeçare, ka thënë se të kënduarit e këngës “Someone Like You” i sjell kujtime të dhimbshme nga ish i dashuri i saj anonim.
Për revistën amerikane “US” ajo ka thënë: “Edhe tani, që kanë kaluar kaq vjet, emocionohem kur e këndoj. Ajo ka qenë kënga më e sinqertë që kam shkruar.”

Para pak kohësh ajo ka dhënë një intervistë duke thënë se atij i ishte mirënjohëse, pasi ai kishte qenë frymëzimi i këtij albumi që asaj i dha këtë sukses. “Në qoftë se nuk do të kishte qenë ai, unë nuk do të isha sot këtu ku jam. Kjo gjë është falë tij dhe unë shpresoj që ai ta ketë falur veten për çfarë ka kaluar, pasi unë e kam falur atë,” ka thënë ajo. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 29 October 2011 12:13

E rrënuar nga problemet me fytin, këngëtarja britanike e vlerësuar me disa çmime Platinium për këngën britanike soul, 23 vjeçarja do t’i nënshtrohet sëshpjeti një ndërhyrjeje kirurgjikale. Kjo gjë do të thotë se të gjithë planifikimet për koncertet e saj do të braktisen.

“Me keqardhje të thellë ju njoftojmë se Adele ka qenë e detyruar të anulojë datat e mbetura për koncerte gjatë këtij viti,” thotë njoftimi i publikuar të premten në faqen e saj zyrtare.
“Ajo do t’i nënshtrohet një operacioni për të zbutur problemet e saj me fytin, me qëllim për të fituar shërim të plotë. Për pasojë, doktorët e kanë urdhëruar për t’i lënë kordat zanore të pushojnë, me qëllim që të rekuperohet plotësisht përpara se të fillojë planifikimin për punën e saj.”

Kohët e fundit, këngëtarja e hitit “Someone Like You” pati marr ultimatum nga doktorët për ta lënë zërin e saj të pushojë për shkak të problemeve me laringitin, por kordat e saj vokale nuk kanë arritur të shërohen. Kështu që koha e shërimit për Adelen po zgjat shumë më shumë nga çfarë ishte menduar.

Shpresojmë që Adele të shërohet së shpejti dhe të jetë në gjëndje për të kënduar më 12 shkurt, ditën e ndarjes së çmimeve Grammy Awards, ku pritet që ajo të dominojë me albumin e saj ‘21’. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 10 October 2011 15:42

Angli – Dhurata më e çmuar që Zoti i ka falur Adeles, ka pësuar disa dëmtime për shkak se ajo dërdëllis shumë.

Ky ka qënë një konstatim i bërë nga mjekët, të cilët e kanë këshilluar atë të mos  flasë aq shumë dhe t’i lërë kordat e saj zanore të pushojnë.

Duke qënë konsumuese e madhe e duhanit, ajo është habitur që një nga faktorët kryesorë për shkaktimin e laringitisit ishte pikërisht ‘dërdëllisja’ e saj dhe jo duhani.

“Nuk është duhani arsyeja e pezmatimit të fytit, por e folura ime! Mbi skenë unë jam mirë, përderisa edhe teknikisht jam shumë mirë, por kur unë flas e dëmtoj atë akoma edhe më shumë.

Tashmë më duhet të heq dorë edhe nga duhani. Në qoftë se nuk do të kisha qënë një këngëtare do ta kisha pirë 25 orë në ditë. Duhani është gjëja ime më e preferuar në botë, dhe unë jam e detyruar të heq dorë prej saj. Dhe po tregohem mjaft e sertë me veten. Do të heq dorë prej saj… pa çamçakëza apo hipnoza.” (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 05 October 2011 11:37

Këngëtarja britanike është detyruar të anulojë turin e saj të koncerteve në Amerikë për shkak të hemoragjisë që ka pësuar në kordat e saj vokale. Këtë lajm e ka dhënë dje studioja “Columbia Records”. Turi i saj prej 10 koncertesh nëpër Atlantic City, New Jersey dhe Texas u anulluan për herë të dytë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Të kënduarit, teorikisht është jeta ime, është hobi im, dashuria ime, liria ime dhe vetë puna ime. Nuk kam absolutisht asnjë zgjidhje përveçse të rikuperoj zërin tim plotësisht dhe në mënyrë të shëndetshme, sepse në të kundërt do të rrezikoja të dëmtoja zërin tim për të gjithë jetën. Kur të rikthehem do ta shpërthej skenën. Ju kërkoj vërtetë ndjesë nga zemra, sinqerisht!”

Këngëtarja e famshme shpreson që fansat e saj ta kuptojnë vërtetë, pavarësisht se nuk është hera e parë që i ndodh.

“E di shumë mirë që jeni zhgënjyer, se jo vetëm që do s’do jeni në show, por keni parapaguar biletat e avionit  për të ardhur pranë meje, si dhe biletat e hotelit… Por ju lutem të keni besim tek unë, pasi kjo është e vetmja gjë që mund të bëj për të siguruar që mund të këndoj gjithmonë dhe të jap më të mirën për juve nga aftësitë e mia!”

Turi i mëparshëm ishte planifikuar në qershor, por ai u anulluar për shkak të laringitit të saj. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Friday, 23 September 2011 14:26

Për herë të parë, Adele flet për njeriun që i dedikoi këngën gjigande “Someone Like You”… Këngëtarja britanike 23-vjeçare Adele Adkins ka rilidhur një shoqëri të vjetër; një shoqëri me ish të dashurin e saj, i cili e frymëzoi për disa këngë të cilat thyen rekorde në mbarë botën me albumin e saj “21”.

Fituesja e çmimit Grammy ka thënë për gazetën britanike “The Independent”:

“Ne jemi bërë sërish shokë. E di shumë mirë se çfarë jam duke bërë… Tashmë ka kaluar shumë kohë.

Me gjithçka çfarë ka ndodhur me albumin nëpër botë, është e rëndësishme që ta ndaj këtë gëzim me të, pasi kjo që më ka ndodhur është diçka e mrekullueshme! Ai më ka ndërruar jetën, nuk mund ta mohoj. Albumi më ndihmoi që të merrja veten nga ndarja me të dashurin tim.

Kjo gjë më ka ndihmuar që ta fal dhe unë shpresoj që edhe ai ta ketë falur veten e tij. Nuk jam mëndjemadhe, por për një vajzë të vogël nga Tottenham të shesë 10 milion albume, është diçka vërtetë për t’u krenuar.”

Adele nuk e ka identifikuar asnjëherë njeriun që i theu zemrën aq keq sa ajo shkroi këngë aq shkatërruese, si “Someone Like You”, “Set Fire to the Rain” dhe “Rolling in the Deep”. (LajmeShqip.com)